Djegia e “Notre Dame” në Paris, e ndodhur më 15 prill ka zgjuar reagimet e atyre që janë të fiksuar pas datave dhe rëndësisë që ato marrin në histori, sidomos kur lidhja bëhet me ngjarje të bujshme.
Sipas “gjahtarëve të datave”, përgjatë historisë, më 15 prill kanë ndodhur disa nga tragjeditë më të mëdha dhe ngjarje që kanë tronditur botën.
– Më 15 prill 1865, presidenti Abraham Lincoln u vra pasi ishte qëlluar një natë më parë nga aktori John Wilkes Booth.
– Në 15 prill 1912 anija më e madhe e kohës, “Titaniku” u fundos në oqeanin Atlantik, duke lënë me shumë se 1500 viktima.
– Në 15 prill të vitit 2013, dy bomba shpërthyen gjatë maratonës së Bostonit në SHBA, duke vrarë tre njerëz dhe plagosur 264 të tjerë.
– Më 15 prill të vitit 2014 u shënua masakra më e madhe luftës civile në Sudanin e Jugut. Të paktën 200 njerëz u vranë teksa kërkonin shpëtim në spitale dhe institucionet e kultit.
– Ndërsa 15 prilli i 2019 iu shtua kësaj liste të zezë, si dita kur do kujtohet përgjithmonë djegia fatale e njërë prej pasurive më të famshme të trashëgimisë së kulturës botërore, “Nodre Dame”.
Kot fare ja ke fut apo nuk dini si të mbushni faqet online… Për 150 për 154 vjet gjete tre tragjedi në të njëjtën datë edhe në të njëjtin muaj…
Z. Gjahtar! Shikoje njehere edhe 21 Janarin!
Me 15 Prill 1979 ra termet i fuqishem ne zonat e Shkodres e Lezhes pasojat e te cilit u eleminuan vetem nen udheheqjen e PPSH me ne krye shokun Enver.
Mua cdo 15 Prill me shpetojne pordha me shumice, po s’ka lidhje me aksidentet, puna eshte se ate dite kam qejf te ha shume groshe.