Ish-presidenti rumun Ion Iliesku u akuzua zyrtarisht të hënën për krime kundër njerëzimit nga kryeprokurori i vendit.
Akuzat janë përfundimi i një hetimi mbi revolucionin kaotik dhe të përgjakshëm antikomunist të vitit 1989.
89 vjeçari Iliesku, ka thënë në mënyrë të përsëritur se është i pafajshëm. Ai gëzonte mjaft popullaritet pas revoltës kundër diktatorit Nikolae Çaushesku, i cili u rrëzua dhe u ekzekutua në dhjetor 1989. Por në këtë proces gjetën vdekjen qindra njerëz dhe kundërshtarët e Ilieskut e akuzojnë atë se ia grabiti revolucionin popullit.
Aktakuza zyrtare ngrihet pasi prokurorët e akuzuan Ilieskun dhjetorin e kaluar si ideator i krijimit të një grupi në dhjetor 1989, për të fituar pushtet dhe legjitimitet politik.
Prokurorët thanë se grupi, duke përdorur deklarata të ndryshme dhe televizionin, u angazhua në “veprimtari të gjera dhe komplekse mashtruese për diversion dhe dizinformim”, pas ikjes së Çausheskut nga kryeqyteti më 22 dhjetor 1989.
Iliesku u konfirmua si president i përkohshëm nga parlamenti në shkurt 1990 dhe dha dorëheqjen në vitin 2004.
Kritikët brenda dhe jashtë vendit e akuzojnë Ilieskun dhe politikanë të tjerë kryesorë se janë përpjekur për të bllokuar reformat si dhe të ruajnë trashëgiminë politike dhe elitën sunduese të sistemi komunist.
Te njejten gje beri edhe qoftlargu ne Shqiperi nga 1992 e deri ne 2013!
Ndofta edhe per SB duhet ngritur e njejta akize per ate çfar shkaktoi ne 1997. Ai hapi depot e armeve, organizoi grupe militare kunder popullit te vet dhe urdheroi edhe ushtrine te godiste popullin. Per shkak te mendjes se tije diabolike, u vrane me qendra te pa fajshem. Eshte edhe shkaku edhe pasoja?! Ne se do te ket vullnet ligjor, eshte e mundur qe ky njeri te marre denimin e munguar
Salih Berishe lype birucin e miut se ti i ke shkaktu dhjet fish gjakë derdhje ma të madhe shqipëtarëve edhe pse dhjetëherë janë ma pak se ciganët rumunë
Iliesku ishte zv i Causheskut.Ai vrau Causheskun dhe ndejti i paprekshem pas kuintave kur u vendos “demokracia”Identik ishte dhe roli i Ramiz Alise ne Shqiperi.Po Ramizi ka vdekur dhe tani shpresojme qe te akuzohet Salih Berisha si zari i Ramizit,sepse Berishi ja kaloi dhe Ilieskut qindra here per krime.
Ike o plaku Mere ike.Bashkë me tespiet dhe së bashkë me Tosun Bacin.Ike.Sali Berisha ike shkove në të Sheqeres.Si Muhamet Gadafin në kanalin e qenefit.Të zë shaka e miletit.
Pse mos beri me pak berisha ne vitet 1991-1998??? Prokuroria duhet te marri parasysh kete!!!