Ahmetaj: Rritja ekonomike konfirmohet mbi 4%, 4 herë më shumë prej 1% ku e nisëm në 2013

29 Mars 2019, 14:21Ekonomia TEMA
Ahmetaj: Rritja ekonomike konfirmohet mbi 4%, 4 herë më shumë

Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%, katër herë më shumë nga niveli modest prej 1% ku e nisëm në 2013

Në një shënim në facebook, Ahmetaj shprehet se një lajm tjetër i mirë është vazhdimi i rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%.

“Ekonomia që shpërblen! Rritja ekonomike në vitin 2018, konfirmohet mbi 4%. Katër herë më shumë nga niveli modest prej 1% ku e nisëm në 2013!

Konsumi dhe investimet, mbeten gjeneratoret kryesorë të rritjes ekonomike, edhe në reflektim të rritjes së besimit në ekonominë shqiptare, falë reformave që ndërmorëm në vite dhe konsolidimit të duhur fiskal.

Në tremujorin e fundit 2018, ekonomia u rrit me 3.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.57% më shumë se tremujori paraardhës. Kontributin kryesor e kanë dhënë industria, tregtia me pakicë, aktiviteti financiar etj.

Lajmi tjetër i mirë është vazhdimi i rritjes së konsumit final të popullatës, me 2.84% në terma vjetorë dhe investimeve me nje rritje 1.87%.

Sfida është ende aty; ruajtja e ritmit të reformave dhe vazhdimi i konsolidimit fiskal!

#EGjitheVemendjaTekJu”- shprehet Ahmetaj. (TemA)

7 komente në “Ahmetaj: Rritja ekonomike konfirmohet mbi 4%, 4 herë më shumë prej 1% ku e nisëm në 2013”

  1. Albani says:

    Ta q.. kina pragun,reflektoje pra rritjen ekonomike ne rroga,ndihma,pensione,sektore buxhetore.
    Buxhetin e 2019 e rritet me vetem 0.9% nga 2018.
    Mjaft me me propagande more kelyshe kurvash,sepse po na detyroni ti vijme pas atij qe nuk duhet.
    Vote ndeshkuese do te merrni more pjella te shemtuara te demagogjise komuniste.

  2. Albani says:

    Konsumi ka 7 vjet qe bie nga viti ne vit ore te q…. n,ti thua eshte rritur.

  3. On says:

    Po si ka mundesi qe nuk rrisni pagat,Nuk shtohen te ardhurat fiskale,nuk rriten investment…..?na thuaj

  4. Peço says:

    Të habit qëndrimi juaj, zotërinj të temës. Ju vazhdoni ti referoheni këtij individi sikur akoma të jetë ministër. Një mësuesi anglishte, që vetëm për konsiderata politike arriti të bëhej ministër, duket e palogjikshme ti kërkohen mendime për shkencën më të rëndësishme, ku varet fati i njerzëve, asaj ekonomike.

  5. Tani says:

    Keto shifra nuk jane fake por reale. Arben Ahmetaj nuk eshte mashtrues.. Edhe socialistet vete e mirebesojne rritjen e palekundur te ekonomise shqiptare…

  6. Xhep Hajdarsala says:

    A ja kalum Gjermanis a ?
    Se Italin e kem lon ke ura..
    O burra tash.
    T kapim amerikn !

  7. e verteta says:

    Ca rritje ekonomike po flet o mashtrus, ti dhe gjiknuri dolet ministrat me bthq me hajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje