Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me deklarimet e bëra nga përfaqësues të opozitës lidhur me situatën e krijuar në zonën e “Misto Mame-s” si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë i kujton drejtuesve të opozitës se janë ata bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës.
Më tej reagimi i Bashkisë Tiranë:
“Dy zyrtarë të PD dhe LSI, alternativa e vetme e të cilave për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja të “shqetësuar” pse rreshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinat.
Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër arsyen pse në zonën e “Misto Mames”, pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë sepse ata janë bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit.
Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër këtë sepse të paktën 3 ish zyrtarë të Ministrisë së Transporteve (në kohën kur qeverisnin bashkë), janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale pikërisht për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez, i cili duhet të kishte përfunduar në vitin 2014.
I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milion eurosh.
Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet të plotë investimet në kanalizimet e qytetit, por sidomos në përmirësimin e shërbimit me ujë të pijshëm për qytetarët. Tirana ua ka treguar me kohë vendin kujtdo që si alternativë ka vetëm gjumin, e këtë do ta tregojë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim.
Nuk eshte faji i kinezeve dhe japonezeve, ne kete rast eshte problemi te projekti i zbatuar ne rrugen e kombinatit. Ne kete rruge u ndertua nje bordure qe nuk merret vesh se ca funksioni ka pervec se te sherbeje si dige per mbajtjen e ujit sic ndodhi ne kete rast. Ndreqeni ate gabim duke prishur borduren dhe beni kanalizimet anesore te rruges sic duhet.
O kokra e mashtrusit
Po saliu ka 6 vjet qe nuk eshte ne pushtet ??????
Seriozisht mendon se ka ndonje rilindas palle k…I qe te beson?????
Ca do lloj sharje te te thuash ty, thjesht ben pis sharjen ti je letyra me e madhe qe ka qarkulluar ndonjehere
-Nxirri me emra ata 3 zyrtare PD -se dhe LSI -se qe kane abuzuar me fondet.
– pse nuk e ke ngritur me pare kete shqetesim, por tani qe u permbyt cdo gje..
– rruga e re ( e.re i thencin.) qe eshte bere, nuk i ka pasur fare ne projekt kanalizimet ,[email protected]!!!
Po pse,as kanalizimet nuk bejme dot pa te huajt?
Ja ka fut kot Lali eri. Me mire piano gabim etc e tua dje ti besh Kali t te ngordhur
Per sqarim
Projekti japonez ne kete Zone eshte vetem per nje linje kryesore te KUZ qe do coje ujrat e zeza te Tiranes tek Impianti.
Problemi atje eshte ajo bordura e re e ndertuar nga Lali eri…… Mos spekulloni kaq shume
Edhe ne kohen e enverit rruget beheshin me kanalizime.
Rama e beri shume mire qe largoj nga qeveria ato ministra medioker , qe nuk sollen asnje risi, vec dallavereve me tendera dhe nepotizem.
Prandaj o kryetar, i iku koha kesaj oratorie , merr njerez tamam te ndjekin punet e mos u merr me taulant edhe sadri
Po nuk i solli dot japonezet ne Tirane ne 2014 Erinda Fino dhe burri i saj? Ju prish biznesi atehere. Tani gjeti rastin te nxjerre dufin.