Dialogu Kosovë-Serbi ngelet i bllokuar, Thaçi takime me Hahn dhe Tusk në Bruksel

15 Prill 2019, 11:11Rajoni TEMA

Në një kohë kur dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, vijon të mbetet i bllokuar, Presidenti, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Bruksel, ku ka parashikuar të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë Presidentin e Këshillit, Donald Tusk, si dhe me Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës ndërsa është afishuar edhe në axhendën e takimeve të liderëve të BE-së.

Në komunikatën për mediat, Kreu i Shtetit njoftoi se do të kërkojë mbështetje për të liberalizuar sa më shpejt vizat për qytetarët e Kosovës si dhe do të diskutojë për cështje të tjera me rëndësi, sikurse është dialogu me Beogradin.

Procesi ka mbetur në vend-numëro për shkak të protestës së Serbisë si rrjedhojë e taksës 100%.

Pavarësisht presionit nga ana e ndërkombëtarëve, kryeministri Haradinaj nuk ka pranuar që të pezullojë apo të shfuqizojë tarifën e shumë-debatuar.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë rezultatesh do të prodhojnë takimet e Presidentit Thaçi gjatë ditës së sotme.

Në bazë të axhendës, kreu i shtetit të Kosovës, do të takohet me Tusk rreth mesditës, për të vijuar më pas diskutimet me Johannes Hahn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje