Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar pasi Gjykata Administrative vendosi të pranojë sot padinë e Bujar Sheshit ndaj AIDSSH.
Autoriteti i Dosjeve kundërshton vendimni e gjykatës dhe thotë se “Bujar Sheshi figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person”.
Deklarata e plotë:
Sot, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, ka vendosur Pranimin e Padisë së paraqitur nga z. Bujar Sheshi me objekt Shfuqizimin e Vendimit nr. 12, datë 22.01.2019, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit.
Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara, nga pala e Paditur Autoriteti për Informim, janë paraqitur prova dhe fakte të shumta të cilat provojnë qëndrimin e Autoritetit, të mbajtur në Vendimin nr. 12, datë 22/01/2019, sipas të cilit është vendosur se:
a) Bujar Sheshi (Shesha), i datëlindjes 15.12.1957, vendlindja Tiranë, në kuptim të nenit 3 pika 4 dhe nenit 29, pika 2, gërma c, të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor, Sektori V, drejtimi Inteligjencë – Rini, por nga verifikimet e deritanishme nuk disponojmë dokumente që të vërtetojnë aktivitetin e tij.
b) Z. Bujar Sheshi, sipas Nenit 29, pika 2, gërma c, të Ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron të ketë materiale, në emër të tij, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si anëtar, me detyrë Hetues, në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme të Fierit që nga viti 1979.
Sipas vendimit të sipërpërmendur, z. Bujar Sheshi figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person.
Mbështetur në Nenin 5 pika 1 të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, “Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas këtij ligji, duke përdorur, sipas nevojës, edhe informacionet nga regjistri qendror i gjendjes civile”.
Sa më sipër, mbi këtë bazë ligjore por jo vetëm, Autoriteti ushtroi funksionet e veta duke iu drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për informacion më të plotë për të saktësuar nëse ka persona të tjerë me këtë identitet apo gjeneralitete të përafërta me të, si Bujar Ramis Sheshi ose Shesha, në përputhje edhe me Formularin e aplikimit të plotësuar nga vetë kërkuesi, apo Bujar Rasim Shesha, sipas dokumenteve të sipërcituar.
Nga përfaqësuesit e AIDSSH-së dhe Avokaturës së Shtetit është argumentuar në gjykatë, përmes dokumenteve arkivore shtesë, se lidhja e tij me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit ka filluar që në kohën e diplomimit të tij në profilin Sigurim, emërimin si “Oficer” dhe më pas “Hetues” në Degën e Punëve të Brendshme.
Provat e paraqitura nga AIDSSH, përfshirë aktet adminstrative të brendshme, të strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit, kanë vërtetuar lidhjen dhe bashkëveprimin e pakundërshtueshëm të hetuesisë me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë e dinë më së miri sidomos ata fatkeqë që kaluan kalvarin e dënimeve politike nëpër qelitë e hetuesive dhe familjarët e tyre, dosjet e të cilëve ruhen dhe administrohen pranë arkivit të AIDSSH-së.
Për sa më sipër, jemi te bindur se Vendimi i marrë sot nga një gjykatës i Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë vendimin e një institucioni të specializuar dhe kolegjial, është i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën e dokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha), paraqitur në pikën 1a) të vendimit nr. 12 datë 22.01.2019.
Gjykatësi duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr. 12 datë 22.01.2019 të AIDSSH-së dhe rrëzimin e padisë, si të pambështetur në ligj dhe në prova.
Për më tepër, ky vendim ka lidhje drejtpërsëdrejti me organet më të larta të drejtësisë, që të jenë të besueshme për publikun.
AIDSSH është e vendosur ta apelojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, e bindur se interesi publik prevalon mbi atë individual, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë. (TemA)
Bastard te AID Leshit…
Paguheni nga Taksat tona…nga leket e shqiptarve te vuajtur dhe te tradhetuar gjat ketyre 30 viteve te ndyra tranzitore…..
……..
Bastard, silluni si nenpunes, jo si kerma politike….
Nuk ju lejohen deklarata politike si “ata qe kan kaluar vuajtjet e din mire….”.
Bastatd, lejani gjykates ta vendos, e dim qe gjykatat jan te korruptuara, por ju vazhdoni ne apel…
…………
Deklarata te tilla, qe dalin mbi gjyqsorin dhe kunder qytetarit, jane ligjerisht te denueshme.
Kush jeni ju qe do dilni mbi gjyqsori…..
Bastard,…A ju kaluar njeri juve ne Vetting???
Cfar perfaqsoni ju…?
………….
Bastard, nuk eshte krim te punosh ne organet e sigurise kombetare…si dje ashtu dhe sot.
Ne se ka raste qe Bujar shesha ka marr pjes ne perndjekje politike e relatoni…por jo ta linchoni pe te drejt.
……….
Me sa duket nje tuf Bastardesh te Korruptuar nuk e dashka Bujarin ne Drejtesi……ja paska friken…dmth Bujari qenka i ndershem.
Sa keq ….
Si nuk nxorren nje spihun te huaj keta dreq nenpunsish, dhe ka me shumic qe i sherbenin dhe i sherbejne Grekut, Serbit etj, por merren vetem me ata qe i sherbejn atdheut.
Ptu rrac e ndyre bastarde……
Arixheshka paska marr porosi nga qiverriu, te nxjerr nga sistemi te ndershmit.
Bastard te AID Leshit…
Paguheni nga Taksat tona…nga leket e shqiptarve te vuajtur dhe te tradhetuar gjat ketyre 30 viteve te ndyra tranzitore…..
……..
Bastard, silluni si nenpunes, jo si kerma politike….
Nuk ju lejohen deklarata politike si “ata qe kan kaluar vuajtjet e din mire….”.
Bastatd, lejani gjykates ta vendos, e dim qe gjykatat jan te korruptuara, por ju vazhdoni ne apel…
…………
Deklarata te tilla, qe dalin mbi gjyqsorin dhe kunder qytetarit, jane ligjerisht te denueshme.
Kush jeni ju qe do dilni mbi gjyqsori…..
Bastard,…A ju kaluar njeri juve ne Vetting???
Cfar perfaqsoni ju…?
………….
Bastard, nuk eshte krim te punosh ne organet e sigurise kombetare…si dje ashtu dhe sot.
Ne se ka raste qe Bujar shesha ka marr pjes ne perndjekje politike e relatoni…por jo ta linchoni pa te drejt.
……….
Me sa duket nje tuf Bastardesh te Korruptuar nuk e dashka Bujarin ne Drejtesi……ja paska friken…dmth Bujari qenka i ndershem.
Sa keq ….
Si nuk nxorren nje spihun te huaj keta dreq nenpunsish, dhe ka me shumic qe i sherbenin dhe i sherbejne Grekut, Serbit etj, por merren vetem me ata qe i sherbejn atdheut.
Ptu rrac e ndyre bastarde……
Arixheshka paska marr porosi nga qiverriu, te nxjerr nga sistemi te ndershmit.
Si mund te jete autentik nje dokument kur jane 3 elemente qe ndryshojne:-atesia,mbiemri,datlindja.dakord?per argument ne favor tuaj nxirrni emrin e nenes dhe krahasojeni.por deri tani dokumenti juaj autentik nuk verteton kerkesen tuaj,por ate qe thote i demtuari.une si qytetar,nga cparaqesni deri tani iu akuzoj ju si te manipuluar politikisht,.ne ato funksione jeni ne konflikt interesi ndaj duhet te largoheni ose tiu largojne.nuk e meritoni.por mund te punesoheni ne tufen e tufes.
AIDSSH eshte nje institucion spurdhjak dhe i mbushur me b…..q…. prinderit e te cileve deri dje kane qene informatore te sigurimit. Ky institucion spurdhjak deri dje e akuzonte se Prokurori kishte qene informator i Sigurimit ndersa tani na thone se kemi vertetuar se lidhja e tij me Sigurimin ka filluar qekurse u diplomua per kete profil ne ish Shkollen e Min. Brendshme. Pra qe paska qene oficer. Komplet ndryshe nga te qenit informator/spiun. Ose me sakte ka qene shefi i prinderve te ketyre spurdhjakeve. Qekur na qenka krim te kesh qene Oficer Sigurimi. Jo po hajde te denojme edhe Oficerat e ushtrise e policise te asaj kohe. Te gjithe keta i kane sherbyer vendit ne ate kohe dhe e kane bere shume mire ate detyre. Suksese prokurorit se mesa duket dikush qenka shqetesuar qe nuk e ka ne xhep ate.
Si mundet te cenohet e drejta e nje qytetari per tju drejtuar gjykates? Dhe pse ka frike AIDSSH qe kjo ceshtje te shqyrtohet edhe nga gjykata?