U procedua penalisht, trimërohet Gazmend Bardhi: Asgjë nuk na ndal dot

14 Prill 2019, 14:57Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi u procedua penalisht nga policia në lidhje me protestën e cila u mbajt dje nga opozita.

Në një deklaratë për median Bardhi tha se kryeministri Edi Rama e ka blerë pushtetin me paratë e krimit dhe se s’ka moral të burgosë popullin. Ndaj ai tha se askush nuk mund ta ndalë popullin.

Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!”, deklaroi Bardhi nga selia e PD.  (TemA)

13 komente në “U procedua penalisht, trimërohet Gazmend Bardhi: Asgjë nuk na ndal dot”

  1. ¬ says:

    I takon qeveris ti fiksoj limitet opozitës dhe jo anasjelltas.

  2. Buda says:

    Eshte merite e Sali Berishes qe kamikazet e tij i ka ndergjegjesuar pare fundin qe i pret!

  3. Opinionisti i paanshëm. says:

    O Gaz, kujdes, avash, se po i jep shumë “gaz”…
    Je jurist dhe si i tillë duhet të “luftosh” brenda parametrave ligjor, çdo kalim i tyre është jo_ligjor, e mund të përballë jo me punonjësit e rendit, por me “rendin” e drejtësisë, dhe nëse nuk ka gjykim me dy standarte, je vërtet në pozitë shumë të vështirë, më mirë në opozitë me dinjitet, se në këtë lloj “pozite” konfliktuale me DREJTËSINË…çke o i uruar, je i pastër, nuk ke fituar pasuri si ca që “lehin” dhe fshihen, por njihen ….. dhe kanë frikë të “bien”…..

  4. kasemi says:

    Po more gazi, me sa duket gazi ti ul pordhet, ai te vjen hakut ty more debil. Sa per asgje nuk te ndal, provoje nje here se mbase te ndalin gjera te tjera te cilatnuk i ke provuar akoma. Pleh.

  5. Cuku says:

    C’fate fati ka Rama
    Me keta idiote perballe edhe 100 vjet ,aty.e kemi peshqesh.

  6. Je bere si gagaçi i pandreqshem o Gaz pa frena,kujdes ,shih pak trurin ,çfare te ka brenda,ne se ke derrasa mangut nuk ti shton lulsala ,kujdesu per veten se mbas pak kohe i vjen tjetrit rradha,kur del hundleshi perpara ti shkon te “germadha”.

  7. ce says:

    Shefi i gestapos politike te pd Gazmend Henrih Himleri eshte fryre pak si tepër, por nuk eshte aq trim sa duket, se dhe shteti ka nje kufi durimi, ky eshte vëllai i Klevis krricit te Faros

  8. bregdetari says:

    Gazi, avazi… pjese e papergjegjshmerise politike . Pjese e grupit gojeshthurur, te cilit i duhet vene fre.

  9. Alumi says:

    Ju e bete shqiperine si ish republikat sovjetike o moter q..e. Nuk keni asgje me vlerat perendimore. Mutra, hajduter, vrases dhe komuniste te infiltruar rus.

  10. am says:

    Ne kohen e diktatures tipa si ky te benin varrin me keto fjalimet ne gjyqe politike ose denoncimet ne mbledhjet e kolektivit .

  11. Qytetar says:

    Ky bastardi duhet te treguj burimet e financimit te protestes.
    Jane derdhur tonelata me lende eksplozive !!!
    Shuma e financimit i kalon miljona $.

  12. Qytetari i Thjeshtë says:

    Kjo Gazia me duket se po ben kastile se do te vej ne burg te shoket….
    Mjere e Djathta ne cfare duar ka rene, ca spiuna, ca te tjere pederaste e ca te tjere akoma injorante!!
    Bir Selman i nenes ke te qaj me pare, njerin e kam burre , tjetrin e kam djale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje