Koço Kokëdhima: Basha po tregohet i pasinqertë dhe nuk ka asnjë projekt, ai është me Ramën, jo me popullin

6 Prill 2019, 20:30Politika TEMA

Koço Kokëdhima thotë se opozita nuk ka asnjë projekt për zgjidhjen e krizës.

Sipas Kokëdhimës, lideri i PD-së, edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë.

Ai shprehet se duhet një projekt dhe plan konkret për zgjidhjen e krizës. Për shkak të mungesës së kauzës, Kokëdhima parashikon venitje të protestave të opozitës.

“Ne propozojmë që PD e LSI të shpallin projektin për zgjidhjen e krizës, sepse ata vijojnë të jenë të pasinqertë me popullin.

Vecanërisht PD vijon të jetë e pasinqertë, Lulzim Basha është i pasinqertë, vijon të bëjë të njëjtat hile që ka bërë Sali Berisha dhe Edi Rama.

Lulzim Basha edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë.

Si mund të shkojë populli pas PD, kur edhe në këtë krizë ia ka me hile popullit se nuk ka projekt.

Ai thotë të iki më parë Rama, një kërkesë shumë e drejtë, por duke u nisur nga realiteti politik, kur krijojmë një krizë, mendojmë edhe projektin si do zgjidhet kriza dhe ca do kërkojë kriza.

Nuk zgjidhet kjo krizë nëse nuk kurohen burimet e saj. Populli do ta zgjidhë këtë, nuk mund të zgjidhet nga jashtë.” – tha Kokëdhima për News 24, ndërsa paralajmëroi pasoja akoma më të rënda për vendin nëse Rama e Basha nuk vendosen nën presionin e popullit.

“Ato protestat do të degjenerojnë që të gjitha. Do të degjenerojnë plotësisht, do të veniten se nuk kanë projekt, nuk kanë kauza. Nuk vjen njeri në protestë për hallin e Lulzim Bashës për të marrë pushtetin”. – vijoi më tej Kokodhima.

4 komente në “Koço Kokëdhima: Basha po tregohet i pasinqertë dhe nuk ka asnjë projekt, ai është me Ramën, jo me popullin”

  1. Cuku says:

    Koqo Kokedhjeri ale-at me Lulushin dhe Mona Cizmen
    Shto ketu dhe Kacin e Zi
    Dhe hajde jepi vote Partise Demokratike,

  2. Johani says:

    Kokedhima po e deshmon se eshte kafshe, pasi sali berisha e lul basha arritenvqe ta heqin nga kuvendi kinse kishte perfituar fonde dhe nuk kane gje pa thene per te,sapo e larguan ulen dhe hane bashke dhe sikur ja mbushen mendjen se Rama e largoi e jo ata, quditerisht kokedhima u ba bythlepires i tyre dhe harroi gjithe ato fyerje e sharje,ndishta duke i premtuar post ministri si kreshnik soahise ne qader e kur u mbylle qadra luli filloi ta shaje e ta kercenoi siq beri sali berisha per ta hequr nga zv prokurori,spahiu e kuptoi me ne fund se kush eshte basha se kur do ta kuptoi kokedhima mbetet ta shofim ,por ama se ka per ta paguar shtrejt ska dyshim pasi kete e kane paguar shume te tjere para tij, politike perqaje e sindo me sukses e ka zbatuar dikur baba i bashes millosheviqi e qe po me te njejtin stil po e provon basha.

  3. lym alla says:

    o koço o legen, per ty fatos nano ishte plehre, sali berisha ishte plehre, edi rama ishte plehre, luli gjithashtu, ore gjithe keto plehra me duket se te kan qelbur familjen.

  4. mirel says:

    BRAVO KOCO,,,,se nje personalitet I mire dhe me karakter te forte…////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje