WhatsApp opsion që bllokon grupet e padëshiruara

4 Prill 2019, 10:31Hi-Tech TEMA

WhatsApp njoftoi krijimin e një funksioni që bllokon grupet e padëshiruara.

Bllokimi do të bëhet gradualisht në vende të ndryshme të botës.

Në praktikë, një artikull i veçantë është shtuar në menynë “privacy”, që gjendet në “settings” dhe më pas duke zgjedhur butonin “account”.

Pas kësaj rruge do të gjeni funksionin “groups”, në sajë të të cilit ju mund të vendosni manualisht se kush lejohet të shtojë përdoruesin të vetë grupit.

Opsionet janë: ”all”, ”only contact” dhe ”nobody”.

Në rastin e fundit ju merrni një mesazh paralajmërues që ju lejon të vendosni nëse do ta pranoni kërkesën dhe kjo, brenda 72 orëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje