Nga Spartak Ngjela
Shërbimet amerikane kanë të drejtë: korrupsion i sotëm shqiptar e ka shpresën e mbijetesës së tij te Rusia dhe te Beogradi.
Kjo në fakt është sëmundje e vjetër e të korruptuarëve shqiptare. Janë të shumtë ata që në historinë tonë dyqindvjeçare janë bërë pjesë e fqinjëve pushtues duke shitur interesin kombëtar. E ç’i do emrat! Njëlloj si këta të sotmit kanë qenë.
Po sot nuk janë vetëm krerët e korrupsionit politik që vërtiten nëpër borderotë e Beogradit, Athinës dhe Moskës, se është edhe një pjesë e medias që po paguhet rregullisht nga Moska dhe Athina.
Të gjithë janë të djegur. Korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot. Janë skeduar që të gjithë, dhe kot vijnë vërdallë për të destabilizuar Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të destabilizohet. Pikërisht për këtë duket se vjen në Tiranë këto ditë dhe zëvendës/ndihmës sekretari i Shtetit amerikan.
Sot po dallohet një ndërhyrje me trysni e politikës ruse në Shqipëri. Çështja është se politika ruse, duke përkrahur korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, kërkon që me ta të krijojë qeveritë e veta për të ndaluar instalimin e bazave ushtarake amerikane apo të NATO-s në Shqipëri dhe vetë influencës amerikane në këtë vend. Politika ruse po kërkon në fakt bllokimin e fenomenit të panshqiptarizmit në Ballkanin Perëndimor, fenomen ky që po përkrahet nga politika amerikane si interes parësor i saj në këtë zonë.
Në anën tjetër duhet t’i drejtohemi historisë e të kujtohemi që Rusisë, një Serbi e tillë siç është kjo e sotmja, nuk i vlen fare, nëse do vijë forcimi permanent i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe do shpaloset në lëvizje bota reale shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në fakt pikërisht këtu qëndron konflikti, i cili kuptohet se gjithmonë do të jetë në favor të Shqipërisë dhe të politikës amerikane të forcimit ekonomik dhe ushtarak të Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas burimeve të ndryshme, mendohet se janë tre baza ushtarake që kërkon të instalojë politika amerikane me anë të NATO-s në Shqipëri; dhe deri tani marrëveshja është nënshkruar vetëm për bazën e Kuçovës.
Pikërisht këtu duket se është mbështetur presioni rus, i cili po kërkon që, së pari, të krijojë destabilizimin e Shqipërisë, së dyti, të fitojë pushtetin me kukullat korruptive në Tiranë, dhe, së treti të zhbëjë çështjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ky është në vija të trasha plani rus. Por nuk duhet të harrojmë se pasioni antishqiptar për sllavizimin e territoreve arbërore është në fakt pasion i sëmurë dyshekullor i Perandorisë Ruse.
Sigurisht, na duhet të theksojmë se tensioni primar për të ndërhyrë në Shqipëri me çdo mjet destabilizues krijohet për efekt të bazave ushtarake amerikane në Shqipëri. Por ka dhe një farë alegorie në çështjen e bazës së Kuçovës, se këtu, deri në vitin 1961, ka qenë e instaluar një bazë ruso-sovjetike, kurse vetë Kuçova ka qenë quajtur Qyteti Stalin.
Gjithsesi situata në Shqipëri kërkon që të acarohet me ndihmën e politikës ruse. Por koha prej rreth 40 ditësh, qëkurse deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë nga Parlamenti, tregoi që këta e kanë krejt të pamundur destabilizimin e Shqipërisë. Dhe po ta shohësh me një sy analitik krahasues, konstaton se mënyra sesi kanë dashur të destabilizojnë Shqipërinë është identike me atë që është përdorur në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
Ashtu sikurse po tentojnë sot në Tiranë, me dështim të përsëritur, që të hyjnë me hordhi në Parlamentin shqiptar kur ky është i mbledhur, po kështu vepruan edhe në Shkup, kur hordhitë e Gruevskit hynë në Parlament dhe u përleshën me deputetët dhe me kryetarin e Kuvendit, sepse donin që të ndalonin ngritjen e shqiptarëve në lartësinë e të drejtave të tyre si etni shtetformuese.
Por në Shqipëri kjo është pa dyshim një orvatje e dështuar, sepse sot korrupsioni i lartë shqiptar nuk ka më mbështetje popullore.
E gjithë kjo situatë në një koncept politik të aktualitetit, është në favor të Shqipërisë. Është në favor se, fakti që kundërshtari më i drejtpërdrejt i Perëndimit po tenton të destabilizojë Shqipërinë, kuptohet që e gjithë vëmendja amerikane është e përqëndruar sot te Shqipëria. Dhe kjo është pikërisht arsyeja që korrupsioni i lartë shqiptar nuk mund të ketë më jetë në Shqipëri, madje as edhe në Kosovë.
Për këtë, kryesore është pa diskutim Reforma në Drejtësi. Politika amerikane dhe politika gjermane këtë e kanë sot primare në marrëdhëniet me politikën e lartë shqiptare. Gjuha antikorrupsion dhe për Reformën në Drejtësi që po përdor politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian nuk i jep më mundësi të korruptuarve që të bllokojnë Reformën.
Dalja e deputetëve të opozitës antireformë jashtë Parlamentit, nga politika perëndimore, është parë si sukses për Reformën në Drejtësi dhe aspak si një krizë. Prandaj, për të gjitha ato që thamë, të larguarit nga Parlamenti nuk kanë më asnjë shpresë për të krijuar një atmosferë antireformë.
Mendoj se ky do të jetë edhe qëndrimi i Zëvendës/ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan që vjen të hënën në Tiranë.
Rrofte Amerika, pavarsishte qe Shqipetaret shiten per 2 lek? ndryshe nuk behemi ne duhet te na bejne?
Taku kujdes se po te zuri Berisha ose Rama te fusin ne burg prap ore! Pastaj munde te takon ndonje te dashur te Muc Nanos , the vaj medet per bythen tende,
Keta te opozites e kane shit bythen te rusi, jane bere si langaraqe neper dyert e sekserve, por qe athina te pagoj mediat ketu…..??? futja kot o avokat…
Mos kujto se te gjithe vemendjen e kane te shqiperia, kane edhe ato hallet e veta, plus e dine mire qe shqiperia eshte perhere VK
Z.Spartak, nuk dua te merrem aspak me anen tende te konjukturave personale qe ne disa raste komentues shkruajne. Shkrimi me analizen tende me pelqeu dhe te falenderoj. Sic thote shprehja jane “pika mbi i”.
Keta dallkauke te PD-se fatkeqsisht jane futur ne nje balte nga ku nuk dalin dot.
Ku ja fut kot per zotin nuk meret munimi me u lexu me.
O ka rrjedh ky ro bi o bon zhurmus hutimi per qeverin e Rames.
Zoti e nimofte Shqipnine se demokracia ne ate ven ka maru me te gjitha. Te mushesh venin me kanabis sosht demokraci , te bosh 1 km rruge 24 miljon euro sosht demokraci, te bosh ligj per nji njeri me shem teatrin sosht demokraci. Kto jan diktature e opozita mir boni qe iku se dhe ajo diktatures i sherbeu der ime.
Po,analiza qe ben Avokati eshte e sakte..
Kjo eshte nje gjuhe politiko,_juridike qe kuptohet me mire nga sejcili qe ka nje intelligence normale dhe realisht dashuri per popullin dhe vendin..
Urime Avokat
Dashurie dhe pasion per popullin e vet ka dhe kte ta shof nie dite me mirqenje do ishte mbase deshira e tij e fundit qe do i plotsohej. Kjo tek spartaku shifet
Po i dridhen gjunjet Berishes dhe Bashes,Metes dhe Monikes se po afron dita e gjykimit per krimet qe kane bere.Mire e ka Ngjela,qe reforma ne drejtesi do behet dhe nuk e ndal dot njeri.Pikerisht kjo eshte puna negative e opozites sot,qe te ndalin kete reforme,por e kane gabim,nuk e ndalin dot se ajo po behet me ndihmen e pakursyar te Amerikes dhe Evropes.Ata do shkojne ne Reç te ngohin veze.
Di njeri gje mo ku humbi ju VKM-ja Shqiptare nr 708 ???
Di njeri gje mo çu be me ato Tokat e Himares ???
SKENA: VKM-të e RILINDJES GREKOFONE
PRAPASKENA: TSIPRASI & RAMA
SKENA & PRAPASKENA !!
Ngjela ,ti nuk je idiot,
Ti je maskara qe paguhesh nga Rama per keto bajga qe nxjerr nga goja.
Avokat,e pife kafen e mengjesit?!
Sakte Spartak!
Shume shipetare pretendojne se e njohin politiken, por e luajne keq.Ne spectrin e lojtareve politike te ketyre 150 vjeteve te fundit numurohen me kokra politikanet e sakte,te ditur dhe te ndershem,patriote dhe vetmohues,te qendrushem dhe elastike,te sakrifices dhe vetmohimit,te beses dhe dashurise per mikun dhe shokun.Atehere propabiliteti per te gjetur ne nje qenije te gjitha keto cilesi ,per ne eshte shume me i rralle.Si i behet?Populli i jone thote zgjidh te keqen me te vogel,midis dy qorrave zgjidh ate me nje sy.
.Jepi edhe nje rendesi te madhe edhe kohes zoti Ngjela.Politikanet tane jane aty mese 3 dekada,dhe kane filluar te tregojne crregullime psiqike dhe mendore.Koha i sposton pa e kuptuar horrat ,pore edhe njerzit e mire.Te miret nuke para kujtohen kollaj me kete sistem te degraduar ,pore te keqinjet mbahen mende per te keqen qe i kane bere atije vendi dhe atyre njerzeve te ndershem Ju kujtohet intervista e FLORIRIT NE tv VOAse si kercente perpjete me emrin e popullit.Keta kujtojne seSHqipria eshte prone e tyre.Harrojne qe per ate vende kane dhene jeten shume e shume bashkeatdhetare e shqiptare ne koherat e coptimit te vendit nga fiqite e medha.KRAHASIMET NUKE KANE VENDE .NJERZE QE JAPIN JETEN EDHE PASURINE E TYRE PER TA MBROJTUR ,DHE KETA MASKAREJTE QE PO E GLLABROJNE DITA DITES DHE PO E SHESIN PER INTERESAT E TYRE PERSONALE VENDEVE FQINJE. Politikanet SHqiptare nuke kane per tu bere kurre E u r o p i a n ,pore do te mbeten kriminelet e pengute te vepres se tyre,te politikes se tyre gjete ketyre 30 vjeteve.
Ja pra,te shtena nuk pati.taku hoqi dore nga korupsioni kryeministror.shyqyr,me se fundi po vjen ne binare.ia ka mbledhur shefi trump zv.pres. tak.