Hyri në park për të vrarë rinoceronin, tufa luanëve shqyejnë gjuetarin

7 Prill 2019, 15:56Lifestyle TEMA

Vetëm kafka dhe një palë pantallona u gjetën pasi një gjuetar pa leje u vra nga një elefant.

Trupi i tij përfundoi më pas në gojën e luanëve në Parkun Kombëtar të Kruger, në Afrikën e Jugut.

Incidenti ndodhi pasi viktima, hyri në park së bashku me katër persona të tjerë për të vrarë rinocerontë.

Familja e tij u njoftua për lajmin e vdekjes të martën nga burrat që ishin me të në park. Policia nisi kërkimet me kalë dhe helikopter por trupi i tij nuk u gjet.

Kërkimet filluan të enjten dhe me ndihmën e rojeve të parkut u gjet ajo çfarë kishte mbetur nga trupi i viktimës.

Sipas raportimeve një tufë luanësh gllabëruan trupin e tij duke i lënë vetëm kafkën.

Katër personat e tjerë që ishin me të në gjuetinë e paligjshme u arretuan nga Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbuluar çfarë ndodhi.

3 komente në “Hyri në park për të vrarë rinoceronin, tufa luanëve shqyejnë gjuetarin”

  1. student i vjeter says:

    keshtu eshte kur e krruan bythen me qoromidhe vendi.

  2. Ari says:

    E, ne fakt, Tema, te lutem, kujt i duhet ky lajm? Cfare sjell ky lajm ne jeten time sot…: qe me frikeson te behem gjuetar???!!

  3. Haha says:

    Lajmi me i gezuar qe kam degjuar kete vit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje