Hashim Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për paqen

6 Prill 2019, 12:52Rajoni TEMA
Hashim Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për

Për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dialogu me Serbinë është mundësia e vetme për arritjen e një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.

Duke folur në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, Thaçi u shpreh kundër veprimeve të njëanshme apo kushteve për dialogun, duke përsëritur këtu qëndrimin e tij kundër tarifës ndaj mallrave serbe që mbahet në fuqia nga qeveria e Ramush Haradinajt.

Gjatë ligjëratës së tij në këtë institut, Thaçi ka folur për situatën politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe synimet euro-atlantike të Kosovës.

Sipas një deklarate të Presidencës, zoti Thaçi, nënvizoi se nuk është lehtë kur armiqtë e dikurshëm flasin me njëri tjetrin, por shtoi se dialogu dhe paqja janë zgjidhja e vetme.

Sipas tij, një marrëveshje paqeje, ligjërisht e detyrueshme, është në interes, jo vetëm të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të lëvizur përpara në këtë drejtim, ai bërë thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me rifillimin e dialogut.

4 komente në “Hashim Thaçi: Dialogu me Serbinë mundësia e vetme për paqen”

  1. une says:

    Bisedoni te dashur Shqiptare dhe Zoti ju bekofte! Mjaft me urrejtje dhe lufte! Uluni dhe flisni me njeri tjetrin! Urrejtja nuk eshte keshilltar i mire! Por ne te njejten kohe edukohuni qe te mos urreni!Urrejtja ne vetevete eshte shenje e nivelit te kultures se njeriut! Mundesh qe te mos pelqesh dike per shume arsye, por mos urrej!

  2. Ilir Fieraku says:

    O Hashim turku
    Mire e ke qe duhet dialog
    Por me bisedime sduhet te shkosh i nenshtruar me sjelljen tende inferiore sfiton as edhe nje gje
    As populli kot ste shikon dot me sy
    Dhe kete po e ben per perfitime politike personale
    E para serbet duhet te pranojne fajin dhe kerkojne
    Falje per krimet qe kan kryer ndaj popullit Shqiptar
    Ku eshte hapi i pare drejt zgjidhjes sado e veshtire te jete per vucicin kjo eshte si duhet te Ecin gjerat
    Ata Jane pergjigje s dhe humbes panvarsisht retorikise tyre
    Thaci neqofte se ti e ben per popullin tend kete qe thua drysho qendrim
    Hap syte dhe shiko rreth e rrotull cfare duan populli dhe fol pastaj
    Kerko njerzit e zhdukur nga lufta me bisedimet e tua
    Dhe jo shkembime territoresh Serbia’ sfal toke ashtu si mendon ti pa marr tjeter gje me te mire qe I interesante atij
    Mos u bej naiv
    Tung shoku tung hap syte se do mbetesh me histori si hamza kastrioti

  3. Patrioti says:

    Hashim Thaqi alias Esat Pashe Toptani (patriot serb), se bashku me cincarin Edvin Rama dhe serbofilin Baton Haxhiu jane tradhetaret me te medhenje qe njeh historia e kombit shqipetare.

  4. tironci says:

    Dialogu te mbahet i hapur, por kurrsesi te pranohet teza serbe se “ne na duhet te marrim dicka”, dhe shqiptaret te “humbin” dicka qe ata te mos jene me te “merzitur” me ne. Eshte nje idiotesi grabitqare extreme nje teze e tille, pasi ata kushtezojne nje marredhenie normale me njeri tjetrin vetem nqs “marrin dicka” nga ne. Dhe sikur te kishte ndonje idiot tu jepte atyre cfare kerkojne, ata prape do kerkojme me teper, pa ndaluar, se perndryshe vazhdojne te “merzitur”. E verteta, ajo c’ka ata kane humbur, sic ka thene Haradinaj, eshte humbur me lufte, dhe me lufte vetem fitohet. Mjaft “analiste politike” serbe vazhdojne dhe fryjne per konsum te brendshem tezen deluzionale se fuqia e amerikaneve po “bie” dhe a ruseve po “fuqizohet”, cka eshte fare larg realitetit, dhe se nqs nuk ju nenshtrohemi kushteve te tyre tani, per “shkembime”, nuk do ta kemi mire me pas. Kercenimeve agresive te tilla te ketyre njerezve, qe dikur punonin per MIloshevicin dhe vazhdojne kafsherisht te provokojne genocid mundet tu pergjigjemi vetem me nje menyre: kur ti therrisni mendjes dhe te beheni normale, ejani te flasim. Deri atehere, jete te mbare ne kafazin tuaj, se shqipot nuk harrojne se c’kane hequr ndaj jush. Nuk duhet dialog ne kushte kercenimi dhe provokimi. Ata duhet te tregojne me fakte qe jane te afte te komunikojne dhe te duan paqe. Deri tani nuk kane treguar qe ja vlen te dialogosh me ta. Eshte ne interes te tyre po aq sa tonin te jetojme ne paqe, por nqs ata nuk duan, ne na duhet tu tregojme kufirin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje