Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Pukës.
Koordinatori i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, ka rikonfirmuar kryebashkiakun aktual Gjon Gjonaj si kandidat i PS-së për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen me 30 qershor të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia e Pukës përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kreu i bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj rikandidohet nga Partia Socialiste për të vazhduar projektin për transformimin e metejshëm të Pukës, Gjegjanit, Luf-Qerretit dhe Rrapes. Prezantimi i z.Gjonaj u bë sot në Asamblen e Partisë Socialiste të bashkisë Pukë nga kordinatori politik i qarkut, z.Ditmir Bushati”, shkruhet në njoftimin e bashkisë.(TemA)