Pasiguria Brexit: Britanikët braktisin vendet e BE-së për pushime, interes drejt Turqisë

7 Prill 2019, 13:46Bota TEMA

Pasiguria rreth Brexit qartazi ka ndikuar shumë në planet e udhëtarëve për pushime, pasi situata e krijuar ka frenuar lëvizjet e britanikëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, duke bërë   që t’i Turqisë për të kaluar pushimet verore.

PSipas ForwardKeys, e cila analizon të dhënat ajrore të regjistruara nëpërmjet GDP-së, rezervimet për pushimet e verës nga Mbretëria e Bashkuar në vendet e Bashkimit Europian janë 4.6% më pak se një vit më parë.

“Rezervimet e BE-së në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësuar ndeshëm në tremujorin e parë të këtij vitit”, tha Oliver Ponti, nënkryetar i ForwardKeys, ndërsa vuri gjithashtu në dukje se destinacionet kryesore europiane janë goditur rëndë nga rënia e kërkesës në Mbretërinë e Bashkuar.

Analizat e fundit tregojnë një rritje prej rreth 14% në rezervimet e udhëtarëve britanikë në vendet jo-europiane, duke kthyer në destinacione të preferuara Turqinë dhe Tunizinë.

Sipas ekspertëve, kërkesa e Turqisë është madje 31% më shumë se vitin e kaluar. Egjipti dhe Xhamajka po ashtu renditen në listën e destiancionet e tjera të preferuara për britanikët.

Pavarësisht se rezervimet e biletave ajrore nga vendet e BE-së drejt Britanisë kanë rënë ndjeshëm, kjo e fundit me sa duket vijon të mbetet sërish një destinacion mjaft atraktiv dhe i preferuar gjatë periudhës së Pashkëve.

Vendet kryesore me numri më të lartë të rezervimeve përgjatë kësaj periudhe janë Gjermani, Holanda, Franca, Suedi, Spanja dhe Italia.

1 komente në “Pasiguria Brexit: Britanikët braktisin vendet e BE-së për pushime, interes drejt Turqisë”

  1. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

    Bo Bo Do na Merztiten Iliro Pellazget Qe do shkojne Anglezet ne Turqi me Pushime ?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje