Një çift ka ndërtuar një shtëpi të vogël me rrota për 90,000 dollarë, me një hapësirë jashtë, një kuzhinë “të plotë”, një banjo, dhe shkallë për në dhomën e gjumit.
Lisa Tranter, 31 vjeçe, si dhe i dashuri i saj Matt Hobbs, 32 vjeç, krijuan shtëpinë e tyre të ëndrrave, praktike, të bollshme dhe të mbushur me gjithçka që kanë nevojë.
Çifti u vendosën në shtëpinë e tyre në natyrë në malet e Blue, në perëndim të Sidneit, në fillim të dhjetorit.
Bëhet e ditur se çifti kaloi tre muaj në ndërtimin e pronës, e cila ka një madhësi 2,5 metra e gjerë, 9 metra e gjatë dhe 4,3 metra e lartë. (TemA)