Falimenton kompania e njohur e fluturimeve “low cost”!

28 Mars 2019, 20:15Ekonomia TEMA

Kompania ajrore low-cost “Wow Air” ka shpallur falimentin. Ndalim fluturimesh e një komunikatë e papritur ka krijuar mjaft siklete te pasagjerët që fluturojnë nga apo drejt Islandës.

Kompani ka anuluar fluturimet e parashikuara  dhe 2700 pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë kompani të tjera ajrore për të arritur në destinacionin e tyre.

Falimentimi i kompanisë rrezikon të krijojë probleme edhe për ekonominë e turizmit të Islandës që prej disa vitesh po përjeton një bum të vërtetë falë, po jo vetëm, edhe programeve televizive si Game of Thrones.

Sipas ekonomistëve, falimentimi i kësaj kompanie mund të sjellë një rënie me 16% të turistëve për vitin 2019.

2 komente në “Falimenton kompania e njohur e fluturimeve “low cost”!”

  1. WTF says:

    Irlanda o toç, Game of Thrones filmohet ne Irlande dhe jo ne Islande!

  2. ¿ says:

    Rama shiti nëndetset ushtarake dhe avionët bombardues për hekurishte në mënyrë që t’ja arrinte të mbante Air Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje