Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, e ka nisur vizitën e tij në Shqipëri, me një vizitë 90 minutëshe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit ka postuar një foto pas takimit, dhe tregon se për çfarë është folur.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer?????”, shkruan Rama, pa dhënë më shumë detaje.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar një burimi të pranishëm në atë takim, raporton se “në takimin që ka zgjatur rreth 90 minuta mësohet se vetëm pak kohë i është kushtuar situatës politike në vendin tonë”.
I njëjti burim i tha Top Channel se, zyrtari i lartë amerikan është ndalur gjatë në rëndësinë që ka për të ardhmen e Shqipërisë çelja e negociatave me Bashkimin Europian, si dhe rolin strategjik që Shqipëria luan në NATO.
Pjesë e bisedës Rama-Palmer ka qenë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndonëse tema e aktualitetit politik në Shqipëri nuk ka marrë pjesën kryesore të vëmendjes, mësohet se zyrtari amerikan ka shprehur interes për ecurinë e reformes zgjedhore, ndërkohë që ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe më parë nga Uashingtoni dhe Brukseli, se nuk ka asnjë arsye për të vënë në diskutim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë.
Ditën e nesërme, Palmer do të takohet me kryetarin e PD-së, Basha, dhe kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, përfshi presidentin Meta.
(TemA)
Shto dhe nje kafe te pire gjate bisedes. Per kete u ngrit ky burri nga pertej Atlantikut? Po nejse Rama kenaqet kur takon “te medhenj”.
O Bilal, jepi ndonje porosi ti se u bete te gjithe te mençur tani. Analizoje problemin per aq sa shkruhet dhe jep dhe mendimin, por gjithmone ne interes se te pergjitheshmes, ndryshe ngelesh ne kuadrin e llafollogjise thashetheme.
Nje zyrtar i rendomte takohet me nje Kryeminister qe patjeter do kete kerkuar dhe foto me Diktatorin e fundit te Ballkanit Perendimor.
Te lumte, isha i bindur
Normale qe Amerika do interesohet per ecurine e vendit, per integrimin dhe reformen. Nuk do merret me sherre femijesh.
Spiropali po prishet!!!!!!!!
Palmeri s’ka pune me Ramen por me Bashen dhe kokezen e Madhe !
Parimi numur NJESH i demokracise eshte pjesemarrja ne parlament.
Ike nga parlamenti ishte pse deshe,askush nuk te perzuri. Prandaj me-
rri me vete pasojat. Keshtu Basha duke degjuar Berishen e pjerdhur
shkoi vete per lesh. Parlamentintash me te rinjt po funksionon per
mrekulli. A e dini ju zoterinj te bandes mafioze te Saliut de Perendimi
dhe Amerika tash kane gjetur njeriun e duhur ne vendin e duhur qe e
ka emrin Edi Rama dhe sikur te dete te iki vete ky Rama, bota demokra-
tike i thote: “Rri aty, mbaro Reformen ne Drejtesi dhe do te themi ne kur
do te ikesh. Pa mbaruar e qruar hesapet me banditet e mafias nuk ke
per te levizur nga vendi i K/ministrit” ! Eshte kjo aresyeja qe Edi Rama
tall menderen me Lulin,Monen,e Saliun sebashku me banden e tij te
Mamurrasit,Milotit, Lacit e Krujes qe mendojne se duke i vene tritol
tensionit te larte do ta rrezojne Edin,ashtu sic i porosit i mueri Sali qe
ora i ka mbetur qe ne kohen e “nemses” ,thone pleqt andej nga nahia
ime. RECI ,SALI, RECI ! Enkas per Ty eshte ndertuar.Atje te pafshim nje
dite jo te larget.
PO ME NJE FJAL LULIT DHE MONES JU VURI TE GJATIN KY