Zgjedhjet presidenciale, Maqedonia e Veriut goditet nga lajmet e rreme

13 Prill 2019, 13:18Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet presidenciale ne 21 prill, por ndërkohe sa vjen e shtohen shqetësimet për lajmet e rreme në fushatë.

Portalet në internet shpesh kanë mbështetjen e politikës

Nga ana tjetër, gjuha e urrejtjes në medien “online” nuk ka gjetur ndëshkimin e autoriteteve gjyqësore deri tani në këtë vend, thotë VOA.

Lajmet e rreme në internet nuk e anashkalojnë Maqedoninë e Veriut, e cila u bë e njohur sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s në Amerikë, kur qindra tekste nga persona në qytetin e Velesit shpërndaheshin në mënyrë globale në rrjetet sociale dhe në faqet e internetit.

Aktualisht në mesin e fushatës, vërehen se portale të shumta, veprimtaria e të cilave nuk është rregulluar me ligj, shpërndajnë lajme të rreme, ndërsa në disa raste, nuk mungon as gjuha e urrejtjes.

Nga ana tjetër, edhe mediet online e keqpërdorin shpesh lirinë e shprehjes duke bërë që të degjenerohet në gjuhë të urrejtjes. Nga situata e krijuar, janë ngritur zëra që theksojnë domosdoshmërinë e miratimit të ligjit apo akteve për rregullimin e punës së mediave në internet. VOA citon gazetarë vendas të pohojnë se gati të gjithë faktorët politikë në vend kanë nga një portal të tyre.

1 komente në “Zgjedhjet presidenciale, Maqedonia e Veriut goditet nga lajmet e rreme”

  1. ¬ says:

    Maqedonia nxin imazhin e Shqipërisë te të huajt duke ju folur për xhamit e Kumanovës Gostivarit, Tetovës., ndaj ka mundësi që ti hapen negociatat në Qershor pasi thonë që përfajqsojm dhe vëndin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje