Në komunizëm shumë qytetarë dënoheshin pasi denigroheshin përmes letrave anonime. Qytetari që shihni në këto pamje është Agron Luke. Letrat anonime i kanë kushtuar atij shumë shtrenjtë në periudhën e komunizmit.
“Kam vuajtur dënimin prej 15 vitesh burg politik, jam liruar në dhjetor ’90 me dekret”, tregon Agron Luke, ish i përndjekur politik.
Fillimisht, ai kishte një dënim prej vetëm 2 vitesh e gjysmë, por, i vunë në zbatim skenarin e letrave anonime.
“Kam qenë i dënuar për plagosje, kam qenë në repartin 311 Qafë Barit, në fillim u dënova dhe vajtja në Bartër. Meqë isha djalë i shkathët dhe kisha mendime të tjera si thonë këta, më bëjnë tre letra anonime, si e si të më dënonin politik”, tregon Agron Luke për Top Story.
Qëllimi ishte qartë për hetuesit e Sigurimit. Po vihej në zbatim e njëjta metodë që ndiqej për shumë të burgosur të tjerë. Sapo arrestoheshin për ndonjë krim ordiner, gjendej forma për ti shpallur armiq të sistemit.
“Për të bërë një dënim akoma më të rëndë, nga ordiner, të më kalonin politik, më bënë këto letra anonime që unë as nuk i imagjinoja. Prej letrave më dënuan 13 vite. Sikur kisha thënë mos dëgjoni tv, se gënjen por mua, ose sikur kisha thënë që jeta më e mirë bëhej në Itali dhe jo këtu”, tregon Agron Luke.
Në kampin ku qëndronte për punë të detyruar pas dënimit të parë për plagosje, kishte edhe njerëz të rekrutuar të sigurimit të cilët sajuan edhe letrat për Agronin.
“Në kamp kishte njerëz që punonin me sigurimin, që i përdornin sipas qëjfit për tu dhënë një punë apo diçka më të mirë se sa vuanim ne në minierë, ata ishin të detyruar ta bënin. Këta i futi operativi i repartit. Kur më çuan në hetuesi më treguan letrat, jo u thashë sështë e vërtetë.
Por në atë kohë ndaç prano ndaç jo ata të dënionin. Njerëzit për të fituar diçka, një vend pune apo diçka tjetër, apo për ti bërë keq dikujt që me zotësi e ka fituar një të mrië pune mundohen si e si ta shkatërrojnë duke dërguar letra anonime, kjo nuk është e drejtë, akoma ne në Shqipëri po me këto gjëra merremi”, tregon Agron Luke.
Kta koqet akuzojne njeri tjetrin per spiunlliqe dhe asnjeri nuk pranon qe ka qene spiune
Këtë gjë e di shumë mirë sepse kam punuar si inxhinjer i lirë.Gjatë jetës time në burg jam munduar me çdo mënyrë që mos i krijoj probleme të burgosurve sepse nje fjalë e keqe i kushtonte shumë.Aq e vërtetë është kjo sa kur u traeferova ne vend lindjen time të burgosuit i mbushën sytë me lot dhe kam takuar shumë nga ata qe më kanë falnderuar për të gjitha.Di shumë mirë që dënoheshin edhe me letra anonime ose vinin sigurimsa me autoburgin si të burgosur dhe pas disa javësh ata gjoja transferoheshin.Sigurimsat bënin provokime dhe kush fliste për pakënaqësi ndaj pushtetit dënojej nga ordiner në politik.Unë mund të them që kjo metodë përdorej për persona negativë ku familja mbante qëndrim të keq në kooperativë apo në qendrën e punës ose edhe fronti demokratike jepte mendime të këqia për familjet që kishin të dënuar në burg.Kjo është e vërteta…
PO ti a e kishe thon.
PO ti a e kishe thon. ta kan fut shoket , kerko ate qe ta ka fut .se gjith jeten njoni tjetrit ja keni fut dhe shani sistemin , popull kaqol.
Kujt i plasi kari
Gallatat qè na tregonin shokèt qè merreshin me policin ose hetimet .Njè” kanidat partije” me njè person pak invalid u kishte shkuar mèndja tè piqnin njè cjap nè hellè dhe shkojnè e vjedhin njè cjap tè kooperativès ,mbasi e poqèn nè hell cjapin e hèngrèn dmth ishte tretur mbrin informacioni tek i plotfuqishmi i zonès se cilèt ishin vjedhèsit dhe kè arrestojn atè qè ishte invalid .Fillon hetimi ndaj personit invalid i kèrkojn tè thotè emrin e shokut por ai nuk tregoj asnjè emèr e dènuan 6 muaj kurse kanidati nga kanidat mè vonè u bè antar partije,kjo ka ndodhur nè 1982/3. Simbas veterinerit cjapi vlersohej 1,200 lek dhe dènimi bèhj nè bazè tè shumès sè lekève.