Sandër Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme dhe e rrezikshme, tregon dëshpërimin e organizatorëve të saj

14 Prill 2019, 12:39Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se protesta e djeshme ishte  më e dhunshme dhe e rrezikshme se 8 protestat e tjera. 

Në një deklaratë për median Lleshaj tha se organizatorët e protestës i kanë krijuar këto ditë lehtësi grupeve kriminale pasi policia sipas tij është e angazhuar për mbarvajtjen e protestave të dhunshme. 

“Protesta ishte e dhunshme dhe e rrezikshme, krijoi pasoja të rënda.  Organizatorët e protestës i kanë krijuar këto ditë lehtësi grupeve kriminale pasi policia është e angazhuar për mbarëvajtjen e protestave të dhunshme të opozitës.

Protestë e dhunshme e paligjshme dhe e rrezikshme. Ishte një devijim i rëndë nga ligji, pati shumë më pak pjesëmarrës, gjë që përbën një lajm pozitiv se tregon që shqiptarët po kuptojnë se pas kujt nuk duhet të rendin dhe pas kujt duhet të shkojnë. 

Por pati shumë më tepër dhunë dhe tregon dëshpërimin e organizatorëve. Pati më tepër maska, dhe ndaj solli më tepër dhunë. 

U zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria, drejt parlamentit që ishte i boshatisur, duke krijuar pasaoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën, duke sjellë dëme për biznese dhe mjete.

 Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurimin e saj, asnjë burim që protesta të zhvillohej brenda kornizës ligjore. 

Përkundrazi, u pa qartë se nga organizatorët, ishin marrë masa për të hartuar plane sulmi nga grupe sulmi për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese dhe forcave të rendit. Pati thirrje antikushtetuese për kryengritje revolucion, dhunë. U përdorën lënda të ndaluara shpërthyese që dëmtuan qytetarët

Policia dha shembull dinjiteti në krye të detyrës, policia reagoi me trimëri përballë njerëzve që kanë vrarë njerëz për mbrojtjen e gardheve të tyre. Janë marrë masa për të shoqëruar dhe arrestuar personat që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale.

Përshkallëzimi i protestës po e zhvendos nga një problem i rendit publik në një problem të rendit kushtetues, organizatorët dhe pjesëmarrësit mund të përballen me akuza që kanë të bëjnë me cënimin dhe sulmet e organeve kushtetues të vendit. shpreh solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat e policëve të plagosur nga dhuna e protestës së verbër të protestës

Thirrje për qytetarët të distancohen nga dhuna dhe ta braktisin atë edhe më tej Çdokush e ka të drejtë mos të mbështesë qeverinë Kjo protestë nuk po godet qeverinë, e përforcon atë, po godet shtetin shqiptar, imazhin e tij dhe perspektivë euroatlantike

Policia e Shtetit do të vijojë shërbimin në mbrojtje të interesit publik në luftë kundër krimit dhe cdo shkelje Mjetet piroteknike janë të futura në mënyrë ilegale dhe të përdorura në mënyrë ilegale kundër policisë, nuk mund të them ende se nga kanë hyrë, por ju garantoj që strukturat e policisë janë në aktivitet të plotë të ndjekur origjinën e ardhjes së këtyre mjeteve piroteknike dhe për të vënë para ligjit që i përdorur ndaj policisë të pambrojtur për përdorimin e tyre.”- tha Lleshaj.  (TemA) 

18 komente në “Sandër Lleshaj: Protesta ishte e dhunshme dhe e rrezikshme, tregon dëshpërimin e organizatorëve të saj”

  1. Adi says:

    Bravo policia e shtetit .
    Gjakftohtë , korrekte dhe me integritet .

    1. Edkari says:

      Ishte ashtu se ashtu e meritoni

    2. Petriti says:

      Me te vertete i lumte ministrit dhe policise!
      Po ben maksimalen duke iu permbajtur ligjit pike per pike dhe duke shmangur gjakderdhjen qe aq shume i duhet Sali Qenit.
      I duhet nje i vrare Saliut ne bulevard qe pastaj te nxise kriminelet te dalin me arme ne rruge dhe te kercenojne shtetin!
      Kini kujdes,
      mos i lejoni te bejne protesta ne terr sepse naten mund te vritet kushdo dhe vajin mund t’ia lene policise dhe organeve te rendit.

    3. PER NJE SHQIPERI ME TE MIRE DHE TE DREJTE says:

      Iu shtrengoj doren policeve tane qe nuk rane pre e provokimeve! Jemi me ju dhe ju duam sepse jeni bijte e popullit.
      Sherim te shpejte te gjitheve efektiveve qe jane lenduar! Ju paçim dhe ta dini se nuk jeni vetem ne kete beteje eshte i gjithe populli qe ju do dhe ju mbeshtet!
      Pergezime te veçanta ministrit Lleshaj qe nuk bie pre e provokimeve por vepron me maturi dhe mençuri duke iu permbajtur ligjit deri me nje!

  2. sul korriku says:

    Protesta e pare kishte 100 BANDITE dhe 9900 protestues; e dyta 100 BANDITE dhe 6900 protestues; e mbremshmja 100 BANDITE dhe 3900 protestues.
    PD dhe LSI kane vetem nje merite qe rrisin koncentratin.

  3. Jimi says:

    Sander po e tregon veten ne lartesine e nje personaliteti qe merriton plotesisht mbeshtetjen!

  4. astrit says:

    Sander ja bete mire! Policia veproi shume mire dhe duhet pergezuar dhe inkurajuar per veprimet teper te matura dhe profesionale! Perndryshe pasojat e protestuesve te papergjegjshem do te ishin me te medha! Sa per demet ato nuk ka se perse ti paguaj populli shqiptar dhe biznesmenet, por ata qe i shkaktuan, koker me kokerr!

  5. Boston says:

    Polici teper serioze e drejtuar me profesionalizem. Hekurat ne Duarte keqberesve te drektuar nga kukllat e Rusise.

  6. suku says:

    Urime Gjeneral, policia po tregon nje profesionalitet te larte dhe ju po tregoni veten si nje burre shteti i vertete!

  7. Veshgues says:

    Likes! Per policine shqiptare! Mbremja e djeshme konfirmoi plotesishte ate si nje polici perendimore ne sherbim te shtetit dhe popullit te vete! Flm, z. Minister dhe Dr. I pergjithshem! Sherim dhe shendet per policet e lenduar!

  8. FUNDRINAT says:

    Cfare kerkojne keta zagar nje fare Petrit Vasili dhe nje fare Ylli Manjani qe tu ferkojne koqet banditeve dhe huliganeve si nuk kane turp keta fundrina,atyre policia tua qije nenen ti dhunoje dhe tua njerri mutin nga goja tua nxjerri, as nje meshire per ta, tua qijne nenen dhe baban,fundrinat, fundrina jane.

  9. ta says:

    nuk e kane fajin huliganet por ata qe i ndersejne,shteti duhet te arrestoje ata qe udheheqin.//

  10. Illyria-Shqiperia says:

    Ministri me I mire I mbrojtjes qe ka patur Shqiperia keto 30 vjet. Bravo!

  11. Citty says:

    Po ato leket e Rinasit i gjete?
    Apo tashme e ke marre pjesen tende..
    Minister k……!

  12. Tahip Lali says:

    Zagart e Meros, ma bllokuat komentin?

  13. studenti i vjeter says:

    ketu qenka futur departamenti i propagandes te bej komente, keshtu qe nuk ia vlen te komentosh.

  14. Kolona says:

    Ju lumtë për përballimin me sukses të plotë të protestës së djeshme. Ju U treguat kafshëve të SALI kriminelit se Shqipëria ka burra dhe njerëz të mençur dhe atdhetare. Sa herë ata protestojnë Ju aqe herë lartesoheni. Mos falni asgjë ska tolerancë për kriminelat.

  15. Lili says:

    Edhe komenti i juaj per dhunen e rezikshmerine si deshprim te opozites tregon hutine tuaj qe nuk po dini ka me ia mbajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje