Nga Ben Andoni
Parimisht ose të paktën në atë që artikulon kryeministri Edi Rama nga foltorja e Parlamentit dhe kreu i Opozitës Lulzim Basha në rrugën e protestave nuk ka më asnjë fill që i lidh për zgjedhjet e ardhshme të Qershorit. Për ta bërë situatën dhe më të nderë kanë “menduar” radhët e dyta dhe të treta të politikanëve respektivë. Helmi i tyre është më i frikshëm dhe kjo e shton dozën, që derdhin në artikulimet e ndryshme krerët e partive dhe që e kanë futur vendin në një ngërç të frikshëm politiko-socialo-ekonomik.
Ka një problem, që nuk duhet mohuar. Të dy palët politike në mandatin e dytë kanë qasje shumë të lexueshme. Ndërsa pala që është në fuqi i gëzohet pushtetit dhe është e sigurt dhe e qetë në qeverisje; Opozita, ajo, që aspiron pushtetin, dallon prej agresivitetit dhe ngucje për ta kapur me çfarëdo kushti. Pozita dhe Opozita e sotme ndahen jo vetëm në dozën e agresivitetit por dhe përshfaqjet e ideve.
Për fat të keq, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e kanë ngulfatur këtë vend me ndryshimet Kushtetuese që kanë miratuar në vitin 2008 dhe që tashmë zgjedhjet i kanë bërë pronësi të tyre.
Kjo i bën politikanët që të artikulojnë ide të ndryshme jo realë, agresivitet dhe emra të çuditshëm që nuk i shkojnë fare realitetit tonë prej Duçes, Aljendes, por deri edhe te Kadafi etj., sepse në nënvetëdije realisht kanë identifikime me këto personazhe apo synojnë të bëjnë gjëra të tilla.
Me çfarë shikohet: situata në Shqipëri do të keqësohet edhe shumë më tej deri në Qershor, pasi koha deri për Zgjedhjet Lokale po ngushtohet jashtëzakonisht, derisa të dy palët të ulen në negociatat, që me shumë gjasa do të drejtohen si zakonisht prej të huajve. Shqetësimi deri në arritjen e këtij caku është pasoja që po vuajmë të gjithë: keqadministrimi i shtetit dhe më shumë se kaq krimi që ka kapur gjithçka.
Dhe, trishtimi më i madh është se dy partitë kryesore në vend, që e kanë pjellë këtë situatë, nuk menaxhojnë dot edhe mbështetjen e tyre. Militantët që mblidhen si në mitingjet e Bashës por edhe Ramës o do jenë punonjës bashkish o janë pjesëtarë administrate, ndërsa ka humbur vërtetë protesta popullore, ajo që po vuan në kurriz të gjithë peshën e vendit.
Protesta nuk është ende e PD dhe nuk kemi as mendimin e drejtë të PS-së, pasi realisht ata që do të ulen dhe që priten të flasin, janë përfytyrimet që vijnë prej nënvetëdijes së politikanëve: pikërisht Duçja, Aljende, Kadafi, etj.
E ke qare kete analiz o Ben Andoni!Ia ke arritur qellimit qe te perziesh grurin me himet e i perzien aq mire sikur te jeshe bukpjekes profesionist e jo amator,ku mielli qe ke trazuar eshte me R-9,veem per kuaj qe kane zbritur nga malet!Po te mos kishte bere kete manovrim me dashje Rama ne 2008 nuk do te ishim ku jemi sot ,pra tek ndertimi i shtetti e shporrja e legenave qe perdhunuan shqiperine per 25 vite e tash duan ta nxjerrin ne treg si pronare te ligjeshem te saj!Rama po te ishte i nje soji me ta fare thjesht mund te bente rrotacion pushteti me keto plehera qe ti ndoshta i perzien nga mosdija dhe gjithçka shkonte vaj si ne kohen e pianecit Nano!Nuk e di se sa eshte diapazoni yt i te parit gjerave me realitet e objektivitet!Nese je i deshiruar qe Shqiperia , mos te jete pa shtet,pa dinjitet ,i vetshpallur koloni e nen administrimin e disa pseudodiplomateve qe vetem diplomaci nuk kane bere ne kete vend,por vetem se u jane atashuar veprimeve kriminale te Berisheve,Luleve e Meteve duke i bere ata princer te ligjeruar ne vilajetet e tyre!Ndaj ndaje miellin egrurit nga himet e do ta keshe me lehte te besh edhe analizen ku pa pike rezerve je adoleshent ne te shkruar kur quan Duçe(Ramen) qe per nga niveli nuk mund te kete krahasim me çi kane kaluar ketij vendi politikane perveç disa patrioteve e rilindesave te vertete!Nje te vertete ke ne kete shkrim qe Rama duhet te ndergjegjesonte ju rrypat e trasmisionit qe levizni makinen vrastare prej mese 28 vitesh e me pas duhet te çonte ne metalurgjik kete makine qe zorr se e shkrijne furrat e saj!Ndaj lerini recetat o kuzhinier qe dini te beni buke vetem me hime !rimat u vrane ne lufte,te mençurit kane ikur jashte shtetit e budallenjte japin receta per gatim!