Portali i Zenit përmes Çlirim Pekës deklaron "fundin" e Republikës së Ambasadorëve, shqetësim pse Austria ka ndikim më shumë se Rusia

14 Prill 2019, 14:16Politika TEMA

Portali i Shkelzen Berishës ka qënë shumë i shqetësuar në lidhje me qëndrimin e ambasadorëve të SHBA e vendeve të BE në Tiranë, të cilët kanë dënuar djegien e mandateve dhe kanë kërkuar heqjen dorë nga protestat e dhunshme dhe hyrjen e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes gazetarit Çlirim Peka, është përcjellë qëndrimi i opozitës kundër partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, duke shfaqur madje shqetësimin e thellë se përse ambasada e Austrisë ka më shumë ndikim në Shqipëri se sa Rusia e Kina.

Ja çfarë shkruan Çlirim Peka në portalin e Shkelzen Berishës:

“Aksioni politik i Opozitës që nga protesta e parë e datës 16 shkurt kur dhe u vendos djegia e mandateve, mbajtja e protestave masive popullore dhe u artikulua kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si parakusht për vendosjen e legjitimitetit të parlamentit dhe qeverise, ngjan me një ‘Tango’ politike.

Opozita bën lëvizjen parë, qeveria e pason. Opozita bën lëvizjen e dytë e kështu me radhë. Por në fakt nuk është kështu. Sepse ritmi i lëvizjeve të opozitës nuk pasohet me lëvizjen politike të radhës nga ana e qeverisë.

Qeveria në fakt bën vetëm një lëvizje, që e përsërit vazhdimisht: hedhjen e gazit lotsjellës kundër popullit protestues, dhe ushtrimit të dhunës policore. Arsyeja e kësaj mospërputhje nuk është tek qeveria, por tjetërkund.

‘Tango’ pa muzikë në sfond nuk ka. E në rastin konkret, muzikën e luan ose duhet ta luante një palë e tretë. Ajo palë e tretë, janë diplomatët e huaj në Tiranë. Përfaqësues të shteteve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët për 29 vjet me radhë, që nga rënia e komunizmit, kanë luajtur rolin e arbitrit.

Është e vështirë të thuash nëse këtë rol ua kemi dhënë vetë ne, apo e kanë marrë përdhunshëm për shkak të nevojës që kemi pasur për ta. Me gjasë të dyja bashkë. Në Tiranë ka shumë përfaqësi diplomatike.

Të vogla dhe të mëdha.

Pesha e tyre është e ndryshme, dhe nuk varet shumë nga madhësia. Për shembull, ambasada austriake është përfaqësi e një shteti të vogël, por influenca e saj në jetën e brendshme politike është me e madhe sasa ajo e Kinës apo Rusisë. Dhe kjo është e natyrshme, për shkak të vokacionit të fortë pro-perëndimor të opinionit publik shqiptar.

Po ashtu, roli dhe pesha e OSBE është më e madhe se ajo e UNDP, apo institucioneve të tjera të OKB-së. Sigurisht që edhe influenca apo ajo që quhet ‘soft poëer’ e përfaqësive diplomatike të vendeve mike ndjek një hierarki të caktuar.

Së pari vijnë SHBA-të, pastaj Bashkimi Europian, pastaj Gjermania, pastaj Mbretëria e Bashkuar, pastaj Italia, Franca dhe me radhë.

Të gjithë këta janë vende që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, infrastrukturor dhe në fushën e sigurisë. Ndihma e tyre ekonomike në gati tre dekada shkon në disa miliardë dollarë. Falë tyre Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Orientimi politik dhe strategjik i shqiptarëve është tërësisht Euro-atlantik. Mbi 90%.

Të gjitha këto bëjnë që influenca e përfaqësive të tyre diplomatike në Shqipëri të jetë jashtëzakonisht e madhe. Aq e madhe, saqë edhe për një grabitje me armë në avionin gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit, gjëja e parë që pyesin Shqiptarët është: kanë folur ambasadorët e huaj? Çfarë kanë thënë? Ose, pse nuk flasin.

Sa here ka krizë politike në Tiranë, qytetarët majtas dhe djathtas hapin sytë dhe veshët për të marrë vesh se çfarë thonë e mendojnë të huajt. Nga ana tjetër, aq shumë i fusin hundët në punët e brendshme, a thua janë pjesë e politikës vendase.

Përpos përzierjes në punët që në fakt nuk janë të tyret, mos-mbajtja e një baraslargësie midis palëve fatkeqësisht apo fatmirësisht po i kthen në faktorë irrelevantë më një shpejtësi të frikshme. Dhe ja shikoni:

Në kohën kur parlamenti i Holandës voton për heqjen e liberalizimit të vizave për shqiptarët për shkak të krimit të organizuar shqiptar, pastrimit të parave dhe lidhjeve të këtyre grupeve kriminale me politikën (lexo: qeverinë), ambasada e Holandës në Tiranë i bën thirrje qytetarëve të pakënaqur me qeverinë që të mos protestojnë.

Për gjashtë vjet rresht, Gjermania ka votuar kundër hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për shkak të mos-plotësimit të pesë kritereve (në vitin 2018 u shtuan në 13 kritere) nga ana e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, krimin e organizuar, sistemin gjyqësor, administratën publike, korrupsionin, etj, dhe nga ana tjetër ambasadorja gjermane del kundër protestave bash për këto pika.

Ambasadori i OSBE del dhe deklaron së në Shqipëri qarkullojnë mbi dy miliardë dollar para të drogës dhe se këto para do të përdoren për blerjen e zgjedhjeve, dhe pas një takimi të thirrur me urgjencë nga Ministri i Brendshëm, del përsëri dhe deklaron se nuk e kishte seriozisht.

Për dy vjet rresht, ambasadori amerikane del çdo javë para mediave për të folur për dy kriminelë ordinerë, trafikantë drogë, Shullazin dhe Balilin, por nuk ndjehet kur del qartë me zë dhe me figurë ne media të tyre si Zëri i Amerikës, që në dy dosje hetimore të prokurorisë rezultojnë as më shumë e as më pak të përfshirë në përdorimin e grupeve të krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar e gjithë hierarkia shtetërore duke nisur me vetë Kryeministrin, e në vazhdim me ministrat e tij, deputetët e tij, zyrtarët lokalë të tij, të gjithë hierarkinë drejtuese të policisë për blerjen e votave dhe ndryshimit të rezultatit elektoral me të paktën 20%, në 8 nga 12 qarqet e vendit, dhe prapë se prapë, sipas tyre opozita dhe populli nuk duhet të protestojnë.

Por, për ironi të fatit, bash për shkak të këtij qëndrimi ka ardhur koha tu themi FALEMINDERIT!

Në një vend të varfër me vetëm 2.6 milionë banorë, 150.000 protestues në shesh janë shumë. Tepër shumë. Çdo politikan i çdo vendi Europian as në ëndërr nuk sheh një miting me një numër të tillë.

Në tre protesta të mëdha në tre muaj numri i tyre vetëm është shtuar, si për inat të këtyre ambasadorëve. Dhe tashmë është e qarte, dikush për shkak të planit të tyre për ndarjen e Kosovës (me Ramën si garant), dikush nga frika idiote e rikthimit të Sali Berishës në pushtet, dikush për shkak të lobingjeve të Ramës, dikush për shkak të pisllëqeve të ambasadorëve individualë në Tiranë, kanë mbajtur një qasje që nuk është vetëm kundër opozitës, por tashmë edhe kundër vetë shqiptarëve.

Numri i madh i protestuesve tashmë nuk është vetëm kundër qeverisë, por edhe sfidë direkte e këtyre qëndrimeve. Sa më shumë mbajnë anën e qeverisë, aq më shumë dalin. Dhe kjo jo sepse kjo masë protestuese popullore është kthyer në –anti, përkundrazi.

Vokacioni pro-perëndimor i tyre është i palëkundur. Por për vetë faktin e thjeshtë, se tashmë këta ambasadorë janë kthyer në irrelevantë. Fuqia e tyre magjike është zhdukur. ‘Soft poëer’ i tyre tashmë nuk është as ‘soft’ e as ‘poëer’. Fundi i qeverisë dhe narko-shtetit të ngritur nga Edi Rama, është një e mirë.

Fundi i Republikës së Ambasadorëve është tjetra.

Në fakt po arrijmë aty ku duhej të ishim që në fillim.

Shqiptarët punën e tyre, ambasadorët punën e tyre.

Si kudo në botë”, shkruan Çlirim Peka në portalin e Zenit.

42 komente në “Portali i Zenit përmes Çlirim Pekës deklaron “fundin” e Republikës së Ambasadorëve, shqetësim pse Austria ka ndikim më shumë se Rusia”

  1. Jurgen Klopp says:

    QImi hahahahahahahahhahahaha specie shpellash.

    1. Asllan Rakipllari says:

      Po kujdes o miq kur e ofendoni kete Qimin se eshte miku i ngushte i presidentit. Shikoni pak ne sfond ate robin me bluze te kuqe; a nuk eshte president Likja ai? Me shume respekt per dyshen alpinistike Like -Qim.

  2. Vlesh says:

    Mire Qimi i paske sqaru Ruset!

    1. Fredi says:

      Mbrapa me bluze te kuqe dhe duart te cicat qenka dhe Likja.Si shume kohe kalojne bashke keta qyrrat duhet te kene lidhje sentimentale.Likja ja shet bythen gjithkujt qe i gjendet ne krahe dhe ky Pekja e zanat te shkoje me grate e miqve te vet,eshte shume i pabese.Ne fillim shkonte me grate e fisit te tij.

  3. ???? says:

    FITYRË E KRIMIT !

  4. likarde says:

    Cimi ka te drejte kur flet ne media. Kriminelet e kane vendin atje ne rec, ku qelite jane gati per kete e sojin e tij.

  5. tori says:

    Te perzihen te gjithe tropojanet nga Tirana.Vetem vrasje,vjedhje,grabitje ..Mire ka thene XH.Selimi se tropojanet duhen te rrihen 5here ne dite qe te zejne mend.

  6. Franci says:

    Bo çfare surrati ka ky morracaku, pa le thone qe mban dhe ere po ti afrohesh.

  7. Daja says:

    Oooo,Qir Qimi,,i politikes gop Babale,paskka ba parashikimet post ovale

  8. peoples says:

    Insideout IDIOT..Si ka fytyren ka dhe mendimet .Nje perputhe e pa pare e ligesise me pamjen e jashteme.

  9. Qim ci ci e qim ca ,ca,pse rron ti e mortja s’te ha,futja pordhes e grij sallat,te ka zene Sala ne shtrat,te kerkosh dhe s’ke ku te gjesh,te ka pjerdh Zeni ne vesh.

  10. Taraboshi says:

    Cimi nje pyetjekam per ty A je i marre apo je prej Hasi.

  11. Qytetar says:

    Njeri pa din e pa iman .
    Perëndia të gjykoftë , se robi s’meret me tipa si ty .
    Drejtësia do tët skanoj .Mjerë , po ke kusure.

  12. Qim Qurraveci! says:

    Qim,qim,qim skemi ke te qim!

  13. tekniku says:

    Likja eshte mbrapa Qimit,sa poshte paske rene shoku Ropi,plehu e gjen plehun.

  14. fati says:

    Mban ere krimbash qe iu ngjiten kufomave siç i eshte ngjitur Berishajve dhe Bashajve.

  15. Askush says:

    O qimi çfarë po pi , ndërro pusher se po’ ta fusin. Ku i pe 150,000 në protestë ?

  16. kodra pas bregut says:

    Shqipetise e keqja i ka Ardhur dhe do ti vije vetem nga GEGËT .

  17. ⚖️⚖️ says:

    Ngele pa pushtet, s’ka më para .
    Më e keqe do të jetë d ardhmja, se atyre që u ke shërbyer, duhet tu çosh VERË , në burg .

  18. zoga e vodices says:

    Doli prape ky koke katrori per te dhene mend.

  19. QimPeja says:

    O Qimo i qime!
    O mut pulash! O fare e keqe si ajo e Saleh Mutit nga Vicidoli!

  20. Qytetar says:

    Ajo qe duhet te flase eshte Prokuroria.
    Llogaritja e shpenzimeve,si dhe shuma e tyre,duhet te dalin ne drite te Diellit.
    Per kater ore,u derdhen tek Kryeministria dhe Parlamenti tonelata me flakadane,eksplosiv,cadrà “pistolet”,boje blu,domate,qumesht etj.
    Kush eshte sponsuri ?!

  21. Romeo Qimi says:

    Mire thote ky Qimi: Secili ne vend te vet. Edhe Qimi duhet te shkoje andej nga ka ardh, tek stanet e dhive ne Tropoje tek morrat dhe pleshtat. Kete edhe ne fotografi kur e shikon te duket sikur telefoni te mban ere.

  22. timo says:

    Ô Çim djali mos Edi, përveç votave, ka blerë edhe qeveritë perëndimore me në krye SHBA-të? Paren e dynjasë ka bërë me drogën kodoshi. Hë si thua. Me siguri nuk më beson. Se kjo ska si të ngjasi. Po pse dreqi e mori, gjthë perëndimi është kundër patronëve të tu, dhe pro qeverisë? Po të ishe me mend në kokë do ta kishe kuptuar mor djalë. Kur flitet për lidhjet e krimit me politikën si në rastin e Hollandës nuk është detyrimisht e kuptueshme se pas politikës qëndron qeveria por politikanë si puna e atyre që ke lidhje ti. Kjo është më e besueshme. Prandaj ata mbështesin qeverinë dhe jo opozitën.

  23. j says:

    Mos ja nxirrni ftyren se ky te qelb edhe ne foto.

  24. Konti Sbalta says:

    Ky Cim Pika apo Peka si e ka , sepse me duket sikur jane vellezer me ate Balliun e ” 55″ ; Vetem nuk di kush ja merr njeritjetrit per nga shemtia!

  25. 666 says:

    O te dhjefsha mustaket e surratin , a e pe protesten e jelekverdheve ne Paris dhe ishin 37000 vete , ndersa ju keni qene afer 1300 vete me gjith ty .

  26. undefined says:

    Mos nxirrni kete foto se na e peshtiroset.

  27. Mashkullori says:

    Llogjike kalamani,kush nuk eshte me mua,nuk dua te me flase….Keshtu dhe kjo paloanalize e ketij Cimkes te Shkerdhenit…
    Meso o tru mangut,askush nuk mund te pajtohet me fjalet ne ere,qofte dhe ambassador i OSBE-se.
    Ministri i ka kerkuar fakte,ai i ka treguar portalin tend,i cili ka fjale thashethemesh dhe jo faktes…Keshtu qe ne se e ka pergenjeshtruar ka treguar integritet dhe ka pranuar me mire te terhiqet se sa te kembengule si ti si mushka qe mbron thashetheme port pa fakte…
    Ne se u “sulmua” Zeri I Amerikes,(VOA),u sulmua me te drejte.Cili eshte fakti qe duhej pranuar kur ky ze I Elez Biberit transmeton lajme te pavertetuara e na I shet si zeri I Departamentit te Shtetit?Ishin ato thashetheme apo te verteta te pa sqaruara dhe te pa vertetuara prej hetimeve te organit te prokurorise dhe te pa ndeshuara perfundimisht prej gjykates…Dhe kete ti dhe skota jote e paloanalisteve apo investigatoreve te mejhaneve apo te hajnive te maskuar ne organet e policise dhe prokurorise,te cilet I ka ne sherbim Saliu dhe I perdor si “polici dixhital”,si “qytetari dixhital”,apo “nenpunesi dixhital”…
    Nuk duhet besuar asnje gazete,e brendeshme apo e jashtme,nuk duhet besuar asnje deklarate e Lulashit dhe Monkes,e Edi Rames apo e dikujt tjeter,po qe se nuk vertetohet.Te gjithe sa citoj me siper,i bejne keto shkrime,deklarata per te marre pagesen e rradhes,ose per perfitime p[olitike….
    Sa per peshen e Ambasades Austriake,krahasuar me ate Ruse dhe Kineze,me vjen keq te te them se qenke fare injorant ne politike.
    Akoma nuk e di se cfare shteti eshte Austria dhe cfare shtetesh jane Rusia dhe Kina,E para demokraci dhe VIENA nje qender nder me te rendesishme te politik berjes ne shkalle Boterore,ndersa Rusia dhe Kina Akoma jane diktature dhe komunizem…
    Mjere ata qe te lexojne portalin tend,sepse une as hyj ne ate portal.Persa te shkruaj e gjej ne nje gazete qe une pelqej dhe lexoj si “.TemA”

  28. Arturi says:

    Ju flet radio Kuksi!Po transmetojme fjalen e mbajtur te nje prej me idioteve te kesa treve Qim Peka qe i ati i tij i ka mbushur mendjen se bishtin ia ka hequr Berisha!Keta pinjolle shpellash kerkojne me çdo kusht qe Shqiperine ta coptojne ne toske e gege ndaj dhe jane mbledhur bashke per bere minimumin e planit cubetor qe kane djegjen e shqiperise e pas keta ,toke e zanun nga keto bisha qe edhe pse jetojne ne qytet zor se zbuten e jo me te qyteterohen!I kerkoje urgjentisht Erion Velias qe te hape kopeshtin e Ri zeoologjik se kafshet i gjejme vete pa investuar as dhe nje cent!

  29. populli says:

    O Qim idioti,150.000 vetët me çfarë i pe, me atë me xham ,apo me atë pa xham,se droni tregonte shifër tjetër? Për sa i përket shpenzimeve që ka bërë Lulka për këtë protestë , nuk kemi pse të lodhemi të gjejmë kush është sponsori,se dihet botërisht që ata që financuan për lobimet,financojnë dhe për çadrat e zeza( ngjyrë e ISIS).Mirë është që mediat,fytyrën e Qimes mos e nxjerrin më,se ka një fytyrë krimineli,mgjse ai i tillë është përderisa i mori jetën një vajzë të re në aksident dhe nuk ju dha asnjë dënim.

  30. dajana says:

    DERR MALOKU SHPELLAR…..

  31. Jo per gje... says:

    Ka filluar te bej shtange qerratai per te kompesuar mungesen e personalitetit.

  32. Noli says:

    Booooo ku jemi katandisur

  33. undefined says:

    O zot pse kjo shemtire ne mendje dhe shpirt ke sajuar.

  34. Arber iliri says:

    Edhe Enveri fundin e pati pasi u prish dhe me vellain e fundit- kinezet, ne 46 , mohoi edhe lidhjen diplomatike me amerikanet dhe anglezet 48 u prish me Titon, ne 61 me Hrushovin ne 78 me kinezet dhe vendi shkoi ne skaj te mjerimit ekonomik e lirive te njeriut, s’kishin buke njerezit lere lirine njerezore.Enveristi Sali tani eshte ne prag lufte me te gjithe boten, fundin e ka te njejte.

  35. BRSS says:

    O ÇIM STRATEGU ,KUR FLET DUKESH SIKUR KE NE GOJE KARIN E EDIT O KOKE LOQE

  36. realisti says:

    Kam takuar nje here nje preson qe kishte qene keyetar kooperative duku nga zona e tropojes. Ky tipi vete nuk ishte mga Tropoja por nga Devolli . Me trgonte se perpara tije kishin kishin qene dy kryetare te tjere qe ishin tropojan dhe e kishin drejtuar kooperativen ne menyre shkaterruese. Nuk ishin te afte per ta organizuar asnje lloj pune. Mernin faren e grurit apo te misrit dhe ne vent qe ta mbillnin e bluanin miell dhe e hanin. Kur shkoje ky kryetari i ri e gjeti kooperativen me borxhe. Dhe per dy vjet e nxorri nga borxhet dhe filloje te rritej nga pak paga per dite pune qe sigurisht ishte shume e ulet . Po miire mo kryetar -i i thashe une -nuk kishte ndonje vendali per kete pune po duhej te vije ti nga Devolli? Pastaj çar magjije bere ti qe e nxorre nga borxhi kooperativen? Pse gruri qe mbillje ti ishte qe e zgjidhi borxhin? -Jo mo -me tha -ku jepte rediment gruri atje. Mora dhe i vura antaret e kooperatives jo te mbillnin grure e miser se per ate pune nuk ishin ata . Bleva ca sepata te mira dhe vura te presin trupa ne pyll. Bera ca kapanone dhe e vura lenden te staxhonohej. Pastaj ja shisja kooperatovave te fushes me leverdi si lede ndertimi. Ore qe te kuptohemi para nuk qarkullonim ne po me urdher xhirimi dhe me letra dhe e nxorra nga borxhi kooperativen. Po mire mo kryetar po pse nuk e benin dot vete ket varjan tropojanet? E di si thoshin ata? Edhe hoxha e prifti nuk i duam te jete nga tropoja nuk e bejne dot.

    1. Mashkullori says:

      Realisti,respekt persa shkruani…
      E kam patur mik e shok kete djalin Devolli.Ishte I mrekullueshem si njeri dhe puntor I madh sic jane gjithe Devollinjte.Persa shkruani ju per te me kujtohet mire se ka shkruar dhe gaeta e atehershme “Zeri I Popullit”…
      Une dua te shtoj dicka tjeter per karakterin e Tropojaneve:
      Jane dembela te medhenj i quajne karaduze,por nuk e di pse.
      Jane tip bajraktaresh ne sjlellje dhe mendjemedhenj,mburavece.Kam qene nje here kur ndertohej Fierza dhe me kane thene se tropojanet edhe pse punonin ne ndertim ne Fierze,mbureshin ata dhe familja se ishin “kuadro” ne Fierze.Per kete arsye,blinin nje cante zyrtare te holle e aty mbanin buken,blinin nje xhakete nga ato me pellush si te gjeologeve dhe mundesisht te mbanin mbas bythe ndonje revole,qe te dukeshin te tille…
      Enveri u perpoq ti shkollonte,por nuk e kuptoj se keta duhet te mesoheshin te punonin dhe jo te vithnin,vrisnin e te zinin e pervetesonin pronen e te tjereve,te hiqnin dore nga bajraktarizmi dhe rendja symbyllur mbas “prijsit” te fisit,katundit.fatkeqesisht keto vese negative ja u shtoj gjate ketyre viteve,Sali Berisha dhe sot ja u mbajne gjalle keta Cimet dhe Cimkat e tjera te Saliut…

  37. Copa e mishit me dy sy del e ben analize, nje hajdut kriminel ordiner, kushuri i Hajdutit te Rinasit (krahasoni kokat e tyre) del e jep mend shqiptareve po e po por edhe nderkombetareve, keta talebane te ardhur nje Tirane nga shpellat mbasi vodhen dhe vrane dhe bene disa para nen udheheqjen e Sali Serb Karaxhicit zaptuan trasmetimet televizive, tashti Japin verdiktin se cfare duhet te bej Qeveria Shqiptare e diplomacia nderkombetare. Talebanet menduan se me djegjen e mandateve, Edi Rama do te dorezohej e binte ne gjunje dhe do u thoshte aman more hajdeni ne kuvend, nderkombetaret te Hutuar do vinin ti luteshin Bashuqit e Mona Bithemadhes, e do te benin Qeveri Teknike me KM Bashuqin e pordhe syfyri ,,,, Por kush pordhi per ta, shyqyr qe iken me deshiren e tyre, tashti “fshati ra rehat, u vate buka ne bark” thoshte gjyshja ime e shkrete, talibanet jashte parlamentit jane terbuar per injorimin qe iu be nga Parlamenti dhe Nderkombetaret, dhe nxjerrin Qim Bythen te beje tellall hajdutesh.

  38. prill says:

    THIRJE I gjithe populli shqiptar te firmosim referendum ti drejtohemi Parlamentit Shqiptar ta shkarkojne Ilir Meten si president . Eshte turp nje hajdut me bllok drejton vendin.

  39. cccp says:

    Ku i gjeti ky 150 mije protestues; ne asnje rast nuk kane qene e shumta 15 mije protesues .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje