Duhet te formohet nje skuader, BLG financon  therret dhe bashkon profesionistët shqiptarë

15 Prill 2019, 14:31Sociale TEMA
Duhet te formohet nje skuader, BLG financon  therret dhe bashkon

Te permiresohet produktiviteti, te arrihen obiektiva gjitmone e me te rendesishme, te zhvillohet lidershipi personal dhe nderpersonal, “Nuk mund te mjaftohemi duke qene te vetem, duhet te behemi nje skuader”

Më shumë se njëqind sipërmarrës kanë asistuar, në leksionin e veçantë me temën “Efikasiteti Operacional”, metoda ekskluzive e ideuar për zhvillimin personal dhe profesional të fushave specifike.

Duke ju drejtuar kapitenëve modernë të industrisë, por edhe disa drejtuesve të pranishëm në audiencë, konferenca shpjegoi se është “e vështirë të ndryshohet, sepse kjo është kundër natyrës, qenia njerëzore gjithnjë ka tendencë të mbetet në zonën e saj të rehatisë”, por qendron dhe tjetra se “është e nevojshme për mbarvajtjen e industrisë e sotme.

Ndryshimi shpesh kërkon përpjekje shtesë dhe njerëzit e kundërshtojnë atë, sepse ka mungese  idesh “. Rrugët evolucionare të kompanisë kërkojnë kohë dhe shpesh kanë nevojë për baza themelore psikologjike dhe organizative në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin rezultate.

“Gjatë eventit, qe pati pjesmarrjen e shumë njerëzve, ne prezantuam, diskutuam dhe aplikuam  modelin pragmatik te ndryshimit transformues, bazuar në teorinë sistematike të Lewinit dhe e aplikuar, së bashku me sipërmarrësit, metoda ekskluzive e ideuar për zhvillimin personal dhe profesional të fushave specifike

Falë kësaj metodologjie inovative të mësimdhënies, ekspertët e Akademisë kanë arritur permiresime thelbesore ne kompani per dhjetra organizata te cdo rendi dhe shkalle, duke rritur keshtu në mënyrë të vazhdueshme njohuritë e tyre themelore, për një kompani konkuruese dhe  moderne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje