Fjalimi i Ditmir Bushatit, një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe

3 Prill 2019, 20:25Blog TEMA

Nga Irena Beqiraj

Nëse në një tavoline të gjithë mendojnë njësoj, asnjë nuk është duke menduar gjatë!!

Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe, një thirrje për ti vendosur gishtin kokës. Asnjëherë nuk është vone.

Shumëkush përciptazi, i zënë ne kurthin e mentalitetin “o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundërvënie karshi Lidershipit. Ne fakt, është një shërbim i bërë me guxim jo vetëm Partisë Socialiste e lidershipit të saj, por Popullit Shqiptar.

Zgjohuni socialistë! Ky vend nuk ka nevojë për shkëmbime batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës por jo prej demokracisë, të cilëve zëri u dridhet e nuk rrinë dot as drejt në foltore kur kuvendojnë, duke të kujtuar me së shumti nxënësit e dobët para mësuesit.

A nuk jeni lodhur duke përsëritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: “ulemi për dialog, por jo për negociatë?!” Po a nuk më thoni, cili është precedenti i rrezikshëm i cili nuk duhet të ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracinë?

Po si ka mundësi që rrini neper karrige duartrokisni edhe nuk mendoni që edhe pse është tërësisht fajtore, opozita që ka lënë shtëpinë si një bashkudhëtare e keqe, ju sërish nuk mund të largoheni nga detyrimi për te gjetur zgjidhje urgjente për të mirën e familjes tonë të përbashkët, Shqipërisë.

Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qoftë ky edhe lideri i partisë . Ditmiri përcolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke, që kemi nevojë për zgjidhje e jo për karshillëk, për retorikë, shaka që nuk bëjnë me kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë .

Nuk jemi pa zgjidhje, nëse mësojmë të dëgjojmë edhe pranojmë mendimin ndryshe.

8 komente në “Fjalimi i Ditmir Bushatit, një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe”

  1. gal says:

    oj zonje nuk ka negociata me. njerez qe kan djegur shqiperine ne vite, kupton, po te ishte ndonje opoezite normale hajde de, po me lulin moniken salen dhe lloj lloj plehrash si ste vjen zorr qe edhe e mendon te negociosh ne keta.

  2. Arsen Zhegrova says:

    Po flasin karrigethyerit pasi u shkarkuan nga postet dhe kujtuan se ishin te pa zevendesueshem

  3. Patrioti says:

    Ku e shikon shpresen ti. Nuk u mesove qe per 30 vjet te gjithe te ikurit nga postet qeveritare apo partiake flasi ndryshe dhe bukur sepse nuk i degjon njeri.

  4. Lame Kodra says:

    Kjo Biba kur ishte zv ministre e paafte (dhe per asgje) nuk pushonte se lavderuari “rilindjen” se bashku me Milva Ikonomin. Tani qe lan pjatat e Milves qenka kujtuar per PS. Ky vend eshte gallate.

  5. Ton says:

    Kjo eshte bashkepunetore e shkaterrimit te fiskut me Briselden,Vasiliken etj…

  6. BUJARI JU DEGJON says:

    Dale moj Irene!…Po ti dukesh dhe si goxha vajze,moj te keqen xhaxhi!…
    Po kush ka thene qe te mos mendojme ndryshe,se mua nuk me kujtohet…
    Thuaje,Irene,thuaje,he te keqen xhaxhi!…

  7. Muli says:

    Ua ka, sa mirë foli Dituri. Po mirë mo kur duan ata në parlament flasin mirë të gjithë, por puna është se çfarë bëjnë në realitet?! Në realitet ne populli i thjeshtë nuk dimë asgjë se çfarë bëri Ditmiri ( këtu përfshirë dhe Edin ) për të mirën tonë në marrëdhëniet me jashtë. Vetëm që nuk hoqi nga puna,bandën e sali kriminelit, dhe like floririt, duhet të lavdërojmë Ditmirin. Meqënëse ti që ke shkruar artikullin më thua mua se çfarë punë bënte në MPJ, Marin Meksi, truproja e hajdutes me namë argita berisha, dhe populli i thjeshtë nuk ka dijeni. Atëherë për çfarë po flasim këtu. Vetëm që ja përplasi në fytyrë Edit?!

  8. lori2 says:

    Moj Irene, po a ka qendrime mē te shkelqyera se ato te Rames kur u ka zgjatur doren per marreveshje me opozitaret ne te gjjtha rastet kur keta te fundit kane hedhur shkelma? Mos harro ligjerimet qytetarie te Rames, te pazakonshme per veshet e shqiptareve te mbushur me klithma kafsherie te Berishes, qe i ka ftuar per te gjetur gjuhe te perbashket madje duke u ofruar bashkeqeverisje ne prag zgjedhjesh?!!! Kush e ka bere kete? Vetem ai, Rama. Pra jo vetem duke u sjell si ligjerues, por duke VEPRUAR si atdhetar, rilindas i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje