Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas protestës së opozitës ditën e djeshme.
Në një deklaratë për mediat, Gjonaj nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës së djeshme.
Më tej ajo tha se opozita ka frikë nga reforma në Drejtësi, kërkon të destabilizojë vendin
“Të gjithë ata që në forma të ndryshme, nxitën pse kryen akte të dhunshme duhet të marrin dënime sipas ligjit. Kur protestat bëhen nga partitë politike për pushtet
Është e papranueshme dhuna në çfarë do lloj proteste, por është e patolerushme kur organizohet nga partitë politike. Shqiptarët panë dhe kuptuan se protesta e djeshme si ato të muajt e fundit, nuk janë të qytetarëve por protesta të nxitura me dhunë për interesat e liderit të opozitës.
Qëllimi i i tyre është i ditur, kërkohet destabilizimi i vendit, sidomos në këtë periudhë. Nga këto akte dëmtohet Shqipëria ndaj nxisim organet që të hetojnë në mënyrë të pavarur e të dërgojnë përpara drejtësisë këta persona. Këto shfaqje të dhunës e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e shteteve të tjera. Por ne do të çojmë përpara Reformën e Drejtësisë”, u shpreh Gjonaj. (TemA)
Ata qe Djegin Dhunojne Objektet Shteterore ,me ne Krye Monika Karakurve, Lulic Bashovicin…ti COJME TE “SPACI ” I XHXHIT ENVER…Dhe le te “Protestojne” duke nxjerre Krome….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
oj zonjushe, opozita nuk qe asni aty. opozita pe verteti ka venos me shku n´parlament. kta ishin PD e LSI, po pa mandat nga poplli.
Mbushini burgjet,per tjeter gje s’jeni.