Shqiptarët të "fiksuar" pas internetit: Numri i abonentëve arrin në 361 mijë

9 Prill 2019, 10:25Hi-Tech TEMA

Numri abonentëve të internetit në Shqipëri arriti një shifër rekord në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i abonentëve të internetit me linja fikse, në fund të dhjetorit ishte mbi 361 mijë.

Gjatë vitit 2018, numri i abonentëve  u rrit me afro 23%.

E thënë ndryshe, në një vit, janë shtuar afro 67 mijë abonentë të rinj të shërbimit të internetit.

Pjesa më e madhe e abonentëve të internetit e shfrytëzojnë lidhjen për të marrë më shumë se një shërbim komunikimi, duke përfshirë edhe telefoninë fikse dhe televizionin.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 225 mijë, në rritje vjetore me afro 13%. Prej tyre, 107 mijë abonentë marrin njëherësh tre shërbime përmes një lidhjeje të vetme.

Scan raporton se përfshirja e platformave televizive me pagesë i ka dhënë një shtysë edhe më të fortë zgjerimit të shërbimeve të integruara të komunikimit.

Sidoqoftë, depërtimi ende relativisht i ulët i linjave fikse ngelet një pengesë për të rritur numrin e abonentëve të internetit edhe jashtë qendrave të mëdha urbane të vendit.

1 komente në “Shqiptarët të “fiksuar” pas internetit: Numri i abonentëve arrin në 361 mijë”

  1. O says:

    Shqipetaret “te fiksuar” mbas djathit. 2.5 milione Shqipetar hajne djath cdo dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje