“Menaxherët” e Bashës që nxorën PD dhe opozitën jashtë sistemit

14 Prill 2019, 20:27Politika TEMA

Lulzim Basha në tërë artikulimin e tij politik ka treguar se nuk dëshiron përplasjet e mëdha dhe as dhunën ndaj institucioneve apo në tërësi.

Eshtë një zbatues i mirë urdhërash siç ka qënë më 21 janar 2011 para kryeministrisë, kur përcolli urdhërin sipas zinxhirit të komandimit dhe u vranë 4 demonstrues të opozitës, por si “violinë” e parë në aspektin e dhunës, stonon.

Madje dhe kur tenton ndonjëherë të “trashë” zërin, ai do ti shuhet fare, ndërkohë që kërcënimet e tij dhe shfaqjen para mediave si i “fortë” askush nuk e beson dhe më shumë se sa ndjenja e frikës është një burim i pashtershëm barcaletash dhe humori.

Askush nuk e besonte se Lulzim Basha do të merrte vendimin drastik për djegien e mandateve të deputetit dhe daljen e PD dhe të opozitës jashtë sistemit politik.

Por dhe ashpërsimin e gjuhës ndaj ndërkombëtarëve, deri më tani të justifikuar me faktin se nuk e ka situatën nën kontroll brenda PD dhe për këtë arësye do të jetë i detyruar të bëjë dhe deklarata të forta jashtë formatit të tij, për të treguar forcë dhe potencë tek vartësit.

Por ja që Basha dogji mandatet, nxori PD jashtë sistemit dhe me sa duket është tepër i papërgatitur për atë që ndodhi në këtë parti, pasi lista e kandidatëve që kanë zënë “radhën” para KQZ për të marrë një mandat deputeti, është zgjatur shumë.

Por nga ana tjetër, nuk ndodhi sikurse e kishin këshilluar, që “Rama nuk duron goditje dhe do të lëshojë pe, duke u ulur në tryezë”.

Përkundazi, me një shpejtësi rrufeje u bë tërë procedura e djegies së mandateve në Kuvend dhe zëvendësimit të tyre me listën e të dy partive PD e LSI.

Për të parë se çfarë e detyroi Bashën të ndërmarrë një vendim kaq ekstrem, duhet të shohim kush komandon realisht në PD dhe cilët janë këshilltarët e liderit të PD në këtë vendim radikal, i pangjarë në asnjë vend të botës dhe i dënuar dhe nga ndërkombëtarët.

Një ndër aktorët kryesorë që jo vetëm e këshillon por dhe e urdhëron Bashën në PD është ish kryeministri dhe ish kreu i PD, Sali Berisha.

Për arësye tërësisht perosnale, dhe tashmë në perëndim të jetës së tij politike, lideri historik i demokratëve krijoi një linjë të fortë paralele brenda PD duke ushtruar presion mbi Bashën, herë përmes mediave afër tij e herë drejtëpërdrejt përmes deklaratave se me Ramën kryeministër nuk fitoihen zgjedhjet, për të ndërmarrë veprimin ekstrem të djegies së mandateve.

Në të njejtën linjë me Berishën ishin dhe disa analistët afër opozitës dhe të tjerë që kërkojnë vetëm përplasje të fortë politike, pasi mbijetesa nëpër këto ujëra garantohet, të cilët bënë thirrje jo vetëm për djegie mandatesh por dhe për dhunë dhe përplasje civile.

Në krye të tyre janë analistët Shkullaku, Lubonja, Bushati, Zheji dhe Lela, të cilët në një mënyrë apo një tjetër krijuan një kauzë të gatshme për Lulzim Bashën, për të orientuar opozitën drejt një lëvizje radikale. Dhe Basha që nuk shquhet për kauza e kapi këtë kauzë, si dembel që është.

Të gjithë këta analistë janë në të drejtën e tyre, pasi kështu e mendojnë, janë në përplasje me kryeministrin Edi Rama dhe duan ta godasin e dobësojnë, nuk janë votuar dhe përgjegjësia politike bie mbi vetë Lulzim Bashën, si kryetar i PD dhe opozitës.

Kreu demokrat i gjendur nën efektin “sanduiç” mes presionit të Berishës dhe këshillave të këtyre “menaxherëve” të lëvizjeve radikale të opozitës, vendosi të ndërmarrë hapin për të cilin tashmë ndoshta është penduar, duke nxjerrë PD dhe opozitën jashtë sistemit.

Djegia e mandateve jo vetëm që nuk e rrëzoi Ramën, por bashkoi rreth tij të gjithë të majtët, madje duke tkurrur dhe LSI-në e Monika Kryemadhit.

Për më tepër që, e pangjarë për një kryeministër në mandatin e dytë qeverisës, të gjithë partnerët ndërkombëtarë tashmë janë krah qeverisë së Ramës, duke e quajtur legjitime,  që krijon besim se do të çojë vendin përpara dhe drejt integrimit në BE.

Ndërkohë, tashmë që PD dhe opozita ka dalë jashtë sistemin, “menaxherët” shkojnë më tej në kërkesën ndaj Bashës, i kërkojnë të bëjë “harakiri” duke bojkotuar dhe zgjedhjet për pushtetin vendor. Janë sërish në të drejtën e tyre.

Duke qënë nën peshën e komandimit të “menaxherëve” të tillë, Basha sikurse u pa dhe ditën e protestës së të shtunës, ka kaluar në disa lëvizje kaotike, ndërkohë që mbështetësit po i rrallohen çdo ditë e më shumë. Ndërsa bojkotin në zgjedhjet vendore po e sheh dhe si alternative për të shpëtuar postin e kryetarit të PD, ndonëse mbetet tërësisht jashtë sistemit opozita.

Por mund të rikthejëe opozitën në lojë duke e shkëputur nga strategjia radikale e dalja jashtë sistemit./M.Nikaj

7 komente në ““Menaxherët” e Bashës që nxorën PD dhe opozitën jashtë sistemit”

  1. Arber Iliri says:

    Nese nuk merr pjese ne zgjedhjet lokale perfundimisht delegjitimon PD ne pjesemarrjen ne jeten politike te vendit., pra nese tani eshte me ndihme per frymemarje ja heq edhe kete mundesi forces politike dhe shkon me Saliun ne brimen e miut.

  2. h says:

    Berisha eshte padroni i pd se.
    Ajo parti do zhduket ngadale sepse ai e konsideron prone private
    ashtu sic e konsiderojne te barabartet me te “toke e zanun”.
    Sikur te kishte politikane te vertete,ata do e kishin braktisur me kohe ate
    dhe do kishin krijuar parti te tjera por jane te nenshtruar psikologjikisht
    dhe me ane te dosjeve komprementuese te stilit sigurim i shtetit kur berisha
    ishte komisar i organizates baze se partite se punes.
    Kreditin e paket politik qe ka akoma,berisha do ta marre me vete ne boten tjeter.
    Komunisti fshatar njef vetem egoizmin.jo altruizmin dhe idealin.
    Ideali i tij eshte si dashuria e kurves,qe lind ne mengjes dhe mbaron ne darke.

  3. Koço says:

    Këta delenxhinjë ,këta shkatërues të vëndit që edhe sot kërkojnë dhunë , destabilitet , përcarje , gjak derdhje besoj se i kanë bërë hesapet pa hanxhinë , këta Kobë ndjellës , kokat e tyre do hanë e do thyejnë , këta faqe zinj me plot gojë e meritojnë të quhen Gjirizat e ketij Populli , Këta janë Kërma të pa kallur brënda dhe e dinë mijë për mijë , si buka qe hanë se i kanë ditët e numuruara e nuk do ti zejë vjeshta këta ndyrësira . E pa kuptimtë me duket si ka mundesi që të ketë edhe sot nga këta debila që ju shkojnë pas , të cilët ” pëllasin ” duke kerkuar Shqipërinë si gjithë Evropa , dhe me veprimet dhunën e ushtuar i shërbejnë vetëm , demtimit të imazhit të Shqipërise e shqiptarëve e pendimit e zgjatjes se udhëtimit të ardhmërise se shqiptarëve në Bashkimin Evropian .?! Fali o Zot se i ka zaptuar i ligu Bushmani , Djalli , Katallani Berish me shputën e zuzarëve që i shkojnë pas .

  4. Vaso Pasko says:

    SHQIPETARET JANE POPULL ME ZHVILLIM MENDOR TE VONUAR, NDAJ EDHE NJE PSIKOLOG ANGLEZ RRETH 80 VITE ME PAR KA THEN: MENDJEN E PAR TE SHQIPETARIT MA PAST GOMARI, KURSE MENDJEN E DYT TE SHQIPETARIT MA DHENT ZOTI MUA. ENVERI ME SAHANLEPIRESAT E TIJ NUK LA TE ZEZ PA I BER ATIJ POPULLI DHE ATA VETEM E DUARTROKISNIN. SALIU ME MERCENARET E TIJ EDHE ME KEQ SE ESHTE EDHE I MARR DHE NE SHERBIM TE DJALLIT DHE TE BIRIT. TE GJITHA AKUZAT ME TE RENDA I JANE BER ME FAKTE E DESHMIMTARE DHE NUK ESHTE ARRESTUAR BILES KA PUSHTET E LIRI VEPRIMI. NDOFTA KA LIDHJE TE FSHEHTA ME RAMEN SI ME NANON DIKUR.

  5. Komentuesi says:

    Nje artikull shume interesant dhe nje kambane alarmi per Lulzim Bashen.Eshte gjithashtu nje ndihm e madhe par ate si drejtues i pd-ke.Basha,nqs e ka lexuar kete artikull orientues,duhet te beje dy gjera: E para ose te vrasin Sali Berishen politikisht,duke i hequr atij forcen qe ka ne pd-ke,ta hedhin tej si nje limon i shtrydhur,ose te vras vehten me daljen nga pd-ke si anetar i saj,dhe te shkoi ne Hollande te beje jete si kont. Po qendroi akoma,partia e tij do ta ndeshkoi rrept,shume rende qe do telendiset ne sy te shqipetareve dhe te botes.

  6. Bilbilenjet says:

    E them me keqardhje,se, Basha do behet viktima hero i pd-ke,per te cilen po punon nen drejtimin e sforcuar nga Berisha. Ka mundesi qe Berisha ka per t’a eleminuar Bashen si Sokol Olldashin.Berisha ka ne ndergjegjen e tij 9 hile dhe 1 dredhi.Jeton mbi dyshekun e mashtrimeve dhe te krimit.Nuk i zihet bese kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje