Nga Ardit Rada
Sondazhi më i fundit me publikun shqiptar, i kryer nga kompania italiane IPR Marketing, me porosi të Ora News, ka nxitur debat dhe analizë shifrash në mediat kryesore, por edhe mes politikanëve. Sipas këtij sondazhi të zhvilluar mes 2000 të intervistuarve, rreth 62% e shqiptarëve do të dëshëronin të iknin jashtë vendit nëse do t’iu jepej mundësia.
Në bazë të të dhënave që dalin nga sondazhi, 29.5% e tyre shprehen pozitivisht për punën e kryeministrit Rama, ndërsa 34.7% negativisht. Njëkohësisht, 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjanës dhe 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.
Edhe Lulzim Basha rezulton jo i preferuar për shumicën e shqiptarëve. Janë 49.3% e tyre që e gjykojnë negativisht punën e tij, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.
Monika Kryemadhi është më pak e pëlqyera në bazë të sondazhit. 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive, ndërsa 22.7% janë neutralë, kurse 11.9% thonë se nuk e dinë.
Tani le të vijmë të paradoksi që cituam në titull. Sipas sondazhit, 61.1% e qytetarëve shqiptarë janë kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. 18.7%. e qytetarëve pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë. Pra, nuk patjohen me atë që opozita ka bërë pas 16 shkurtit.
Nga ana tjetër, 51.9% e shqiptarëve janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme. Në favor të tyre janë shprehur 28.9% e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa 19.2 janë shprehur se nuk e dinë.
Por, përtej këtyre indikacioneve shumë të qarta, vjen preferenca për partitë shqiptare dhe këtu paradoksi merr formën e plot. Sipas sondazhit, orientimi i votës më 3 prill 2019, sipas përgjigjeve të 2000 personave të pyetur, tregon se 44 % janë orientuar drejt PS kundrejt PD me 38% dhe LSI 15 %. Socialistët kanë rënë me 4% krahasuar me zgjedhjet e 2017, LSI nuk ka lëvizur në shifra, kurse PD ka fituar plot 10%.
Nëse këto preferenca të fundit do t’i shihnim të shkëputura nga shifrat që sondazhi jep për çeshtjen e mandateve dhe pëlqyeshmërinë e liderëve kryesorë politikë, askush s’do të mund të thoshte diçka. Do të mjaftohej në konstatimin se sondazhi lexon avantazh të opozitës dhe asgjë më tepër.
Por është e vështirë të besohet që 53% e shqiptarëve janë me opozitën, por vetëm 29% e tyre duan zgjedhje të parakohshme. Me një fjalë, janë me Bashën dhe Kryemadhin, por duan të vazhdojë t’i qeverisë Edi Rama.
Gjithashtu, është e vështirë të besohet se ndërkohë që vetëm 18.7% pajtohen me djegien e mandateve, por ama janë në masën 53% me opozitën. Pa folur në anën tjetër për faktin që sipas pëlqyeshmërisë së figurave politike, i bie që megjithëse Basha e Kryemadhi vlerësohen negativisht, kanë gjithsesi 53% të votave në këtë vend. Ndërkohë Rama, megjithëse më i pëlqyeri, sipas sondazhit humbet zgjedhjet.
Paradokset e mësipërme janë të vështira për t’u interpretuar. Nëse opozita sot do të kishte shumicën e popullit me vete, sheshet e saj do të ishin plot jo vetëm një herë në muaj, por përditë.
Nëse 53% e shqiptarëve do të votonin opozitën, do të ishte e pashpjegueshme që ata të preferojnë të vazhdojnë me qeverisjen e PS. Ai që është me opozitën dëshëron zgjedhje që nesër në mengjes, sepse dëshëron të largojë Ramën. Por mesa duket, sipas sondazhit në fjalë, paskemi një popull që pëlqeka njërën palë, por gjithashtu preferoka ta qeverisë pala tjetër…
shqiptaret jane te droguar nuk dine c’fare thone .kane dale nga faza duan dhe 30 vjet te orientohen se nga bie perendimi
Q
O kane tallur b…n,o ky sondazh eshte i parapergatiturpee tu dhene material opozita ne rruge,qe qenkan shumicen.Me keto lloj kontradiktash,eshte She per te qeshur She per te pare.Eshte si puna e atij qe kerkon te genjej,por nuk di.Na mbyten budallet.
Man jan…
Problemi është se gazetarët nuk finë të lexojnë sontazhet.Është e pa mundur që në pikat e tjera të pyetjeve 28% të ishin asnjanës dhe 11% mos të përgjigjen ,kurse për preferencat të jenë 97%.
Se ku i gjetën shifrat 44 % 38% 15% ku në shkrimin e botuar dje nuk ishin.
Pyesni italianin sa leke i kane dhene per te ngushelluar opoziten e mbetur rrugeve…nuk e ha njeri kete kokerr ulliri.
Po me Ora News merreni ju o djem….pirdhni pirdhni se jeni tu u liru. PS para dy javesh ishte 52% te sondazhi italian i Reportit qe kish gjet ne koke rezultatet e 2017. Prandaj Ora News televizion i opozites nxitoi te bente nje tjeter qe te thoshte te kunderten per me mbajt me shprese e mos dekuraju militantet e tyre. Lsi-PD kane marre fund. Edhe militatnet i kan braktis. Luli nje palluqe Mona nje e cmendur,Shehi nje pijanec,Mediu nje vrases Dulja nje filogrek dhe Nardi nje idiot. ?
sipas sontazhit anadollat na del ne shesh shprehja e nuses cfare po degjoj e mumja une e cfare po shikoj e mjera une.
Kompania Italiane eshte serize,por me serioze eshte Sonila Meco ,Artur Zhei dhe Cili……
A ka noi gjo qi nuk osht paradoksale me popllin e lavdishem shqiptar?
kemi nje popull qe e ka zene halli , se ka frike nga” dermani “..!
qja fusni kot, qa interesi ka ora news Te beje sondazh fitues per opoziten, sondazhin e paguan ai qe do. tem perfitoje nga ky lloj sondazhi, qe ne kete rast eshte luli monika, nard noka ejt.
ORE NJEREZ LULUSHI ME MONUQEN PO BLEJN MEDIA TE HUAJA PER ARTIKUJ TE FAVORSHEM SI PRSH. THE INDEPENDENT NEWS PAPER ME LEKET E RUSISE DHE ME ATO MILIARDA EURO TE VJEDHURA POPULLIT SHQIPETARE, E JO ME IPR MARKETING…
KURRE NUK FITON PD-LSI PA KALUAR DHE 6 VITE E GJYSEM.
Ky eshte sondazh I Kadrinjve per Kadrinjte
Thojini asaj kompanise italiane se ne Amerike jane 26 milion italian me te drejte vete.
OK-ej?
I vetmi sondazh i besueshem eshte ai i institutit italian Piepoli. Jo se kjo i vjen per mbare ndokujt, por se beri parashikimet me te sakta per zgjedhjet e viteve 2015 dhe 2017. Asnje analist shqiptar apo institute sondazhi nuk ia ka qelluar ne keto vitet e fundit ne parashikimet e tyre. Perkundrazi. Ky institut italian ne bashkepunim me Report Tv botuan muajin e kaluar sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 53%, ne rritje ne krahasim me 2017-ten, ndersa PD-ja në rang kombëtar nuk lëviz shumë në krahasim me rezultatet e zgjedhjeve 2017, ndërkohë që LSI shënon një rënie të dukshme. 29% deri në 33% e të anketuarve kanë votuar për Partinë Demokratike, kjo forcë politike mori 28.9 % të votave në 2017. LSI mori 9% deri në 11% të votave, nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017. PDIU merr 3% deri në 5 % të votave po aq sa mori në 2017, partitë e tjera marrin 2% deri në 4% të votave, teksa në 2017 morën 3% të votave. Referuar situatës politike, 75% e shqiptarëve janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Keto jane pritshmerite reale per zgjedhjet e qershorit nese opozita merr pjese.
Mendimi im modest.
Sondazh complet i pabesueshëm.
Nuk ka asnje shpjegim mbi menyren e pyetsorit.
Moshen e personave te pyetur.
Gjeografine e shume te tjera.
Edhe dikush me minimumin e inteligjences mund ta kuptoje qe p. sh:
Dikush qe vlereson pozitivisht qeverine, do jape nje vote negative per protesten e opozites, per djeg-jen e mandateve, per performancen e liderit e shume te tjera.
Po keshtu edhe anasjelltas.
Ky ishte nje sondazh thjeshte per scop mediatik pa asnje lloj vlere.
JAN SONDAZHET E ARTUR BYTHES DHE SONILA BEGETI QE TE DY QELBESIRA NJERZ QE NUK KAN AS TURP DHE AS NDER
Zoti gazetar! Nuk kuptoj “llogjikën”e arsyetimit se fakti që 53%e të intervistuarve janë kundër “djegjes” së mandateve, “përkthehet” në votë pro opozitës?!
Unë njoh shumë QYTETARË që janë në krahun e pozitës që thonë: gabim që i “dogjën” mandatet, sepse “lufta” politike bëhet në parlament, dalja tyre pengon INTEGRIMIN,(veç dëmeve ekonomike dhe sociale, me veprimet e dhunshme) pra nuk janë “votues” të opozitës, por votues të INTEGRIMIT.
Por ka dhe nga 18% simpatizantë të pozitës që thonë: “mirë bënë që u larguan sepse e kishin bërë parlamentin part_time si universiteti KRISTAL, veç kësajë shpëtuam nga vulgariteti,dhuna verbale, fjalori me “pullë të kuqe”, që opozita “shkarkonte pa doganë” në ato pak seanca që merrte pjesë, dhe kënaqësi që u largua një pjesë e mirë e pengmarrësve të demokracisë, dhe pronarë partish” … është fakt se sot parlamenti ka hyrë në “rrugën e duhur” aty diskutohet, debatohet…etj, normalisht.. dhe seancat mund ti shohim edhe në prani të familjes. Kjo po është arritje.
Nje sondazh ishte: A doni te ikni po tju jepet mundesia? 63% thane po. Po te ishte pyetja: A ikni ne Amerike po tju jepet mundsia.? 200% po. A ikni ne Egjypt po ju dha mundsia? 100% jo. A ikni ne Angli po ju dha mundsia? 100% po. Ne Kine 1% po.
keta analizuesit ndjekin shembullin e Xhaxhi Stalinit.Gjoja Pyesin Miletin dhe i vendosin vete sipas oreksit te tyre!!!!
Aman kushdo le te qeverise vetem Monika jo, eshte tmerr e kuptoni o popull apo jo.
Edhe italianet e gjermanet po ti pyesesh ne se jane me mire se me pare, do te thone se nuk jemi te kenaqur.
Z.gazetar! Nuk besoj se e ke lexuar mirë sontazh_in.
Ja përse 61,2 % nuk “përkthehet” votë për opozitën për shumë arsye, unë njoh shumë socialistë që thonë:”gabim ” djegia ” mandateve dhe shpjegojnë largimi tyre është jo vetëm “zvarritja” për vijimësinë e reformës në drejtësi, por edhe Integrimin në BE,…
“Djegia” mandateve êshtë gabim thonë socialistët sepse në parlament ato janë ” më pak të dëmshëm, dhe dëmi është më i izoluar” jashtë parlamentit, janë të “paparashikueshëm” dhe të dhunshëm…
Bënë mirë thonë 18.7%, e të intervistuarve, por si mund të jenë këto vetëm demokratë, kur ka të tjerë, edhe socilaistë që thonë shyqyr që u “shporrën” nga parlamenti pengmarrësit e politikës, “pronarët” disa partive përgjegjëse për këto 28 vite, gojë_shthururit, “regjizorët” e fjalorit me “pullë të kuqe”, inspiruesit e dhunës verbale….etj.pra këto arsyetime shpjegojnë pse 51,9 e tyre nuk duan zgjedhje të parakohëshme.
Paradoks është të besosh se opozita ka kauzë, se opozita ja mbështetje?!
Po lerini çfare shohin ne enderr shumica e gazetareve dhe televizioneve “asnjanes” zgjedhjet parlamentare kan kohe edhe dy vjete po ju jepni opinone qe ne zgjedhjet lokale te 30 Qershorit , a do te marrin ndonje bashki Luli me Monen se edhe ata dy sa te fillojne te caktojne kandidatet per kryetar bashkish kan me u prish nder vedi se shume bashki ka me kerku Mona por kane me kerku edhe gjoja aleatet pa elektorat qe as vehten e tyre nuk i voton elektorati tyre por i marrin votat nga P.D ja siç jane Mediu Shehi Noka Duka i krimit etj. ?
* * *
E vertete ! Vetem kur behej fjale per Partite s’kishte te pavendosur. Pra ai qe quhet elektorati gri, qe gjithmone eshte mbi 20%, te mos themi me shume. Dhe automatikisht keta sondazho-kadrinjte ia kane shtuar medemek opozites. Perveç kadri-sondazhit, qe eshte ne vetvete nje kadri-parashikim, keta kane pyetur edhe ndonje kadrie-fallxhore (nga ato te Mones), per te marre vesh se si do te vendoste kjo mase zgjedhore ne çastin e fundit !!!
O ç’na shkrinë damorët e sumës!
ooo
PPP