VIDEO: Balla publikon momentin kur vendoset busti i Skënderbeut në Bashkinë e Portocannone

15 Prill 2019, 17:20Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Bashkinë e Portocannone në Itali, e cila është njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka postuar në rrjetin social facebook videon e ceremonisë së vendosjes se bustit të heroit kombëtar në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

“Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone??, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi.” – shkruan Balla.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.

 

 

3 komente në “VIDEO: Balla publikon momentin kur vendoset busti i Skënderbeut në Bashkinë e Portocannone”

  1. KiKi says:

    ARRITJE HISTORIKE NE ARENEN NDERKOMBETARE BASH NE VITIN E SKENDERBEUT!

    BRAVO EDI RAMA BRAVO GRAMOS BRAVO PALLA

  2. Pellazgos says:

    Cfare ironie.
    Prijesi i Epirit Jeorgios Kastriotit qe deklaronte qe ne jemi bijte e Zeusit Helene dhe ju me fashistet e Romes.
    Harruat shkaterrimin e dhjetra Polis nga barbaret Romake kunder Pirros se Epirit si hakmarrje per clirimin e Magna Grecias?
    Vete simboli i Perkrenares se Kastriotis te Zeusit tregon Identitetin e Tij.
    Ju ka verbuar anti Greqizmi,anti Epirotizmi,anti Pellagjizmi,anti Patridhatizmi o te mjere.
    Jini thjesht bisht qeni dhe kanceri i Ballkanit bashke me Sllavet barbare.

  3. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    Po te arvanitet ne more kur do nje cermoni te tille zoti tourkofagos?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje