‘Fake News’ për papunësinë rinore në Shqipëri, e vërteta e hartës me shifrat e vjetra të 2015-ës

15 Prill 2019, 12:24Sociale TEMA
‘Fake News’ për papunësinë rinore në

Papunësia rinore cilësohet të jetë një ndër sfidat e Ballkanit Perëndimor në tërësi, sfidë në të cilën Shqipëria, sipas raporteve ndërkombëtare ka pasur një përmirësim të ndjeshëm.

Por së fundmi, një lajm i rremë ka qarkulluar përmes portaleve pranë opozitës, sipas të cilëve Organizata Ndërkombëtare e Punës e cilësonte Shqipërinë, si vendin me përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe të pa trajnuar, me 32.8 % për vitin 2018.

Por shifra për të cilën flasin këto media, 32.8%, i përket vitit 2015. E vërteta sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës është se kjo shifër në vitin 2018, ka zbritur në 26.2 %.

Të dhënat e kësaj harte i përkasin vitit 2015 dhe jo vitit që lamë pas, kur Shqipëria ka përmirësuar pozitën e saj.

Por si qëndron e vërteta e publikimit të kësaj harte?

Në fakt, harta nuk është një publikim i organizatës ndërkombëtare të punës, por i një studiuesi të ri serb, Milos Popviç, i cili referuar të dhënave të vitit 2015, ka përgatitur dhe publikuar në vitin 2018, në twitter këtë hartë, e cila është marrë në mënyrë të shpejtë nga portalet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje