Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë atij emrin, pas dy aksidenteve fatale të këtij avioni.
Thirrja e presidentit vjen ndërkohë që rregullatorët e aviacionit në mbarë botën vazhdojnë të punojnë me kompaninë Boeing për një rishikim të sistemeve të këtij avioni, më i shituri i kompanisë, por që aktualisht është i pezulluar.
Në një postim sot herët në mëngjes në rrjetin social Twitter, presidenti amerikan, i cili dikur ka patur në pronësi kompaninë “Trump Shuttle”, shkruante se nëse do t’i përkiste firmës Boeing, ai do të zgjidhte problemet e avionit Boeing 737 MAX, do t’i shtonte disa cilësi të tjera të mira dhe do t’i vinte një emër të ri.
Pezullimi i avionit kërcënon sezonin e udhëtimeve verore në Shtetet e Bashkuara, sepse disa kompani ajrore nuk do t’i përdorin avionët 737 deri në muajin gusht.
Presidenti Trump i bëri komentet ndërkohë që kompania Boeing përpiqet të rikthejë besimin tek avioni i saj më i shitur, burimi kryesor i fitimeve të firmës.
Kompania Boeing me qendër në Çikago ka marrë rreth 5 mijë porosi, që mbulojnë rreth shtatë vjet prodhimi të firmës.
Shefi Ekzekutiv Dennis Muilenburg ka kërkuar falje në emër të tij dhe të kompanisë për jetët e humbura në dy aksidentet e fundit dhe ka premtuar se do të zgjidhë problemet në sistemet elektronike të avionit.
I pjerdhuri nuk behet dot i pa pjerdhur.
Kompania,jo vetem qe duhet te rregulloje sistemin e ketij avjoni,por duhet ta ngreje me lart cilesine e tij.
Nga ana tjeter,fajin nuk e ka emri i ketij avjoni keshtu qe kompanise as mos ti shkoje nder mend per ndryshim emri por vetem per lartesim te tij.
Ndryshimi,vetem do te rrise dyshimin per kete kompani shume prestigjoze qe ne fund te fundit,po penalizohet si moralish por edhe financiarisht ne te gjitha drejtimet.