Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Samitin e tetë të liderëve të Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Dubrovnik, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në Samitin e Dubrovnikut se Kina i mirëpret eksportet e produkteve bujqësore të Shqipërisë.
Ai më tej shprehu edhe afrimitet përsa i përket marrëdhënieve midis dy vendeve. Ky vit shënon edhe 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
Duke përshëndetur miqësinë tradicionalisht të rrënjosur mes dy vendeve, kryeministri Li Kerqiang tha se marrëdhëniet Kinë-Shqipëri janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit.
Kryeministri Keqiang theksoi se Kina mirëpret zgjerimin e eksporteve shqiptare në Kinë, të produkteve bujqësore dhe specialiteteve vendore shqiptare, të tilla si mjalti, vaji i ullirit apo vera.
“Kina është e gatshme të punojë me Shqipërinë për të konsoliduar marrëdhëniet miqësore, për të çimentuar bashkëpunimin praktik, për të nxitur më tej lidhjet dypalëshe dhe për të përfituar dy popujt. Kina dhe Shqipëria duhet të rrisin komunikimin për të arritur një marrëveshje për përjashtimin reciprok të vizave midis dy vendeve, për të lehtësuar shkëmbimet e të rinjve dhe për të konsoliduar mbështetjen publike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, ka deklaruar kryeministri kinez.
Mediat kineze shkruajnë se Rama ka përshëndetur miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe ka bërë thirrje për një festë madhështore të 70 vjetorit të krijimit të lidhjeve dypalëshe.
“Shqipëria në mënyrë aktive mbështet projekte bashkëpunimi me Kinën dhe shpreson të zgjerojë eksportin e produkteve bujqësore në Kinë” tha Rama, duke shtuar se ai pret që Kina të ofrojë komoditet për njerëzit e talentuar shqiptarë në vendin aziatik.
Sa tall bythen Edpalla. Me prodhimet tona bujqesore vjetore (nese do vene te paprishura deri ne Kine) ha nje vakt nje lagje fshati ne Kine. Tani nuk ka me problem Kina qe do e mbajme ne me te ngrene. E kane konceptin e 1 miliarde e gjysem njerez keta qe diskutojne tregti me Kinen? Kur behen llogaritjet, gabimi i pranuar eshte plus-minus 100 milione banore, keta do tregtojne 5 fije speca, 3 kokrra patate dhe 1 kile molle ne Kine.
E flliqem edhe emrin e madh te Kines me kinezerirat tona hajduterie.
Kinezet duhet t’na e bejne nje alfabet tonin Kanji e te fillojme jeten nga e para me stilin Kinez.
Po ne Shqipot politikene sikur po e zhdredhnim me Katarin pasi Ruci kishte shkuar ne Arabi me bere pazare, tani me Kinen?
What the hell!?!
HEHE, moj e mjera Shqiperi, te jane hapur shalet e nuk ngeli kush pa ta zhyt tollumin.
Rama ,ne se ka pak inteligjence duhet ti garantoje kryeministrit kinez sigurine e investimeve ne Shqiperi .Do te mjaftonin nje cikel i plote i industrise hitech nga Shenxheni per te nxjerre vendin nga varferia dhe gjallerimin e gjithe zinxhirit ekonomik .Pa industri moderne nuk ka zhvillim ,nuk ka te ardhme ,nuk ka punesim dhe mireqenie .Dhe ne situaten aktuale kete mund ta realizoje vetem Kina .Kryeministri kinez e shpreh shume qarte Ne se ne nuk jemi ne gjendje te perfitojme ,kjo eshte thjesht vazhdimesi e idiotise sone groteske te filluar ne vitin famkeq 1978 te prishjes se marredhenieve me Kinen . Thjesht, ne se do te kishim ndjekur rrugen kineze ,me ndihmen kineze dhe burimet e bollshme per nje vend te vogel ndoshta, sot do te ishim vendi me i pasur ne Europe .Te pakten le te reflektojme nga cmendurite e se kaluares .
D.M.TH. paska vdekur B.E. ja e Saliut , Monikes , Metes , Rames , etj etj , ku mezi presim te integrohemi ..! C`po behet keshtu me ate vend ..! Mos e verteta eshte se nuk po pyet njeri per prodhime bujqesore ne ate vend , se atje nuk ka shtet ..?!
Mos e kishe fjalën për kanabis sativa ?