Nga Bedri Islami
Përgjithësisht njeri i qetë, ku shpërthimi i tij më i madh do të ishte spërkatja me ujë e një opozite që çdo ditë i kishte ndjellë zinë, i matur në të folurën e tij dhe i përfolur herë pas here për rrëzimin e tij ministror, por gjithsesi i domosdoshëm në një qeveri që herë i merreshin këmbët dhe herë i dilnin këmbët e reja, ai, papritmas dhe befasisht, në një kalim spektakolar të shefit të qeverisë nga njëra gjendje emocionale tek tjetra, u largua nga detyra.
Më shumë se gjithçka tjetër do të ishte një largim i detyruar nga gjetja aspak politike që kishte hedhur në shehun e tij politik shefi i qeverisë, duke zëvendësuar gjithë ata që kishin 6 vite në detyrë. Së bashku me të njomin, sipas kësaj zgjidhje, shkoi edhe i thati.
Për shumë vite me radhë Ditmir Bushati, aq sa ishte i përzgjedhuri i shefit të qeverisë, aq ishte edhe mallkimi i opozitës, sidomos i Berishës, që, përmes një goje erërëndë, pa asnjë lloj mirësie në shpirt, e kishte mbiquajtur Ditzi, duke ndjellë të keqen mbi jetën dhe ecurinë e një djali të ri, që për nga mosha, duhet të ishte i biri.
Opozita e trajtoi Bushatin si njollëvënës në historinë e diplomacisë shqiptare, shitës tregu politik , vartës zëheshtur, i dalë nga krimet e komunizmit, pinjoll bllokmen, tregtar të vendit të tij, dhurues të detit. Janë të pa numërta helmet e hedhura mbi kokën e tij, mëkati i të cilit ishte se vinte nga një familje që kishte emër të ndjeshëm në historinë e Shqipërisë, emër historibërës dhe që kurrë nuk ishte mburrur me të. Sikur, larg qoftë, Berisha apo të tjerë pranë tij, të kishin pasur një pjesë të kësaj historie, që nga Bushatllinjtë e famshëm, të njohur në gjithë hapësirën e dikurshme rumeliote, e deri tek xhaxhai i tij, Nuriu, 17-vjeçari i pushkatuar nga gjermanët, nuk do të ishin mbajtur, do kishin grisur gjoks e shpatulla.
Tani Ditmir Bushati është një ndër deputetët e socialistëve dhe ndër më autoritarët. Është njeriu që tha hapur se “marrëveshja e re e detit do të jetë një histori suksesi” dhe e gjithë kjo iu ndal në dyert e presidencës dhe u anatemua nga një kor i tërë opozitar, që nga më sharlatanët që kanë drejtuar dikur këtë dikaster, herë me presh dhe herë me letra personale për birin e shefit të dikurshëm të qeverisë, e deri tek ata që, pa asnjë lloj intelekti, të rënë në pushtet nga hiret vetjake e shitën faktikisht një pjesë të detit shqiptar.
Ditmiri deputet, befas u bë Ditbardhi i opozitës, megjithëse nuk e lidh asgjë me të. Nuk e lidh as e djeshmja dhe as e nesërmja. Ai e di më mirë se të tjerët se “Ditbardhi” i sotëm është një gjë e përkohshme, e rastit, një gjetje prematurë e një opozite të lodhur, e cila ndërsa përkëdhel fjalën, nuk e ka harruar mprehjen e shpatës.
Në dy ditët e fundit , pas fjalës së tij, Ditmir Bushatit, në Kuvendin e Shqipërisë, mediat opozitare e jo vetëm ata, shohin rebelimin e një deputeti ndaj qeverisë ku ishte pjesë; ndarjen që ka filluar mes tij dhe një grupi pranë tij me shefin e qeverisë; dhe në njërin drejtim kanë të drejtë.
Ndarja mes Bushatit dhe Ramës nuk është një ndarje mes dy figurave të Rilindjes, por, nëse kjo ndodh, do të jetë mes dy mendimeve, të cilat, edhe pse nuk janë të kundërta, nuk janë të ngjashme. Askush nuk e di nëse edhe më parë ka pasur përplasje të tilla mes një ministri dhe shefit të tij, ashtu si askush nuk mund ta dijë nëse kjo e ndryshme, mund të bëhet e kundërt.
Por , kjo nuk përbën asgjë të jashtëzakonshme dhe asgjë tronditëse. Fakti është se ish ministri Bushati po bëhet përsëri Ditmiri i njohur, bota e të cilit është e vështirë të jetë e njëjtë me numrat që përbëjnë Kuvendin apo me injorimin e mendjes.
Nëse si ministër kishte përcaktimet dhe kohën e tij të mendimit ndryshe, qenia e tij si deputet i krijon hapësirën që duhet të ketë një figurë e tillë.
Fakti që Rilindja, në ecjen e saj qeverisëse, ka ndalesat e mëdha të saj, ka harresën ndaj ndëshkimit të krimit dhe premisën e faljes së një krimi të ardhshëm, nuk ka të bëjë as me Ditziun e Saliut, as me Ditbardhin e opozitës së tashme, por thjeshtë me riardhjen e Ditmirit deputet, i cili, pasi ka ngritur një ngrehinë institucionale, ndoshta edhe me gabime, nuk do që ajo të shembet duke nisur nga e para.
E drejta e përplasjeve brenda një grupimi është e drejta më e ligjshme dhe më e natyrshme e saj. Nuk mund të bëhet ndryshe as shteti dhe as ngritja e shoqërisë.
Fataliteti ynë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, është tek perceptimi i pushtetit si një fillesë nga e para, si shembje e gjithçka të së shkuarës dhe hapje themelesh për një ngrehinë të re, e cila, shpesh herë, ka dalë më shkatarraqe se ajo që u shemb.
Ditmir Bushati është një zë i veçantë i socialistëve. Intelektual i klasit të parë dhe njohës i rrethanave shoqërore, ai nuk bën përjashtim nga gjithë ajo elitë e kësaj force politike që, ndër vite i kanë dhënë asaj emrin e forcës më të moderuar, më shprehëse, më të hapur dhe emancipuese që ka pasur Shqipëria në këto 30 vitet e fundit.
Nuk e di nëse është zemëruar apo jo me fjalën e Ditmir Bushatit shefi i socialistëve, Edi Rama.
Nëse është zemëruar , kjo do të thotë se vazhdon të rrijë në krye të kësaj force me mendësinë e janarit të vitit 1991 dhe, me gjithë oratorinë e lirisë së mendimit, mbyllja do të jetë më e fuqishme se sa hapja e ideve, vizioneve dhe perceptimeve politike.
Bushati ishte para dy ditësh një shembull që pritej. Edhe , në rastin ekstrem, e ka bërë nga mëria e largimit të pushtetit, ai ka bërë atë që është pritur dhe duhet bërë edhe më tej: hapjen e një debati për përsosjen e një ecurie politike, e cila, ka qenë e mbetet forca kryesore politike shqiptare.
Eshte i pabesueshem. Keto probleme P.S. i ka patur me kohe pse nuk u ndje Ditmiri. Apo tani qe e hoqen si minister. Ky eshte integriteti i njeriut. Jo zoteri jo. Problemet ne PS duhet te ngrihen nga njeres me integritet jo kur u preket interesi. Kur Ditmiri u be kaq i mire per opoziten, i harruan ata orgjite ne Brazil, vete i kontestuan, e harruan detin vete e kontestuan(opozita). Apo tani u erdhi per shtat. Prere dhe shkurt une nuk e vleresoj me integritet si njeri dhe deputet. Ne se do kishte qene qe ne fillim kritikues ndaj qeveresie do e besoja. Por fiks sa e hoqen si minister filloi te flase. Jo kjo nuk ershte fisnikeri. A thua qe kishte lindur vetem ai per minister. Njeri i mire dhe i besueshem eshte kur mendon per shoqerine dhe jo interesin e tij Si duket ja ka pa hajrin postit. Disa perfitime duhen……shkoni ne Elbasan nga ka gruan pa le ne Shkoder. Shikoini dhe do bindeni per patriotizmin e tij qe ju dogj barku per atdheun.
Moj tyryfyle, Ditmiri nuk eshte kryetar i opozites, por thjesht nje anetar i pozites, qe deshiron qe realitetet politike te jene me normale! Por normaliteti nuk varet as nga deshira e Ditmirit, as nga qendrimi i Rames, por nga veprimi i opozites. Nese opozita e sotme, me ne krye Halabak Berishen, eshte thjesht HALABAKE dhe KRIMINELE, nuk bejne pune as deshirat e as lutjet e Ditmirit apo kujtdo tjeter …
Capish o KOKMISH!?
Ne qoftese keto probleme i ka patur me kohe PS-ja, atehere, perse fajesoni Ditmirin dhe jo kryetarin e PS-se dhe te qeverise? Ne vend qe ti thoni “bravo”, packa me vonese, me ne fund u degjua dhe nje ze shprese brenda asaj qe vetem PS-e nuk mund te quhet, i kunderviheni, shumica fanatiker deri ne vdekje te Edi Rames (sepse me kujtojne fanatiket e Enver Hoxhes) me lloj-lloj akuzash ndaj Bushatit dhe mbi te gjitha, perse foli tani qe nuk eshte minister!!!
Ne qeverine e Rames, e vetmja ministri qe merrte “note kaluese” ishte ministria qe drejtonte Bushati. Cuditerisht Edi Rama e largon nga ate si minister te jashtem per ta zevendesuar nga nje njeri pa pervoje dhe mbi te gjitha po njohje te plota te mentalitetit dhe shqetesimet e shoqerise shqiptare.
Lexoj se e akuzoni Bushatin se “punonte per interesat e tij dhe jo te shoqerise” dhe shkoni deri aty sa “fusni ne valle” edhe bashkeshorten e tij!!!!!
Si puna e Saliut edhe ti, briselda, genje te genjejme se dicka do ngelet! Por, meqe Shqiperia eshte e vogel, rrethet shoqerore dhe perzierjet miqesore e familjare jane te tilla qe askush nuk mund te fshihet mbas gishtit te tij, biografia e gjithsecilit dihet packa se shume njerez nuk ndihen per arsye frike, interesash apo indiferentizmi.
Dhe meqe te pelqejne thashethemet, nuk me thua brisilda, ministri i ri i jashtem c’lidhja ka me Edi Ramen? Qe punonte me pare ne zyren e tij, kete e mesuam nga CV-ja e ministrit, por qe ka lidhje intime me kushuriren e gruas se Edit, e dini? Mos valle kjo ishte edhe arsyeja qe Edi Rama na nxori ne skene “yllin e ri” te ministrise se jashtme?
Le ti kthehemi seriozitetit, mos valle politika arrogante dhe nacional-shoviniste e Edi Rames, nje politike erdoganiste, qorrsokaku dhe pa busull, pa ide social-demokrate, shpesh e kritikuar ashper nga Perendimi, futi nje kosovar ne ate ministri per te djegur nje figure filo-europiane dhe nje personalitet qe mbante ekulibrat e qeverise shqiptare ne arenen nderkombetare dhe qe diplomacia perendimore kishte nje respekt te madh per te?
Nuk duhet harruar se Bedri Islami ka qene hajdut xhepash ne universitet madje edhe i denuar per nje fakt te tille.
Nga ana tjeter eshte nje shkrim qe nuk thote asgje.Vetem retorike katekistike.
.. retorike ne favor te LSI. S’ka Bedri qe i ben derman PD LSI. Jo cdo gje eshte e zeze o Islam.
Ne Shqiperine tone te dashur -c’do gje eshte personale! Nuk e lejon ligji-duhet ta besh per shokun apo mikun apo dhe per para, ndryshe -jemi armiq! Ka ndodhur me te gjithe dhe vazhdon te ndodhe c’do dite! Shikon Gazeten Dita eshte bere si Lapsi. Shikoni Bedriun dhe Arbenin jane bere si Andi Bushati! Pse? Arsyet duhet te behen publike. Falenderoj Z.Mero Baze si i vetmi gazetar i vertete ne Shqiperi! E keqja shqiptare sot por ka me se 25 vjet e ka emrin Sali! Kur te ike Saliu futjuni Rames dhe beheni cope e cike! Por jo sot!
Brisilda – Ne e dim se nje politikan i mire flet atehere kur duhet e jo kur ti teket. As un as ti nuk mund ti percaktojme kohen se kur duhet te flase nje politikan.
Si do qe te jete, Bushati asht pjese e asaj bande hajdutesh, ku edhe ti duket se je dakord per kete, kur thua : nqs ne do shkojme ne Elbasan apo ne Shkoder, atehere do bindemi per ” patriotizmin ” e tij, apo jo ? Jam dakord me ate cka thua ti. Ne e dim se, nuk mund te mbijetosh nqs jeton me nje bande hajdutesh dhe nuk bahesh i till por, gjithsesi, D. Bushati duket se asht ma i miri nder te keqinjt. ( mbase edhe jam gabim ).
Ditzi, Ditbardh apo Ditmir KAKARREÇI , kjo o çeshtja; -hajt mo, po i thomi Ditmir Toçi .
Po i shkon dhe ti thuash “Ditmir kakarreçi” sepse ne Shkoder atyre qe janè te papjekur u thone “kakarreç”. Kështu që do ti shkonte shumë dhe “Ditmir kakarreçi”.Nuk po di a m’kuptojn bushatllijt tjer…(të paktën Ervini dhe Andi ) .
Sidoqofte situata.. opozita leh per gjithcka, per cdo ngritje zeri qe ndodh dhe per cdo perplasje konstruktive qe ndodh ne PS. Kjo ndodh pasi PD se ka njohur kurr lirine e te shprehurit lirshem dhe pa doreza sikur dhe kunder nje ministri te thjesht jo me ndaj totalitareve te partis. Dhe ata qe ngriten (jo zerin se s’behet llaf) frymemarrjen pak pertej kufirit te parapercaktuar nga i “perjetshmi i partise” u larguan, u shane u denigruan si figura, u perjashtuan dhe ne rastin me te keq u eleminuan.. ndaj esht cudi ky rasti i Bushatit per opordh-ziten.. e si askush me mir se kta dij te hedhin balte mbi kedo qe ka kellqe ti thot gjerat ashtu sic jane, pertej gjithckaje madje dhe pertej atdhetarizmave qe trumbetohen nga gojet me pista qe nxorri ky vend, aq sa s’lene pa ber pis asgje te bukur te ktij vendi, qe dhe pse e rropen pa fund, ajo ka akoma se c’tu jape te “dashurve” te saj.. vk.
ESHTE SHUME E VERTETE QE QEVERIA I KA NXHJERRE MINISTRAT NGA TAJARET E SAJE ,PORE DISA PREJE TYRE.BUSHATIN ,SPIROPALIN,AHMETAJN , DHE TE FUNDIT PER NGA EKSPERIENCA QE KA MENDOJE PER MINISTRIN E JASHTEM .ATE CUNIN E RI.
Një ekip që del në fushë ,kërkon të fitojë ndeshjen në fund të fundit,dhe kur je në fushë duhet të zbatosh taktikën dhe strategjinë e fitores si ekip ,jo si individ .Kush nuk e kupton këtë merret me llafe pazari .Kam njohur edhe të jatin e Ditmirit,në kohë mjaft delikate ka ruajtur me dinjitet gjithçka të mirë që i jepte mundësi koha.
.. retorike ne favor te LSI. S’ka Bedri qe i ben derman PD LSI. Jo cdo gje eshte e zeze o Islam.
O z. Bedri , me vjen keq per ty qe i njeh rregullat e hierarkise ne qeverisje . Po cili minister do beje ne krye te vet po te jesh ti apo une kryeminister a duhet te veprojne sipas qejfit sejcili ne koke te vet apo sipas programit te miratuar dhe çdo gje duhet te kontrollohet e te firmoset nga kryeministri. Ja p.sh ministri i mbrojtjes tash qe jemi edhe ne N.A.T.O duhet te veproje sipas programit te qeverise tone dhe politikes se N.A.T.O. s po ashtu edhe çdo minister . Ai nuk mund te veproje kryeministri ne kok te vet por sipas mendimeve e konsultimeve me partneret nderkombetare .
Keto qe Bedriu shkruan per Bushatin tingellojne si simfoni dashurie. Ne te vertete me sa ndjek une ngjarjet ne Shqiperi, konstatoj se Bushati vuan nga ndjenja e magollamise. Te pakten dy here ai duhej te kish dhene doreheqjen si Minister I Jashtem. Rasti i pare ishte mbas doreheqje se Ministrit te Jashtem Grek. Mbas bisedave spektakolare me te per ceshtjen e detit dhe suksesin e pritshem, Ministri i Jashtem Grek dha doreheqjen.
Ai u konfrontua ne Greqi per disa probleme nga oponentet etij… Nje nga ato ishte pikerisht bisedimet e tij me Bushatin. Kryeministri Grek, mbuloi perkohesisht Ministrine e Jashtme. Ne kete moment Bushti duhej te jepte doreheqjen si Minister I Jashtem I Shqiperise, per te krijuar mundesine qe Kryeministri Grek te bisedonte direkt me Kryeministrin Shqiptar. Bushati nuk e beri detyren si intelektual, duke sabotuar keto bisedime, qe ishin edhe nje sukses i tij.
Rasti I dyte ishte kur hapur doli kunder qeverise Shqiptare per problemin e bisedimeve midis Thacit dhe Presidentit Serb. Ai ne qasjen qe i beri ketij problemi, promovoi politiken Gjermane dhe jo ate Amerikano- shqitare. Foli me mendimin e vet qe ishte ndryshe nga ai i Rames. Burrat me ment, ne ate detyre, kur kane mosmarreveshje me Kryeministrin, japin doreheqje. Ai nu e beri duke treguar per here te dyte se forca drejtuese e tij eshte megalomania, apo me thjeshte mendjemadhesie e tij.
As e noh she as e kam njohur me pare por tani duket sikur ai po ecen shume shpejt drej degjenerimit te tij. Megallomanise se tij po i shton edhe qejfmbetjen….