Motra e terroristit Konstantinos Katsifas do të jetë “Marshalle e Nderit” e Paradës hreke që do të mbahet në Nju Jork, në 14 prill
Postera që shpalosin pretendime territoriale shoviniste ndaj Shqipërisë janë shfaqur gjatë Paradës greke në Boston SHBA.
Pasi ka marrë një numër njoftimesh dhe ankesash nga komuniteti shqiptar, Shoqata Shqiptaro- Amerikane në Massachusetts, “Besa” ka nisur një peticion si kundërpërgjigje.
“Duam të njoftojmë komunitetin tonë se kryetari ynë, Mark Kosmo, bashkëkryetarja Jeta Kaziu dhe shkrimtari Gazmend Kapllani janë koordinuar me udhëheqës të komunitetit lokal për të nisur një peticion, ku do të bëhet e qartë se nuk do të tolerojmë sllogane urrejtjeje dhe përçarjeje kundër vendit dhe komunitetit tonë në qytetin e Bostonit apo në Kamënuelthin e Masaçusetsit, që është edhe shtëpia jonë!”, thuhet në njoftimin e postuar nga MassBesa, në Facebook.
Një nga nismat e disa qarqeve greko-amerikane në Boston dhe Nju Jork ka qenë edhe nderimi i terroristit Konstantinos Katsifas, që u vra pas një përplasje të armatosur me policinë shqiptare në Jug të Shqipërisë.
Motra e militantit të vrarë Hermione Katsifas do të jetë “Marshalle e Nderit” e Paradës greke që do të mbahet në Nju Jork, në 14 prill.
Deri tani vetëm Shoqata “Rrënjë Shqiptare” ka reaguar ndaj këtij nderimi.
“Rrënjët Shqiptare” kanë vendosur të nderojnë Çamërinë, në 75 vjetorin e tragjedisë, gjatë parakalimit shqiptar në “Paradën e Emigrantëve” që bëhet çdo vit në muajin qershor në Nju Jork.
(Ruben Avxhiu)
Nuk do lejohet nderimi i terroristi arumun greqisht foles Kacica morerqi..ri ne Amerike.
Ju shkerdhehet motra neo grekeve neper rruge se nuk ka polici greke to mbroj atje.
Normalisht shteti amerikan do reagoje sepse atje ka ligj por nese nuk behet gje do rrihen neo greket neper rruge atje ne parade.
Qeveria e Tsiprasit te qendroje large ketyee qarqeve, ate te bej.
Jam i sigurt se ” lobi per himaren” qe udhehiqet nga disa himarojte te pabese e ben kete gje.
Po Ambasada Shqiptare cfare bene? Pse nuk reagon shteti shqiptar duke cuar nje note proteste tek shteti amerikan qe lejon te tilla maskaralleqe? Ku jane shqiptaret e Amerikes? Turp te lejosh terroriste grek sivellezer me Isis te leshojne te tilla parrulla. Duhet te reagojme.
Greket jane menderisht te semure pathollogjik qe eshte veshtire te merresh vesh, fatkeqesia jone eshte te te merremi me ta sa here qe ata kane ndonje krize mendore.
Terrorizmi shoven dhe teper barbar I Klerit te Megali-Ides HelenIke e ka shemtuar humanizmin e natyrshem te grekeve te lashtesise paramonoteiste. Une shpreh keqardhje per kete degradim qe ka perfshire edhe udheheqes te ketij shteti European me alfabet lindor.