Teksa në Tiranë paralajmëroi një muaj më parë vendosjen e juntës ushtarake dhe se ishte i gatshëm të sakrifikonte veten e tij, Presidenti Ilir Meta ka folur ndryshe në Romë.
Kreu i shtetit e cilësoi Shqipërinë si promotore të stabilitetit.
Si i “Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s në Romë, Meta tha se Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, me qëllim që të vijojë më tej rolin e pazëvendësueshëm të forcimit të stabilitetit në Ballkan.
“Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme.”-tha Meta.
Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë si i “Ftuar i Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.
Dekani i Kolegjit të Mbrojtjes, Dr. Stephen Mariano, pasi i uroi mirëseardhjen Presidentit Meta, i bëri një prezantim të shkurtër rreth Kolegjit, të themeluar në vitin 1951, nga ish-Komandanti i parë, dhe “babai i NATO-s”, General Dëight D. Eisenhoëer.
Ndër të tjera, ai theksoi se Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s, në Romë gjatë 68 viteve, ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimit e mendimit dhe leadership-it strategjik, për çështjet e politikave të sigurisë të vendeve të NATO-s, dhe jo vetëm.
Pas shënimit në Librin e Vizitoreve të Shquar të Kolegjit, Presidenti Meta u ftua të mbajë fjalën e tij përpara një audience të veçantë me ekspertë të shquar të mbrojtjes, të sigurisë dhe përfaqësues ushtarëkë të vendeve anëtare të NATO-s në Romë.
Gjatë fjalës së tij në auditorin e Kolegjit, Presidenti Meta nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor e njëkohësisht është një përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer paqes, stabilitetit dhe sigurisë së rajonit tonë, në Mesdhe dhe më tej.
Presidenti Meta në fjalën e tij theksoi se: “Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO-s dhe lider në të gjitha nismat rajonale me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.
Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin dhe përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës”.
“Shqipëri është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, si mbështetëse e vendosur e politikës së ‘Dyerve të Hapura’ të NATO-s dhe si partnere strategjike e Aleancës përmes një politike të jashtme koherente dhe të besueshme”, – theksoi Kreu i Shtetit shqiptar.
Eshte ne vehte ky dhe stafi i tij se cfare flasin??!!!!!
Per cfare stabiliteti flet kur ne Shqiperi cdo 3muaj do te behet proteste ndonje dite edhe sasine e ajrit qe thithim!!!!!
Apo nenkupton aktivitete ushtarak, qe per te ardhur keq nuk kemi ushtri fare.
Lum na per Presidentin ma tmire qe ka pas Shqypnia – Edvin Rama
“Promator”? i “stabilitetit”? ..me qetesi e dashuri
–
e kemi”ekslent” fare Presidentin , pse kot e beri Rama president Like Floririn nga Cepani.
O POPULL TE BEHEMI GATI TA HEQIM KETE PRESIDENT HAJDUT ,TE FIRMOSIM NJE REFERENDUM MBARE QYTETAR DREJTUAR PARLAMENTIT TE SHAKARKOJME ILIR METEN .
Ore mos i bini kot ne qafe Metes. Vertet foli per junte ushtarake por nuk qe faji i tij. Puna ishte se kishin harruar per te dhene ilacet dhe prandaj fliste percart.???.
Ki laperi ne itali asht cilesu si trafikant droge.Sa ta hekin nga presidenca ka mu arrestu.