Pushtimi i ri turk i viseve shqiptare

13 Prill 2019, 09:03Rajoni TEMA

Çfarë po bën Turqia e Erdoanit në viset shqiptare është një lloj pushtimi fetar dhe “kulturor” me qëllim të dominimit total edhe politik. Kjo strategji destruktive është e kundërta e bashkëpunimit me kombin shqiptar. Është koha e fundit të rezistohet kundër këtij pushtimi!

Nga Enver Robelli

Ditëve të fundit Turqia ka shtuar presionin kundër Kosovës dhe Maqedonisë për të ekstraduar persona që regjimi i Rexhep Taip Erdoanit i quan «terroristë të lëvizjes Gylen». Apetiti i Ankarasë për të kapur sa më shumë kritikë të sistemit arbitrar të Erdoanit në Ballkan është shtuar pasi vitin e kaluar «shteti i thellë» në Kosovë, i kontrolluar nga Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit, kidnapoi dhe ia dorëzoi shërbimit sekret turk gjashtë të ashtuquajtur gylenistë. Ende është e paqartë se çfarë krimesh kanë kryer këta njerëz, përveç se mund të kenë qenë kundërshtarë të Erdoanit, i cili prej vitesh është duke zhvilluar një luftë kundër ish-mikut të tij Fetullah Gylen.

Si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni po rritet presioni që autoritetet të mbyllin shkollat e lëvizjes Gylen, të cilat qeveria turke i kishte lavdëruar si institucione të mira arsimore. Por kjo ka qenë para se Gyleni të kritikonte Erdoanin dhe klanin e tij për korrupsion dhe para se një grup oficerësh, me gjasë të afërt me lëvizjen Gylen, në korrik 2016 tentuan që me grusht shteti të largojnë nga pushteti Erdoanin.

Puçi për të rrëzuar një qeveri legjitime për fat të mirë dështoi. Por tentimi për puç ishte i mirëseardhur për Erdoanin për të filluar pastaj një fushatë kundër çdokujt që e kritikon atë – pa marrë parasysh a është gylenist apo jo. Përpjekja për puç, tha atëbotë Erdoan, është «dhuratë e Allahut». Erdoan «në emër të Allahut» po keqtrajton që nga viti 2016 kritikët e tij dhe tash «në emër të Allahut» po kërkon që në viset shqiptare të hapen sa më shumë shkolla të «Fondacionit Maarif», një institucion i kontrolluar direkt nga qeveria turke.

Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, Erdoan po ia dhuron një xhami, por para se të inaugurojë këtë objekt gjigant kulti (thuhet se është xhamia më e madhe në Ballkan), autokrati turk, përmes hafijeve të tij, u përpoq të imponojë një kandidat të tij në postin e kryemyftiut të Shqipërisë. Për fat të mirë nuk ia doli. Një dhuratë të ngjashme si Tiranës Erdoani po ia bën edhe Prishtinës: një xhami. Krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, një turmë injorantësh me vetëdije të ulët kombëtare, kur filloi lufta në Siri e përvetësuan agjendën e islamistëve turq, të cilët thoshin se në Siri po mbrohej «toka e shenjtë e Shamit», pra krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës i refuzuan të gjitha projektet elegante arkitektonike për xhaminë e re në Prishtinë dhe pranuan «dhuratën» e Diyanetit turk, trupës parafetare të Erdoanit për pushtimin fetar dhe «kulturor» të viseve shqiptare. (Sa i përket Sirisë: në të vërtetë populli sirian fillimisht u ngrit në këmbë kundër regjimit diktatorial të Bashar al-Asadit, por këtë luftë fisnike e të drejtë me kalimin e kohës e devijuan dhe degraduan islamistët me agjendat e tyre gjoja hyjnore).

Përveç presionit ndaj Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë që të heqin dorë nga sovraniteti i tyre dhe të shndërrohen faktikisht në vilajete turke, qeveria e Ankarasë po intensifikon propagandën e pafrenueshme fetare. Mjafton të përcillen pak lajmet e agjencisë gjysmështetërore të lajmeve Anadolu Agency. Në takt pothuaj ditor postohen lajme që lidhen vetëm me fenë. Ja disa tituj: «Shkup, organizohet program i leximit të Kur’anit», «Përkundër autizmit, 16 vjeçari Ozan bëhet hafiz dhe mëson gjuhët e huaja», «Muslimanët në Bullgari ruajnë Kur’anin e punuar me dorë si pasurinë më të madhe», «Kurani me shkronja të qëndisura, atraksion për qindra mijëra njerëz», «Turqi, Kurani 500 vjeçar kthehet në Pallatin Topkapi», «Turqi, ekspozohet Kur’an-i tetëshekullor i shkruar me dorë», «Në muzeun në Tokat të Turqisë ekspozohet Kuran i shkruar me dorë që daton nga viti 1190», «Shkup, program me rastin e Natës së Miraxhit», «Programi që u organizua në xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, filloi pas faljes së namazit të akshamit», «Në 40 shtete dhe 10 gjuhë shpërndahen 108 mijë Kur’an-i Kerim», «Kaligrafisti nga Gaza shkruan Kuranin me përmasa të mëdha».

Si në çdo shtet demokratik edhe në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni është e garantuar liria e praktikimit të fesë, por agresiviteti me të cilin Turqia po përpiqet të islamizojë edhe politikën dhe çdo pore të jetës është tejet i rrezikshëm. Sepse islamizimi i politikës lidhet me agjendat turke për dominim në Ballkan. Kjo politikë nuk dallon shumë nga tendencat e nacionalistëve maqedonas apo serbë që në çdo kthesë e kodër të vendosin një kryq për të treguar kështu epërsinë ndaj të tjerëve. Por përkundër kryqeve dhe xhamive, kurseve të Kuranit dhe meshave ortodokse jeta e qytetarëve të vendeve të Ballkanit nuk po ndryshon për së miri – dhe këtë e tregon emigrimi masiv i viteve të fundit.

Është koha e fundit që Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia së bashku të zhvillojnë një strategji të përbashkët për t’iu përgjigjur politikave të dëmshme turke në rajon. Ankaraja prej vitesh ka mobilizuar mercenarë në mesin e imamëve dhe politikanëve minorë që gati çdo ditë thonë se Perandoria Osmane vetëm e ka administruar Ballkanin, domethënë nuk paskësh qenë fuqi pushtuese, por në të vertetë e tillë ka qenë dhe sipas historianëve seriozë nuk ka lënë pas asnjë shenjë civilizimi në rajon përveç ndonjë ure, hamami, xhamie, ndonjë dyqani me qerpiç dhe zanatçiu të hallvës.

Në kohën kur Turqia në mënyrë dramatike po afrohet me Rusinë dhe po pështynë mbi aleatët perëndimorë, politikanët në Shkup, Tiranë e Prishtinë duhet të kenë një përgjigje mbi orientimin afatgjatë. Një gjë është e qartë: lirinë dhe shtetësinë e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë në masë të madhe (në mos tërësisht) e garantojnë aleatët perëndimorë. Turqia e Erdoanit ka një agjendë tjetër: «Ai po na shikon si pjesë të ummas, të bashkësisë mbarëbotërore myslimane, dhe po synon të na instrumentalizojë në rast nevoje edhe kundër Amerikës. Por pa Amerikën ne nuk do të ishim shtet». Kështu thoshte ditë më parë një gazetar boshnjak në tarracën e hotelit «Europa» në Sarajevë. Pikërisht për shkak të kësaj politike destruktive turke ky gazetar kishte braktisur punën në Anadolu Agency. Një Turqi tjetër, ajo që po e kundërshton Erdoanin, mund të jetë aleate e vendeve të Ballkanit një ditë. Kjo e Erdoanit jo. Për fat të mirë rreth 50 për qind e turqve nuk pajtohen fare me politikat e Erdoanit, i cili me gjasë kujton se edhe kursin e lirës turke mund ta ndryshojë me ndihmën e Allahut.

46 komente në “Pushtimi i ri turk i viseve shqiptare”

    1. Flm says:

      Perse po heshtin Akademiket Shqiptar dhe kaq kohe nuk po flasin per keto te verteta ???
      ###
      Apo jane te paguar me rroge mujore nga Sulltani.
      Ku jane historianet Xhufka, Duka, Bashkurti, .. qe ciren kur Greku “hedh nje pordhe”, dhe sandalet alla Turke nuk i denoncojne.
      ###
      Thjesht te kuptoni se sa te rezikshem jane per interesat e Shqioerise emrat e siper permendur.

      1. Mali Athos Orgji Nuk Lejohen Grate. says:

        Bravo e fitove Dhe per Sot Supen nga Athina. Te fala Janullos Dhe kujdes me Zyrat Poshte Kishës Orthodoke ne Tirane.

      2. Peshkaguri says:

        Flm Janulla 300 evro!!!
        Xhufi Duka,Bashkurti mbrojn shqipèrin prej grekut jo se urrejn grekun por arrogancèn dhe asimilimin qe greqia perdor prej shekujsh ndaj popullit shqiptar dhe sa per dijeni profesorat e lartpermendur jane deklaruar hapur kundèr politikès islamiste tè Er-Duhanit i cili nèpèrmjet medreseve dhe ndertimit tè panumurt tè xhamive po kryen tè njèjtèn metodè tè sulltanève tè cilèt si shpèrblim na kanè lènè injorancèn.xhamit qè u ndèrtuan mbi kishat shqiptare,ferexhet,ndalimin e femrès sè emancipuar.Nuk mjaftoj televizioni CNN sèbashku me RAI tre italiane nèpèmjet dokumentarit nga kosova dhe shqipèri vèrtetuan se nè njè kohè rekordè vendet arabe dhe turqia kishin ndèrtuar 221 xhami.Politikès sunduese islamiste otomane i duhen prer rrugèt sa mè shpejt gjithashtu tè kontrollohen dhe vihen pèrpara ligjit mbèshtetèsit e politikès ER-Duhanit nè tè kundèrt do tè ktehemi njè vatèr talebanèsh me brekushe mjekra cjapi dhe ferexhe .

        1. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

          Kurse Kishat Shqipetare u ndertuan Siper Tempujve te Ilireve Pagan, Dhe nder Keto Kisha Shqipetare Liturgjine e Tyre Kishe Gjuhen Sllave Dhe Gjuhen Greko-Bizantine.

    2. Toni says:

      O Enver ore majmun. Po kujt po ja shet keto dengla. Ore idiot. Po ku ishin trojet shqiptare para ardhjes se turqeve. A nuk ishin nen pushtimin e mbreterise se Serbise ??. A nuk po i piqte car Dushani shqiptaret ne hell sic thone dhe deshmitaret dhe kronistet e kohes. A nuk po i spastronte trojet shqiptare dhe po i mbushte ata me sllav. I ke toponimet sllave akoma dhe sot deri me jug te Shqiperise. Me ardhjen e turqeve shqiptaret filuan te merrnin fryme perseri dhe i shpetuan asilimilit. Gazetare plere. Mashtrues.

      1. katarakti says:

        “ …Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra… Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
        Fragmenti i mësipërm bën fjalë për pushtimin osman të Shqipërisë. Ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, pas dhjetëra vjetësh luftërash të përgjakshme, kur sulltan Mehmeti II mori më në fund Krujën e pas saj, Shkodrën. Është nxjerrë nga një libër me titullin “Kronikat e Tursun beut”, që ka për autor një ndër emrat më të njohur të literaturës së hershme osmane, njëherësh kronist zyrtar i sulltanit. Në fakt, kronikat e Tursun beut konsiderohen ndër dëshmitë më të vyera osmane për bëmat e sulltan Mehmetit II, një prej sulltanëve më të famshëm osmanë, i quajtur ndryshe dhe Mehmet Pushtuesi. Por po ashtu, një ndër dëshmitë më të rëndësishme për atë periudhë kur, pas gati njëqind vjet luftërash, përmbyllet pushtimi osman i asaj pjese të Europës që më pas u quajt Ballkan, duke nisur kësisoj periudhën disashekullore të sundimit osman.

        1. Zigur Qarri says:

          Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Allahu i madherishem do na ndihmoje te bashkojme ballkanin.

      2. Poli says:

        Ti ke tipiku qe edhe mbas 600 vjetesh nuk di te justifikosh pse je akoma mysliman o tony bidoni

      3. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

        90 Fshatra nga Berati Dhe Skrapari Jane Toponime Sllave.

      4. sauksi says:

        ejvallah, o zoti komentues, (Toni) pse nuk shkruan ti për këto tema se ja paske haberin, jam i sigurt se do jesh shumë më i saktë se ky Koqe gazetar, p.s. si shkruhet emri “enver” ne greqisht?

      5. Himarjoti says:

        Toni mos ke studiuar ne medrese historin e kombit shqiptar.Asnjeher otomanet nuk e kane mbrojtur kombin shqiptar vetem e coptuan ne vilajete duke i ndaluar gjuhen e embel shqipe kurse serbet greket bullgaret mund te flisnin dhe shkruanin lirisht gjuhet e tyre kurse ne na dhuroj mjekrat e gjata bythen e palare ngritur nga xhamit nje erresir prej 5 shekujsh qe nuk do t’ia ja uroja asnje kombi ne bote.Idioti erdohan perpiqet me propaganden e ferexheve e xhamive te influencoj ne trurin e klases se varfer shqiptare edhe nepermjet fondacioneve ,perse shteti nuk ndermer nje fushate per spastrimin e vendit nga mbingarkesa e xhamive dhe disa hoxhallareve si dhe ndonje ze qe del hapur dhe reklamon ideologjin otomane aktuale .Neser do te jet shume vone .

    3. Kalec Dega says:

      Pse kot e ka shok Edi, Erdoganin!…dhe Vucicin?

      K y shkrim i ka zemeruar shume shqipfolsit Toni etj…..

  1. Zendel says:

    Ajde Enver se ngadale e mezi po i bie t’vertetes verdalle, pakez vone, shqiptaret kaher kan ikur per lesh arabi.

    1. Detari says:

      enveri e ka hallin per gylenin. Do ket mbaruare shkollen ataturk te peqinit.

      1. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela Arberia po' Rikthehet Rrofte Reposh Stanish Jovan says:

        Hahahhahaha Duhet me e nda Mendjen ky Enveri o me Kemalistet o me Gylenistet ???

  2. Alniku says:

    Si duhet të shpëtojmë nga kjo kolere ??

    1. Ardhacake Evgjit te Anadollit te Quajtur Grek says:

      Shkollen tek Fustani i Janullos me Shpetu bej nie Gojore, Merr pensionin 300 Euro,Dhe u kry Puna

  3. Gjilan says:

    He Enver,

    Ke humbur lexueshmerine ne Kosove, e tani na qyrresh ketu?

    Mbetjet komuniste si ti me ngjyra kinese evropiane, nuk i askush.

    Deshe apo nuk deshe Islami ka qene dhe do te mbetet ne shqiptari deri sa te kete shqiptare ne keto troje.

    Mbetjet si ti mundohen te transformohen por behen edhe me te keqija.

  4. Jovan Reposh Stanish says:

    Kur Shqipetaret Kane qene Shtetas Osmane, Kan bere Qejf me Vasilikat e Gerqise Hahaha ??

  5. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

    O Enver o Idiot Noterik, por ti mendon se Gyleni eshte me Pak Fetar se Erdogani? O Kar me Zile po’ Gyleni Don ta Osmanizoi Shqiperine o funderine Por kur u beret Dhe Ju Gazetere mo Spiunat e Udb more Titista.

  6. SS says:

    SUNITLLIKU KA HYRE NE GEN BASHKE ME SYNELLIKUN….

  7. Qaushi says:

    E more Gjilan !
    Xhamia nderton ky vellau i Thacit ne tokat shqiptare e fabrika ne Serbi ke Vuciqi!
    E ti akoma me islam…..!

  8. Dhespot foti says:

    Pushtimi grek_ dhe serbosllav dhe marja e teritoreve prej tyre eshte armiku yne o Mero . Turqit dhe Turqia jane dhe mbeten aleatet tane kryesore pike. Miq dhe vllezer kemi ata qe na mbrojne Turqit, jo gerqine e janulles dhe tè dules, apo serbosllavime e lulushit, e tè saleh bashovicit.

  9. Fation says:

    Analiza shumë e mirë. Ky është një shqetësim për shqiptarët në AL dhe KS sepse pas “vëllazërisë” fshihet kontrolli dhe çdo dhuratë vjen si një kal troje me ndërhyrje të pa-pranueshme në punët e brendshme nga të gjitha anët, ekonomike, politike e kulturore. Me keqardhje shoh edhe shumë komente që shajnë gazetarin, (të cilin nuk e kam idenë kush është) dhe ngatërrojnë lloj lloj përrallash me otomanë, serbë, e kumunistë vetëm për të mbyllur sytë. Sikur kështu të bënte Papa duhet të ngriheshin të parët katolikët! Jeni trushpëlarë dhe ju duhet një dush i ftohtë realiteti.

  10. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Robell,je teper i pasakt kjo ose nuk kupton a qellimisht luan te ”paditurin”!!!!
    po si more qafir nuk paska te drejte Erdogani me tall topet me birazeret muslims shqipfoles m’Kosove,Albaniston apo FYROM!!!!?? po ju jeni turq te nje gjaku me nene e babe……………kshq mohimi apo largimi ga rdogani do te thote mohim i DNA tuaj turke,gje e cila perben krim,kjo pasi eshte e drejte e cilit do qe te mbroje identitetin e tij.

  11. katarakti says:

    Pas vdekjes se Gjergjit dhe pushtimit te vendit nga turku filloi nje masaker e vertete kundrejt shqiptareve qe kishin turperuar 2 sulltane turq. Deshmite e kronikanit turk, Tursun beut, jane rrenqethese dhe dritheronjese. Luginat u mbushen me koka shqiptaresh te prere ndersa vajza te bukura si zana u roberuan nga çallmaxhinjte. Kjo masaker, si ajo qe turqit bene disa shekuj me pas edhe kunder armeneve, e detyroi nje pjese te madhe te popullsise shqiptare te merrte rruget e mergimit per gjithnje. Nje pjese e konsiderueshme mori rruget drejt drejt Morese dhe Peloponezit ne Greqi. Keta jane arvanitasist e famshem.Bubulina, Marko Boçari dhe plot shqiptare te tjere iu bashkuan me vone kryengritjes greke kunder turkut duke dhene nje ndihmese te konsiderueshme per çlirimin e Greqise. Pjesa tjeter mori detin per ne Kalabri dhe Siçili te Italise ku edhe sot ka fshatra arbereshe. Edhe ata u dalluan ne fushaten qe Garibaldi ndermorri per çlirimin dhe bashkimin e Italise. Vendin e shqiptareve te larguar pergjithnje nga atdheu i te pareve te tyre e zune çallmaxhinjte dhe shallvaret e koloneve turq, nizamet, asqeret, bejleret, agallaret dhe pashallaret e sulltanit
    Ishte Haxhi Qamili i keqfamshem qe mori edhe armet ne fillim te shekullit te kaluar per te kerkuar « Baben ». Transformimi i Shqiperise ne nje koloni turke beri qe Europa ta copetonte Shqiperine ne favor te fqinjeve te saj. Mos duhet valle te krijojme edhe nje Turqi te vogel ne Ballkan ?- u shprehen shume ambasadore gjate Konferences se Londres. Dhe per çudine me te madhe, edhe kur ishte duke dhene shpirt, Turqia nuk u beri asnje leshim shqiptareve. Ndryshe nga sa ishte sjelle me greket, bullgaret apo serbet ajo edhe nje shkolle ku te mesonin ne gjuhen e tyre nuk ua lejoi shqiptareve. Per me shume edhe kur shqiptaret u perpoqen ne fillim te shekullit te kaluar te hapnin Normalen e Elbasanit bimbashet e Anadollit shtruan ne dru nismetarin e hapjes se kesaj shkolle. Drejtori i Shkollës Normale u kap paraditen e 7 gushtit 1910 në Elbasan nga ekspedita ndëshkimore e Shefqet Turgut pashës që kishte vepruar në gjithë Gegninë. Katër ditë më vonë dënohet nga një gjykatë ushtarake dhe internohet në Bursë të Turqisë. Ndërkohë qeveria e re e xhonturqve kishte nisur një fushatë kundër çdo gjëje që shprehte lëvizje për pavarësi, sidomos ndaj atyre që shpreheshin në gjuhën shqipe. Përballë këtyre sulmeve u gjend dhe Normalja e Elbasanit të cilën qeveria osmane e mbylli në tetor të vitit 1910. Përballë kësaj situate Fan Noli nga Bostoni i shkruante Lef Nosit në Elbasan që do të ishte mirë dhe njëkohësisht një goditje për qeverinë osmane që Normalja të transferohesh jashtë tokave shqiptare në ndonjë shtet të Europës.
    “Bisedojeni ketê çeshtje me miqt’ e atjeshme dhe shkruamëni që të di. Jam gatî dhe unë dhe z. Faik bej Konitza të vemi të gjithë në Svicerë dhe të bêhemi të gjithë profesore atje dhe të gatitim një racë te ré për Shqipërine e nesërme.”

    Derisa 2 vjet me pas kuçedra u detyrua ta kepuse qafen ne Anadoll duke e lene Shqiperine dhe gjithe Ballkanin te lire. Por ndersa ne vendet fqinje nuk durojne dot tua permendesh pushtuesin turk, ne Shqiperi mburren me te madhe se i kane sherbyer Dovletit me devotshmeri dhe e kane mbajtur Ballkanin zap !

    1. WEB says:

      Sakte katarakti, pa shume laj dhe thaj kjo eshte historia, komente te tjera per ta shmangur jane te pa vlere

    2. KORÇARI says:

      Katarakti, megjithëse në përgjithësi gjithmonë jam kundra teje për shkak të ideve të tua shumë grekofile, Dua të them SE KËSAJ RRADHE JAM 100% DAKORD ME TY.
      FATKEQËSISHT KEMI SHUMË MBETJE SPERMATIKE OTOMANE NË SHQIPËRI E DARDANI, QË DUAN TI PUTHIN BYTHËN ERDOKARIT.
      KËTO MBETJE SPERMATIKE , KËTO AKSIDENTE KAPOTASH JANË RREZIKU MË I MADH QË I KËRCËNOHET KOMBIT SHQIPTAR.
      VENEDIKU I QELBUR E HELMOI TË FAMSHMIN , GJIGANDIN GJERGJ KASTRATIN (KASTRIOTIN )” SKËNDERBEUN DHE NUK E LA TI ZHDUKTE KËTA TURKOMONGLËT NJËHERË E PËRGJITHMONË.

    3. Edi says:

      @Katarakti. Pirdh pirdh se lirohesh.

    4. Ardhacake te Anadollit te Quajtur Grek says:

      Hahahhahaha sta Ka mesuar Janullos mire Historine o Bir, Osmanet e Kishin Pushtuar para Skendermenit nga Berati deri ne Janine Ishte Osmane, Durresi Lezha Shkodra Ishin Venedikase Kakàbeu Vetem Malin. E Krujes kishe dhe ate e morì me Derman Fallco.Kurse Arvanitasit Jane Populli me Vrases i Shqipetareve.

    5. Maelga says:

      Edhe kete here zere se kam folur vete. Prape ma more idene nga mendja.
      Megjithese duhet ta pranoj qe une nuk do ta kisha thene kaq mire sa ti.
      Rrofsh.

  12. Flamur says:

    Shkruaj Shqip ti gazetar muti, shkerdhat mediatik.

  13. SKARDITI says:

    ENVER, ke telashe me shqipen.
    Shqiptarët nuk “kidnapjnë” por rrëmbejnë.
    Ndaj me tëmadhe mendimin tim me pikëpamjet tuaja.
    Shiko, akti i zvetnimit kombëtar në SHQIPËRINË LINDORE është në sosje e sipër, akti gati i kryer. Në zgjedhjet presidenciale atje,

    80 % e shqipfolësve të atjeshëm janë “metamorfozuar” dhe e KUNDËRVOTOJNË Agron REKËN !!!

  14. KORÇARI says:

    Katarakti, megjithëse në përgjithësi gjithmonë jam kundra teje për shkak të ideve të tua shumë grekofile, Dua të them SE KËSAJ RRADHE JAM 100% DAKORD ME TY.
    FATKEQËSISHT KEMI SHUMË MBETJE SPERMATIKE OTOMANE NË SHQIPËRI E DARDANI, QË DUAN TI PUTHIN BYTHËN ERDOKARIT.
    KËTO MBETJE SPERMATIKE , KËTO AKSIDENTE KAPOTASH JANË RREZIKU MË I MADH QË I KËRCËNOHET KOMBIT SHQIPTAR.
    VENEDIKU I QELBUR E HELMOI TË FAMSHMIN , GJIGANDIN GJERGJ KASTRATIN (KASTRIOTIN )” SKËNDERBEUN DHE NUK E LA TI ZHDUKTE KËTA TURKOMONGLËT NJËHERË E PËRGJITHMONË.

  15. Pellazgos says:

    Mesoni njehere cdo te thote Shqipetare zoti katarakti se eshte ne te miren tuaj,degjo mua.
    Para Osmaneve ne Balkan nuk kishte Gjergj apo Xhorxh por Jeorgios.
    Nuk i thone pak 1100 vjet Perandori Greke te Bizantit.
    Jeorgios qe u be Gjergj nga islamiket apo katoliket e Republikes “popullore” te Papes se Varikarit kishte kryeqendren Kostandinopolin fakt qe tregon qe i thoshte Polis dhe jo Qitet ngaCita Italisht,Priftit anglisht i thoshte Papa,ke i Sali Proto-Papas emri turk mbiemri Greke.
    Arvanitasit luftuan per Kombin e tyre te Epirit te Pirros dhe kunder turkoallvanosave dhe Turqve,kurse ”shqipetaret” si vellezerit Frasheri Naimi,Shemshedini,Abdyllahu,Ismaili,Hasani etj shkuan tek Dum Baba.
    Pse shkuan atje dhe nuk u ngriten per tu”cliruar” nga zgjedha 450 vjecare ne ate kohe?
    Thjesht kishin. ndergjegje turke per shekuj,ashtu sic kane zezaket ne Amerike,Angli,France etj.
    Tani fara juaj i consideroni “vellezer” Arvanitasit qe baballaret tuaj si myslimane i vrisnin dhe u moret pasurine.
    Se kush ishin Shqipetare ne gjysmen e shekullit te 19te nuk dihet.
    Prandaj historianet e vertete thone qe kush ishte Orthodhoks si Skenderbeu ishte Greke Epirote dhe kush ishte myslimane ishte turk,megjithese dhe keta me pare ishin Greke Orthodhks te kthyer me dhune.
    Pengjet nga cdo shtepi jane fakte historike,por ju si idiote dhe pa dinjitet jini bere thjesht veglia te Fashisteve,turqve,anglezeve.

    1. Katolik Roman i Konvertuar ne Protestant says:

      Ahahahah Arvanitasit lidturhi per Epirin apo per Kryqin Orthodokse? O Rrot Kari po’ a Nuk Ishin Keta Arvanitas Qe masakruan Shqipetaret?

    2. Arvanitasit Jane Grek. says:

      Arvanitasit lufrun per Greqi Dhe u Beren me Greke se Greket, Dhe Pastaj filloi Pastrimi Etnik i Shqipetareve per 150 Vjet nga Kriminelet Arvanitas, Nuk na Lidh Gje ne Shqipetaret me Arvanitasit e Karit, Madje Partia e Agimit te Arte Qe Duan Vorio Epirdhin Arvanitas Jane.

  16. Vatra says:

    More nga kush paguhesh ti për turko fobi kur dihet se as serbo fobi te ne nuk ka more idiot ku po shef pushtim turk ti ty të pengojnë vizitat e shqiptarëve të shpërngulur në Turqi po prostitucioni masiv dhe veshjet gjysmë lakuriq mos prej Turqisë i ka Kosova pis i poshter njeri që jeton me ndihma të huaja sociale ke rrejtë gjithçka vetem me fitu azyl qen i poshtër

  17. Zognush Pasha Shqipetari Qe Mundi Bizantin. says:

    Rrofte Erdogani

  18. Krenar says:

    Shkrim i sakte por dhe i vonuar. Ka shume vite qe trojet shqiptare po mbyten nga xhamite dhe propaganda turko – arabe. Disa kane perfituar nga ta dhe mbyllin syte. Problemi eshte se po ua mbyllin syte edhe femijeve te tyre te cilet kur te rriten do identifikohent me nje vend qe quhet Shqiperi apo Kosove por qe ne fakt ngjajne si lagje te stambollit apo teheranit. Dhe rrjedhimisht aleatet tane perendimor dal ngadale do fillojne te na e varin kur shikojne se nga e kemi drejtimin.

  19. Enki says:

    Sapo permendet Perandoria Osmane apo edhe Turqia vrap del nje kryerobqir qe quhet katarakt.

    Katarakti jo vetem qe eshte nje injorant qe ngaterron P.Osmane me Turqine dhe mbi te gjitha nuk flet fare per rolin gjigand te shqiptareve ne P. Osmane , rol qe shqiptaret e kane marr me deshiren e tyre.

    Por e leme ceshtjen Osmane , vihet re qartesisht se kerkon te krijoje patjeter nje lidhje ideologjike midis Osmanise dhe Rep Turke dhe nje urrejtje te panevojshme per nje vend ku shqiptaret respektohen masivisht dhe jane pjese e elites politike dhe ushtarake.

    Gjithashtu pervec kesaj, w vermja gje qe ben ky kelysh kurve eshte qe ben copy paste 3 shkrime te ndryshme dhe propagande, gjasme per kronika te Tursun Beut, nje shkrim sfacato qe na levdoka fqinjet qe kane vjedh historine e shqiptareve ( me idene qe paskan inat turkun) dhe nje shkrim tjeter qe flet per familje te huaja te ardhura ne Shkoder qe qofte qe ne ate kohe nuk perbenin me shume se 2% te popullates se qytetit.
    Kjo me idene se keta te ardhur paskan zevendesu vendasit shqiptare.

    Thenie anti shqiptare ne themel, qe do pak tru ti kuptosh.

    Vetem kete pune ben.

    Ky luan me injorancen dhe kompleksin qe kane shqiptaret per identitetin e tyre.

    Eshte edhe nje pro grek i ndryre, mjafton ti shikosh komentet.

    Eshte mese e qarte qe ose eshte minoritet arumun bastard ose agjent i neo grekeve, nje komb gabelesh i ngritur mbi vjedhjen e historise se shqiptareve.

    Keta lloj fisderrash komentojne neper portale shqiptare sepse ketu nuk ka sherbime sekrete.

  20. Nik says:

    Respect Enver…
    Te gjithe qe jane kundra shkrimit mendoj se jane gabim
    Turku ishte pushtues dhe pike ashtu serbet perpara turkut dhe pas turkut , italianet , gjermanet, pisat greke me poshtersite dhe masakrat qe kane bere ne jug…

  21. Ilira says:

    Te verteta trishtuese. U be kohe qe fara e keqe kerkon te sundoje mendjet e shqiptareve. Zoti ka patur hir per ne dhe na ka ruajtur, per aq kohe sa “patriotet” braktisin vendin per nje jete me te mire do shtohet injoranca dhe ligesia. JO pa qellim shkaterohet arsimi dhe nenvleftesohen intelektualet.
    Ky plan mafioz per shqiperine ka vite qe kerkon te shtrihet.
    Zoti Krisht po na mbron, sepse eshte besnik per ata bij/ bija qe jetojne ne keto troje.
    Faleminderit gazetarit.

  22. beni says:

    Shkiperia vazhdim i mbretërisë serbe të nemenjas dhe Carr Dushan me vonë nga Epiri u kthye në Shqipëri!!!
    Katolicizmi i ardhur nga mbretëria Hungarisë!

  23. Nik says:

    Propaganda turke sidomos nga qeveria e erdohanit ka investuar pothuajse vetm ne ndertim xhamish ,medrese,per shplarje truri edhe me telenovela turke sepse qeveria shqiptare ka nevoj per nje rryme elektrike qe te zgjuhet prej letargjise.Na mbyten megafonet e xhamive ngado qe shkon ulerasin sikur te ishim ne ndonje thertore ,do te lutesh lutu brenda ne xhami nuk deshiroj te degjoj ulerimat e megafoneve dhe hoxhallareve sikur te ishim qendra e islamizmit.Te ndalohet me ligj ndertimi i xhamive sepse u mbush shqiperia per meter katror me xhami ketyre ju dhame doren na moren krahun dhe ja ku kemi realitetin e majave te xhamive.Asnje problem me vellezerit e mij shqiptar nqse do te drejtoheshin dhe shkolloheshin nga shqiptar te devotshem qe e duan kete truall .Vetèm njè llogari tè vogèl,jam mè se i bindur se nè 500 vjet pushtim nuk u ndèrtuan kaq xhami sa ndèrtuan pèr 30 vjet nè koh rekord,èsht njè problem mjaft emergjent dhe duhet reaguar konkretisht nè tè kundèrt xhamit do tè kthehen nè njè problem serioz pèr sovranitetin e shtetit edhe ky shtet dhe presidenti nuk e kane mbledhur asnjeher komitetin e sigurimit kombetar edhe pse bandat kanè hyrè dhe dalè nga Rinasi tre herè .Tè jep iden e njè shteti ndèrtuar prej letre ,shtetet fqinje te thyejn dhèmbèt pèr sigurin e shtetit nga tè gjitha pikpamjet kurse kètu erdohani vjen dhe ndèrton xhamin mè tè madhe nè qèndèr tè tiranès.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール 上半身

    ラブドール 通販 男性向けのリアルなダッチワイフは、柔らかなボディ、美しいルックス、着替え可能な衣装など、さまざまな機能を備えており、これらの人形で性的および口頭の喜びを楽しむことができます。

    Përgjigjjuni
    1. Y
      YourDoll株式会社

      ダッチワイフ av SMDollは最も人気のあるダッチワイフブランドであり、偽の人形を販売するために使用される写真をよく目にします。SMDollの写真を見て、人形を無印として宣伝している場合、それは偽物です。

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje