Plani gjerman për Kosovën: Sovranitet i dyfishtë

16 Prill 2019, 20:35Rajoni TEMA

Gazeta Express ka mësuar se Franca dhe Gjermania do të dalin me 29 prill me një plan për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe të Serbisë, që do t’i akomodonte deri në njëfarë mase edhe kërkesat e Beogradit, e cila nuk përfshinë edhe ndarjen.

Ka disa javë që Kosova po kalon nëpër në një situatë, të cilën, nëse do të mund të shërbeheshim me gjuhën e meteorologëve do të mund ta quanim si “mot i kthjellët por i paqëndrueshëm”.

Është shumë pak e besueshme që e gjithë shtrëngata e dy viteve të fundit, rreth ndarjes së Kosovës, rreth ndryshimit të kufijve, u harrua si temë.

Është edhe më pak e besueshme që taksa e vendosur nga Qeveria bllokoi çdo gjë, duke përfshirë këtu edhe interesimin amerikan për ta zgjidhur këtë problem.

Burime të Gazetës Express kanë treguar që në takimin që pritet të mbahet në Berlin, në fund të këtij muaji, e ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, liderëve të Kosovës dhe të Serbisë do t’u prezantohet një plan për marrëveshjen finale.

Nëse janë të vërteta ato çfarë po fliten për këtë plan, atëherë shumëkush do ta kërkojë atë planin për ndarje territoriale”, tha një burim i mirinformuar, për Express.

Po flitet për sovranitet të dyfishtë. Kosova ta ruaj integritetin territorial, por që Serbia të gëzojë njëfarë sovraniteti mbi serbët në Kosovë dhe mbi kishat serbe”, tha ky burim.

Sipas tij, në mënyrë që të mos tingëllojë shumë agresive, ka mundësi që Kosova një pjesë të sovranitetit të saj t’ia bartë Brukselit, e pastaj ky i fundit Serbisë.

Po përmenden raste të ndryshme nëpër botë si një mënyrë për ta akomoduar edhe Serbinë edhe Kosovën, mirëpo gjërat nuk do të janë aq të thjeshta”, ka thënë ai duke shtuar që pjesëmarrja e Haradinajt në Berlin vetëm sa e bën të gjithë situatën edhe më të paqartë.

19 komente në “Plani gjerman për Kosovën: Sovranitet i dyfishtë”

  1. Baton DR says:

    Lene më mos lexoni ça shkrun Berat Buzhala…i është shtu puna këtij udbashit

    1. Flm says:

      E kam thene shume here, zgjidhja e nje Teme kaq te nxehte sic eshte shkeputja territorriale nuk behet me lufte, sidomos kur …
      1- nuk kemi vet forcen dhe presim te na cliroj NATO dhe SHBA
      2- kur aleancat ne thellesin e kohes nuk jane te qendrueshme.
      3- kur ne Europ dhe Ballkan aplikohet zgjidhja e problemeve me Integrimin e vendeve ne BE.
      ###
      Ne fund te viteve 90 duhet te ishim me shume te mencur dhe me pak fodull, te mencur si Ibrahim Rugova, qe kerkonte Autonomi te avancuar me te cilen kishte rene dakort dhe Serbia.
      ###
      Dhe gjithcka tjeter do te zgjithej brenda negociatave per integrim ne BE te Serbise.
      Vetem e vetem me kriterin e SHUMICEC qe ishin Shqiptaret ne Kosov atehere do te arrinim vet qeverisjen e Kosoves.
      ###
      Sot pas 20 vitesh (nqs do ishim te mencur) Serbia dhe Kosova (e vet-qeverisur) do te ishte pjese e BE-se, ku politiken (e larte) nuk do ta bente Serbia por Brukseli, sic e bene me Greqin dhe shtetet e tjera te BE-se.
      ###
      Kosova do te ishte Europiane dhe pa kufinj, gati te priste edhe Shqiprin.
      Nje Bashkim de-jure pa konflikte, me i shpejte, i qendrueshme, pa Nacionalizma te shterpa, pa inate dhe komplekse.
      ###
      1- Amerika e mori ate qe donte … “Baza me e madhe usharake ne Europ” e ka ne Kosov.
      2- BE-ja perseri do marri ate qe do … Serbin ne BE ne shkembim te Kosoves
      Tani kemi ngelur ne meshir te Rusis, Turqis, Kines …
      ###
      Ja sa dem te pa rikuperueshem na kane bere politikat “e pordhes” se Kaposhave Nacionalist.
      Ja sa te drejt kishim qe kaq viteve therrisnim qe “lufta e NATOS dhe SHBA ne 1999 ishte GABIM TRAGJIK, per Shqipetaret”.
      Sepse e dinim shume mire qe politika ka INTERESA dhe jo dhemshuri dhe shoqeri.
      ###
      Kosova ka disa vite qe i eshte “shitur” Serbis per interesat e te fuqishmeve te BE-se.
      Thjesht gjejne menyrem me te “bukur” te na e servirin.

      1. Baton DR says:

        Naciinalistët nuk i përkasin rracës time …shih andej nga Beogradi…!
        Unë di për patriotë që i qante zemra për gjysmën e trojeve dhe të vëllezërve nën robëri …e me zemrën a gjakun nuk ka pazar!
        Ka 2000 vjet që lloj lloj kafshësh përpiqen të na marrin kokat por na kanë marrë vetëm kokat e karit ….këtu jemi edhe të paktën 2000 vjet të tjera ….le të vijë ta provojë kushdo

  2. loni says:

    Ky nuk eshte sovranitet. Kush eshte ai shtet qe ka te drejte mbi xhamite ne Gjermani?

  3. SPQR says:

    Kuplara me territore shqiptare! Po kurve mbeti kjo Europe??!!!

  4. Sa per dijeni says:

    A u dhjefsha mu ne klase politike si ne Shqiperi edhe ne Kosove. Pas 20 vjet lufte dhe pas mbi 10 vjet pavaresi te shpallur e te njohur nderkombetarisht, akoma duhet te diskutohet me Serbine sovraniteti?! Ja ku e katandisi situaten klasa e korruptuar politike ne Kosove e Shqiperi. Andej u eshte zene koka me dere nga nderkombetaret per kootupsionin dhe do ti detyrojne te pranojne nje percudnim te tille te pavaresise, ndersa ketej pikerisht ne keto momente delikate po organizohen si papritur protesta per ta shperqendruar edhe me politiken e jashtme te Shqiperise e cila tashme ndodhet ne kaos. Ketej ua kane zene koken me dere korrupsioni, arroganca dhe ndonje luge corbe e prishur e blere me leke te Putanes. BAC U C’KRYE. O Zot ne qofsh me te dobetin, jepi pak drejtesi ketij kombi te vuajtur, vetem pak, sikurse thote Bibla “Drejtesia e larton nje komb, por mekati/korrupsioni eshte turpi i kombeve “. Na i hiq nga shpina keto kerpusha qe kemi per politikane.

    1. Arti says:

      Ashtu qofte, lutja juaj!
      ZOT na ndihmo!

  5. maga says:

    vetëm një zgjidhje ka për shqiptarët. bashkimi. të tjerat i çojnë trojet shqiptare drejt sllavëve. fatkeqsisht,vetëm albin kurti e mbështet këtë tezë

  6. Baliu says:

    IKM – Integrated Kosovo Management, mbas IBM – Integrated Border Management. Mbas ndarjes se pandashme, tash integrimi i paintegruar, apo thjesht formula e Sllobes: Me shum se autonomi, e me pak se pavarsi.

  7. Ilir N says:

    Kur njeriu i shkretë kërkon baba nga të sillet, ka mundësi që shumë të ia knë shaluar nënën. Po kërkojnë angazhim më të madh të atij e këtij në bisedimet me Serbinë në Kohën kur Kosova e ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare para.
    Pleqët kishin për të thënë “Mos o zot më keq!” e ata që janë të thirrur për ta pritur të keqen, ia kanë hapur të gjitha kanat e portës së keqes.
    Mos i paqim!

  8. ¬ says:

    Nuk duam që nazistët çifut Gjerman të bëjnë ndryshime me kënaqur Moskën.

  9. studenti i vjeter says:

    Shqiptaret duhet t’i kthejne syte vetem nga Amerika, dhe ti thone Europes “ik Pirdhu!”

    po te ishte per keta bythqirat, serbet do ishin ne bajram curr.

  10. Bayern says:

    Shkruajn gazetarucat tone sikur punojne ne kancelarite e europes.Pse dizinformoni mor legena.Kosova e ka marr pavaresin dhe cdo gja ka marr fund njeher e mire.

  11. Dardan says:

    E vetmja zgjidhje eshte t’i lihen 3 komunat serbe Serbise dhe 3 komunat shqiptare Kosoves. Keshtu do te shtrohet rruga per bashkimin e Kosoves martire me trungun ame- Shqiperine.

  12. Luli says:

    Cdo te thote sovranitet mbi serbet ne Kosove????? Budallalliqe gazetash.

  13. american16al says:

    E cuditeshme ky ” sovranitet” i dyfishte nuk e di se ku eshte experimentuar me pare, perfundimisht pavaresia (sovraniteti) eshte nje perralle europiane , kujdes nga fjalet e bukura dhe buzeqeshjes se kurvave.

  14. tarasi says:

    Po daj Samin pertej oqeanit e pyeti kjo bucja gjermane ? Nese jane dakord me manovrat e tyre ?? Ne 99-ten nuk pame te jepnin ndihme per kosovaret ?? Nuk i shikonin krimet e sebeve ?? I shikonin dhe benin syte shtrember , dhe tani qe ubene te forte ikonomikisht kujtojne se jane xhandaret e Europes . Historikisht shqiptaret nuk kane pare dite te bardhe nga Europa ne shekuj , vetem USA , plotesisht dakort me inicialin ” studenti i vjeter “………..

  15. olimpia says:

    Shqiptaret e te gjithe trojeve nuk duhet te lejojne kthimin e Kosoves ne nje Cisjordani ,ku izraelitet bejne ligjin ,pabvaresisht rezolutave te OKB..Te gjithe shqiptaret ,kudo qe ndodhen duhet te ndermarrin nje fushate financimi per riringritjen e nje ushtrie moderne te armatosur dhe stervitur.Fondet te drejtohen direkt nga nje komitet kombetar nen mbikqyrjen e personaliteteve shqiptare qe punojne ne institucionet financiare nderkombetare.Parate e grumbulluara te perdoren per blerjen e armatimit ,teknikes dhe paijsjeve moderne .Nderkohe ne trojet shqiptare te rifutet sherbimi i deytyruar ushtarak sipas pervojes para 90..s ose asaj izraelite.Ne zhvillimet boterore te sotme ,ku ata qe vendosin mendojne para se gjithash interesat e tyre ,eshte e domosdoshme pergatitja per cdo te papritur.

  16. dikushi says:

    Ket pun e zgidh vetem Amerika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje