Çfarë mbajta mend nga mitingu madhështor i Kukësit, o Kadrinjtë e Tiranës!

6 Prill 2019, 10:07Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitoka ekipi i futbollit.

Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futbollit.

Do të ketë garë elektorale, por kjo do të jetë pa rivalë dhe pa konkurrentë se në fakt ç’e do opozitën!

Kemi bashkëqeverisjen.

Ne bëjmë çfarë duam, ju po patët vërejtje na i shkruani online se ne i marrim parasysh të gjitha. Kaq meritoni ju!

Populli i Kukësit duhet të ketë kujdes nga opozita se ajo do të sjelli Suden dhe piramidat financiare. Ububuja!

Dhe ndryshilmi i Bashkisë duhet se do të ndërtohet aeroporti i Kukësit një cerek ore larg atji të Rinasit, po firmat e ndërtimit të aeroportit i komandon qeveria, ndërsa Bashkia do të shohi si fluturojnë avionët imagjinarë.

Ju kukësianët vrojtoni natë e ditë mbi aeroprtin a ka drita natën apo jo:

Fshati paska drita shumë,

thotë Hëna c’duhem unë!

Kryetarin e Bashkisë nuk e solla unë, as lirinë, atë e gjeta mes jush, në shpatat dhe ushtat tuaja o luftëtarë të Krujës më falni të Kukësit që jeni në rrezik nga hordhitë e Mehmedit të Dytë!

Brohorimat tuaja në shkallët e stadiumit që ne do të ndërtojmë!

Jeta juaj do të kalojë në avione, stadiume dhe gondola me vela në liqen që vozisin si pulëbardha!

Dhe Kukësi ka pasur suksese të mëdha këto vitet e fundit. Vërtet ju rrahëm, por pranojmë se kemi bërë gabim. Ne ndryshojmë nga qeveria e mëparshme se ne ju rrahim dhe pasi ju rrahim ju themi : Na falni se ju rrahëm, kurse ata ju rrihnin dhe ju thoshin se ja u bëmë mirë që ju rrahëm.

Aeroporti duhet që çunat e Kukësit me ose pa letra në Londër të vijnë për ndonjë dasëm me avionë në Kukës.

Sipas kësaj logjike së shpejti do të kemi një aeroport në Kavajë për cunat e Kavajës që do të vijnë nga Italia për të pi raki, si edhe një aeroport edhe në Fushë – Krujë për cunat e Fushë – Krujës kur të vijnë nga Laçi me avion.

Dhe aeroporti do të zhvillojë zonën sepse në ndryshim nga veturat nuk do t’i vejë trarë për taksë rruge në ajër. Kështu Kosovari i Gjakovës do të shkojë në Prishtinë, aty do të marri avionin, që andej do të zbresë në Kukës, në Kukës do të pijë një kafe që do të jetë baza e zhvillimit të Kukësit, dhe prri një veturë me qira do të vijë me pushime në det.

Kukësi do të jetë një qytet i prosperuar mbështeturmbi tre sektorë bazë : Shitje kafesh, fitore ndeshjesh futbolli, turistë gjakovarë që do të vijnë me avionë në aeroportin e ri.

Një kafe me bisht në Kukës!

Ky do të jetë slogani i fushatës në 45 vjetët e tjera të pushtetit tonë që mbështetet në tre piramida: Futboll, firma ndërtimi dhe kafe me bish për ju!

Kukësi do të fitojë kampionatin dhe në Kukës do të vijnë të ndeshen skuadra europiane dhe numri i tifozëve do të bëjë të ndërtohen hotele të reja. Emri i tij nga skuadra e futbollit do të oshëtijë në të gjithë Europën dhe turistët do të vijnë për të gjuajtur peshk në liqenin e Fierzës.

Por për këtë duhet më shumë guxim sepse ka shumë burra që bëjnë sikur nuk i hapin telefonin grave të tyre, por në fakt bëjnë kot sepse kur shkojnë në shtëpi janë pula. E si mund të fitohet kampionati me këta burra tifozë?

E kuptuat o Kadrinjtë e Tiranës!

11 komente në “Çfarë mbajta mend nga mitingu madhështor i Kukësit, o Kadrinjtë e Tiranës!”

  1. Tironsi says:

    ky eshte komplet rrot K… me sakte super rrot K…qe me sofizmat e filozofit kerkon te manipuloje mendjen e fshatarit Kuksian

    1. Qytetari sehirxhi says:

      Këto nuk janë sofizma filozofi por ironi idioti që si të ngjashmit e tij i pëlqen ta quajnë filozof.
      Të kesh mbaruar fakultetin e filozofisë, nuk do thotë se je filozof e aq më tepër në kohën e komunizmit kur studiohej vetëm marksizem-leninizmit i deformuar sipas direktivave të Partisë së Punës.

    2. Bujar says:

      Ky eshte “profesori”. Hajde meso gje prej ketij. Hajde ta ndricoje rrugen ky i lojturi me “sofizmat” e tij. O profesor hape pak rrugen se ke nja 30 vjet qe e keni zene ti dhe soji yt i mendimtareve shkerdhatokrate.

  2. Besnik says:

    Na rrofte tani per vere! Hahaha

  3. Bk says:

    Ky i perket assj kategorie njerezish qe nuk dine te bejne asnje pune, dine veten ironira dhe verejtje. Pate gje ju ndonje idè ndonje kritike te argumentuar. Vetem ironi dale nga mendja e nje njeriu pa vlere.

  4. Roberto says:

    Jo mo ai nuk eshte i tille por eshte kritik ndaj qeverise. Ai Artan Fuga eshte shume i pregatitur
    Kjo eshte menyra se si ai e lexon fjalimin.E ka me qitje te larget Tani o Tironso.

  5. IlirKoci says:

    Nuk di kush eshte ky qe ka shkruar por mua me duket teper inatcor dhe mbase dhe injorant. Gjynah te harxhoj gazeta faqen dhe ne kohen me kete tip (Hajdar).

  6. Jimi says:

    Filozofi shum e thelle kjo more Fuga!? Po ku kemi kaq shum mendje ne per ta kuptuar cfare ke shkruar!? Lere se ti je “Aka(k)demik” dhe vetem per ta shkruan dhe vetem ata te kuptojne.

  7. student i vjeter says:

    fantastik Fuga!
    e ke qare, dhe kjo duket nga fakti qe ripjerdhsave te temes nuk u ka pelqyer fare ironia jote me liderin e tyre me citiane.
    faleminderit!

  8. akademiku says:

    Me te ardhe turp kur lexon keto perralla dhe mendon qe autori eshte akademik. Duket qarte qe i dhemb opozita dhe deri ketu s’ka asgje te keqe por niveli i ti9j mjeran shfaqet kur i qan hallin opozites se nuk ndodhet ” aty ” kur i kishte mundesite dhe duhej te ndodhej ” aty ” por vendosi te ndodhet ” diku tjeter ” si mjeti i saj i vetm ( dhe teresisht i deshtuar ) per te ardhur ne pushtet me artifice politike. Mjerim i madh o zoti akademik. Prandaj jemi ketu ku jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje