Ky është momenti tronditës kur shoferja humb kontrollin dhe futet me makinën e saj brenda në një palestër.
Në pamjet filmike do të shikoni se si makinë Mercedez godet një burrë që në ato momente po vraponte në shiritin rrotullues dhe e përplas në mur.
Samuel Kiwasz po ushtronte në një palestër në qytetin Culver, kur një veturë befasisht u fut brenda duke thyer dyert dhe frikësuar të pranishmit që ishin në palestër.
“Është mrekulli që jam gjallë”, ka deklaruar Kiwasz. (TemA)