Paradoksi i një sondazhi që konfirmon djegien e mandateve

4 Prill 2019, 18:11Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Rezultatet e sondazhit të IPR Marketing i kanë hedhur edhe njëherë benzinë zjarrit të debatit që po zjen në vend, nëse djegja e mandateve nga partitë opozitare ishte apo jo vendimi i duhur. Po t’i lexosh shifrat e tij në një mënyrë sipërfaqësore duket sikur ato mbërrijnë në një rezultat paradoksal.

Nga njëra anë të anketuarit refuzojnë në mënyrë plebishitare vendimin ekstrem të opozitës. 61/% e të pyeturve nuk e miratojnë atë, ndërkohë që vetëm një bërthamë radikale (18.7%) e përkrahin pa rezerva. Pra nga ky hulumtim të krijohet përshtypja sikur profecia e Ramës se stemat e PD dhe LSI mund të shkojnë për skrap dhe opozita reale rrezikon të zhduket, është në sintoni me atë që mendojnë shqiptarët.

Por, një tabelë tjetër, ajo se për kë elektorati do të votonte nëse zgjedhjet lokale apo të përgjithshme zhvillohen sot, ka marrë një përgjigje befasuese. Sipas saj, një koalicion i mundshëm PD-LSI i fiton bindshëm zgjedhjet me një epërsi të thellë prej 5 deri 9 pikësh kundrejt Rilindjes (53% me 44-48%). Pra kjo pasqyrë e dytë jep përshtypjen sikur PD është rritur ndjeshëm duke e rikuperuar erozionin e madh të votave që demokratët pësuan pas “zbutjes” të radikalizmit që erdhi si pasojë e marrëveshjes Basha – Rama. Ajo konfirmon se ndryshe nga pandehmat e një partie që mbijeton vetëm në kuadër të pushtetit, LSI, ka ditur t’i ruajë në kuota të kënaqshme përkrahësit e saj( 14-15%).

Pra leximi i këtyre shifrave kundërthënëse të bën të ngresh disa pyetje logjike: cili nga versionet është reali, ai se opozita po rrezikon zhdukjen, apo ai tjetri, se ajo është në prag të fitores?

Përpos kësaj dileme themelore, këto rezultate ngrejnë edhe një tjetër. A duhej vallë që PD- LSI të shkonin drejt një hara-kiri të pa dëgjuar në histori, kur Rama u mundkërka edhe me zgjedhje? A duhet bojkotuar sistemi kur ai e krijoka mundësinë e rotacionit të natyrshëm?

Këto të dhëna, në pamje të parë kundërthënse, kërkojnë një shpjegim, aq më tepër që hulumtimi i IPR Marketing, e ka vërtetuar seriozitetin e tij në vite, ndryshe nga eksperiencat alla Gani Bobi, që kanë lënë një shije të hidhur për publikun shqiptar.

Dhe përfundimi i parë është se këtu nuk ka asnjë paradoks. Sepse harta elektorale e një sondazhi nuk është kurrë e njëjtë me atë që ndodh në terren. Ajo as nuk mund të parashikojë makinacione të tipit Gjush-Avdylaj, as mijëra çamët e rilindur në Dibër dhe as atë përqindje votash të blera në finish të garës për të cilat flet OSBE ODHIR-i. Ajo konfirmon se fuqia e Edi Ramës nuk qëndron tek vota popullore, por tek makinacionet ekstra elektorale që ai ndërmer së bashku me trekëndëshin tashmë të njohur kriminalo-oligarkiko- mediatik.

Pra, në këtë kuptim djegja e mandateve nuk ka ardhur si pasojë e pamundësisë të mposhtjes së Ramës me një garë reale, por si kundërshtim ndaj metodave që ai përdor për të zhbërë atë avantazh prej 5-9 pikësh që ka aktualisht opozita.

Dhe megjithëse indiferenca, tutaltja, firka ndaj trazirave dhe prishja e komoditetit të jetës së përditshme i bëjnë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve të japin përgjigje kundër skenarëve ekstremë, djegja e mandateve, duket se i ka ndërgjegjësuar ata për problemin real që ka vendi. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që rezultati i songazhit të konfirmojë se Rama nuk është më në gjendje ta mbajë tepsinë vetëm për vete. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që PD ka një rekuperim të papritur në raport me zgjedhjet e 2017.

Në, këtë kuptim, shifrat e IPR Marketing e konfirmiojnë rrugën e mundimshme të zgjedhur nga opozita. Ndryshe nga ç’thuhet në propagandën e regjimit, ajo nuk rrezikon zhdukjen, por forcimin në sytë e zgjedhësve, për sa kohë po lufton me fantazmën e një opozitë fallco, të dobët, që shërben si fasadë dhe në fund gënjehet me disa poste shtetërore nga Rama.

Djegja e mandateve nuk po rezulton në sytë e shqiptarëve si frikë nga gara, por si kurajo për t’u mbrojtur nga vjedhja. Tani sfida reale e PD-LSI-së është të mendojnë si të garantojnë ato 5-9 pikë përparësi që akordojnë shqiptarët dhe që mund t’u treteshin si kripa në det nëse ëndërrojnë një pakt të ri me kryeministrin.

Prandaj, të gjithë ata që kërkojnë të hapin debatin pas atij 61%-shi të frikshëm (që janë shprehur kundër braktisjes së parlamentit) gabohen. Atyre nuk duhet tu’a zërë sytë mjeti, përpara se të shohin qëllimin. Sepse shifrat e sondazhit, megjithëse treguan ndrojtje për të parin, konfirmuan të dytin. Ata i japin më shumë përkrahje një opozite pa mandate, se asaj që kishte tjetërsuar mandatin duke bashkëpunuar me Ramën.

23 komente në “Paradoksi i një sondazhi që konfirmon djegien e mandateve”

  1. Koba says:

    Mbete Idiot.Po shkon pas dashit se mos i bien Topet.Legen Gazetaruc.

    1. Gazmend Verdhi i PD says:

      SUUUPEER!
      Bravo Andi Kadriu, ja e gjete dhe kete! Tani he te kam rixha, mbushja mendjen Bushtres a Bashtres a si e ka ai bq i PD te hyje ne zgjedhjet lokale se i paska te fituara. Skane pse lodhen shume, mjaft te marrin 1 bashki me shume se PS dhe u zgjidh puna.
      Dereziu ti, ngaqe shkruan vetem per koqe, ke nisur tu ngjash admiruesve.

  2. Partizan Cene says:

    Cfar idjotesish thote ky Bushati .. Nuk behen gjerat nje jete me m ashtrime mor mik .. Interesant gjithmone merr anen e maskarenjve ..

  3. Geri TIrona says:

    Po po PD-ja 39% aahhahahaha as vete nuk i beson keto o i mjere,po hajd te bejm nje artikull te karikojm debilat qe ndjekin Lapsin,tu japim shprese.

    Po me qe LSI dhe PD bashke e mundin PS te futen ne zgjedhje lokale dhe ta provojne,cfare presin.

  4. Ben says:

    Paketa parë endërruar zotrote. Dhe ti e beson që populli do PD dhe LSI-ine? Beson ti Sondazhet e Shqipërisë? Kur korrupsioni është në çdo cep të Shqipërisë, edhe në media, ti besonuk ata që bëjanë sondazhin! Ne jemi në SHBA dhe nuk i marrim parasysh ca sondazh sepse numrat mund të shtohena apo varet se ke pyetur. Dashke të bësh politike tani! Sa tw zgjuar qenkeni bere ju ne Shqiperi! Ne që kemi Ikur për dekada paskemi ngelur budallenj !

    1. XheJ eN Bi says:

      Sa budalla që është Bushati .E para sontazhi nuk kishte rezultate zgjedhjesh dhe e dyta ,në sontazh që ishte për mandatet ,presidentin ,punën e qeverisë dhe vlerësimin e kryetarëve të partive kishte 28% asnjanës dhe 13% infiferent.

  5. Cuku says:

    «Gencin » ka per te fituar P.D.–L.S.I. bashke me ty dhe gjithe zvarraniket e tjere Ale–ate.

  6. AsD says:

    PSE FLET KARRLLEQE O BUSHAT… PO NE 2017 SI E NXORRI IPR MARKETING PARTINE SOCIALISTE ??????

    MEQE I BESONI IPR MARKETING … SI E NXORRI KJO KOMPANI PS NE 2017 ???
    NDAJENI MENDJEN… I VODHI VOTAT PS NE 2017 APO JO !!!! SEPSE PO KJO KOMPANI E NXIRRTE ME 48% PS NE 2017.

  7. ana says:

    shko mer budalla . Le qe kush merret me ty. bjeri legenit torollak.

  8. ?????????? says:

    NA HËNKSH MUNË,
    OR I PAPUNË.
    ME KËTO MENT SHKOFTË PD-JA,
    BASHA-MUNA, LESHELIJA .

  9. peter says:

    Te tre partive ju ka dale boja.. Po nuk erdhi partija qe do ktheje pronat ke pronaret dhe eleminoje te gjitha pasurite e vjedhura , Albania nuk ka per tu bere Shqiperi me.. Mos shikoni endera .Prandaj zgjohuni ne doni te kini shqiperi, ,se do ju pushtojne indianet. Ata do jene etniket e ardhshem, te perandorise se re qe do vije..

  10. K9 says:

    Nuk mund t’a mohoj që mënyra se si fumdrrinat poshtërohen është fantastike.
    Edi Rama dikur shok i të gjithëve, i dalë nga i njëjti bark edhe formim, sot pa diskutim i sodomizon përdhunshëm të gjithë. Në një Shqipëri ku ballistët, legalistët, bajraktarët, feudalët e humbën lojën e tyre për t’u mos u ringjallur më kurrë, sot ajo që po ndodh është një spektakël i jashtëzakonshëm jashtëqitjesh dhe laviresh të bllokut që nuk njohin asnjë lloj skrupulli në urrejtjen e verbër ndaj njeri tjetrit dhe vetvetes. Vazhdim i dhunës me të cilën PPSHja e baballarëve të tyre, shqeu veten.
    Suksesi i Ramës mbi gjithë këta qëndron në faktin se duke i vulgarizuar i futi në thesin e mbeturinave që i është varur në qafë PDsë dhe po e fundos. Nga ana tjetër monopolin mafjoz dhe gjobvënës që kanë krijuar prej 30 vjetësh në media, tani është e vetmja arsye që i mban nëpër televizione, kur masivisht përçmohen dhe nuk arrijnë të influencojnë askënd apo të merren seriozisht, se jo vetëm nga njeri tjetri, nëpër të njejtat studio, që xhirojnë 24 orë në ditë, prej 30 vjetësh.
    Histeria e analistëve të tillë është legjitime, pasi jo vetëm drejtësia dhe politika kanë marrë apo janë në pritje të një grushti të fuqishëm, por edhe sharlatanët dhe gjobvënësit e medias po ju shkojnë me shpejtësi drejt arkivolit, por përpara po na dhurojnë spektaklin histerik berishist të dekompozimit dhe përlyerjes me jashtëqitjet e tyre.
    Është fundi i organizmave të lidhur me një zorrë, siç thone Kadareja dje për barkun që i polli, të lidhur si enë komunikuese, varg.
    Ajo që më bën më shumë të shihen gazit me Bushatin, është që në gjithë këtë fazë të dhunshme evolucioni ku të gjithë po arrijnë pragun e shfarosjes, Bushati me Lubonjën mendojnë se të qenit krejtësisht teveqel si Lulzim Basha, është një virtyt i mjaftueshëm, për t’i dhënë Bashës titullin e të mbijetuarit të vetëm nga shfarosja .
    Edhe një pandoflalepires berishist histerik si Gjeka, nuk do ishte shtyrë kaq shumë.
    Me të tillë idiotë, është evidente se pse Edvin Rama edhe pa dashur është përpara një pushteti absolut.Ku nuk ka rivalë seriozë jo vetëm në politikë, por as në massmedia dhe kudo dhe kjo jo për meritë të tijë, sepse vlen PAK, por se pati fatin të gjente kudo ambjente të dekompozuara të shkaktuar nga parazitë të tillë, për të bërë atë që i do trapi, deliri dhe budallallëku.

    1. Hodo says:

      Bravo K9 nje analize qe meriton te botohet ne gazete si editorial,me e mire se cdo analize qe ka bere ky toksikologu qe vetem mllef nxjerr nga goja. Rama ka merite qe i ka nxjerre ashtu si jane ne te vertete,nje tufe minjsh si Lubonja,Bushati Zheji etij.

  11. Stark says:

    Analiza e banalistit. rezultati nuk i doli qe ai deshi e tash ben banaliza…

  12. Refugjati says:

    Bushati ne rolin e analistit si tellall kunder qeverise edhe me kete shkrim s’bën gje tjeter veçse kerkon te ngushelloj dhe mbaj me gajret vehten dhe opozitën e rruges,per djegien e mandateve dhe humbjen e rradhes ne zgjedhjet vendore.

  13. Naim Frasheri says:

    Se lexoj kurre këtë Rrot Cari, me idjot skam parë.

  14. Aleko says:

    Ky bllokisti komunsit, tani kerkon te laje mutin me shurre, apo shurren me mut. Kerkon te shfajsohet per ate qe keshilloi PD-LSI per te lene mandatet, dhe tani po i fut perseri ne qorrsokaik, apo ne rruge qorre, rruge pa krye. Si mashtrues qe eshte, kerkon t’u mbushe mendjen demokomunisteve dhe hajduteteve e vrasesve te Berishes e Metes, te futen ne votime, se e kane te sigurt fitoren.
    Sigurisht, gjeja me e bukur e ketyre muajve qe viojne, eshte qe PD dhe LSi te futen ne zgjedhje dhe ta shohin picken e semave, kur te mbeten me gisht ne bythe, se bythen e kane per zemer. Koqet e PD dhe kurvat e LSI, as kane fituar ndonjehere dhe as kane per te fituar persa kohe aty do te jene Sali Berisha, KLule Basha, Ilir Floriri dhe Mona Kurva. Ta provojne, ta provojne po deshen, por neneat le t’i lene ne shtepi.

  15. shqip says:

    Meshiroje o zot se nuk di çfare thote. Po fillon te me dhimbset ky Bushati. Them se do i bente mire nje trajtim dizintofikimi. Ka marjuane, ka dhe heroine apo kokaine. Po ky drogohet me pastilie “shqup “.

  16. Arber iliri says:

    Bushato ca sondazhe te tjera te cojne per lesh.

  17. Emigranti SHBA. says:

    Para zgjedhjeve te Qershorit 2017, ky psikopat, renditete 10 aresyet, pse dote humbiste Rama. Kur dolen rezultaret, per shum kohe as shkruante dhe as fliste.
    Duke e njohur qe leh, si qen, per te mar nje rroge te majme nga pronaret e medjes te shkruar, shikon e shkruan nga mundet te perfitoi me shume.
    Si ky nipi i ritur ne bllok, se bashku me bllokmenin lubonja, vecse ndjellin zi e percarje, urejtejeAPE dhe jo dashuri e paqe, per shqiptaret.
    Ape faqen dhe mos censuro opinjonin e nje qytetari te lir.

  18. O Cuku ,ne Shkoder Gencit i thone ndryshe.
    Ose Spartak,ose Hajdar.
    Se Genci e ka te vogel.
    Tingellon me bukur me rruash Spartakun ,ose Hajdarin sesa me rruash Gencin.
    Pd do te marre Spartakun.Munika do te marre Hajdarin.

  19. undefined says:

    O zot Tema. Mos na bani me vjelle me kete gje te peshtire.

  20. ati says:

    Si nuk doli asnje budalla nga blloku,pat shkruar Frok Cupi ne vitin 90! Nuk e di sepse shpesh me kujtohet kur lexoj kete gazetaruc kazani!Si ka lene gje gjyshes se ajo e kishte shpirtin e zi e te piset !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje