Ambasadorja gjermane, apel PD e LSI: Të marrin pjesë të gjitha partitë në zgjedhjet vendore, do monitorohen rreptësisht nga ne

12 Prill 2019, 13:45Politika TEMA

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz u ka bërë sot thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Ambasadorja Susanne Schütz dhe Erida Skëndaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), kanë rënë dakord sot për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019.

Qeveria Federale do ta mbështesë AHC-në me fonde të “Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore”.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate subvencioni në Ambasadën Gjermane, Ambasadorja Schütz deklaroi se, “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e çdo demokracie të shëndetshme.

Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit/et të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor”.

Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit.

Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, – tha ambasadorja.

1 komente në “Ambasadorja gjermane, apel PD e LSI: Të marrin pjesë të gjitha partitë në zgjedhjet vendore, do monitorohen rreptësisht nga ne”

  1. Ce says:

    Nuk guxojne te hyjne ne nje beteje elektorale te humbur akoma pa hyre. Pd me Lulin ka humbur 3 here. U bashkua me Particken e Nafije dybekut dhe te sharebajgave te leshitlikes dhe hjmbi me thelle, tani kane dale nje here e pergjithmone nga parlamenti fytyrat me te urryera te ketij kombi, Flamur geringu, Klevis kerrici, paloqja, salianji, vokshi gerdalla, Nafije fallxhorja, kejdi dhembcakallja, nora bythderrja, erisa hundpinokja, klajda surrattepsija, i perjetshem kujtimi i tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje