Dasmë super romantike pritet të ketë këtë verë Heidi Klum dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz.
Në një intervistë për të përjavshmen “Hello” top modelja gjermane ka treguar se ka zgjedhur ishullin e Capri-t në Itali për vendndodhjen e ceremonisë që do të mbahet në verë; pikërisht aty çifti ka kaluar pushime të paharrueshme disa muaj më parë.
Të ftuarit pritet te jenë super modelet Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Alessandra Ambrosio.
Premtimi për martesë, ishte përmendur që në vigjilje të Krishtlindjeve vitin e kaluar, kur Heidi postoi në median sociale Instagram një imazh te saj duke përqafuar të fejuarin Tom me një unazë fejese në gisht.
“Jam martuar dy herë dhe kurrë s’e mendoja që do të thoja përsëri ‘po’. Por siç duket do e them edhe nje herë tjetër’”- ka treguar ajo.
Modelja që ka 16 vjet diferencë me muzikantin u shpreh se ndihej e martuar me Tom që ditën kur ishte takuar për herë të parë.
Heidi Klum
Heidi Klum & New Boyfriend Tom Kaulitz get intimate on a romantic holiday in Cabo San Lucas, Mexico.
Pictured: Heidi Klum, Tom Kaulitz Ref: SPL1680272 080418
Picture by: Splash News
Splash News and Pictures
Los Angeles: 310-821-2666
New York: 212-619-2666
London: 870-934-2666
[email protected]