Reforma Zgjedhore, Balla: Ja kushti i vetëm i Partisë Socialiste

18 Prill 2019, 12:07Politika TEMA
Reforma Zgjedhore, Balla: Ja kushti i vetëm i Partisë Socialiste

Taulant Balla duke folur për reformën zgjedhore, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka kushte për reformën zgjedhore, por miraton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  kushti i vetëm i panegociueshëm i PS është vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

“Merreni me qetësi dhe dashuri propozimin tim, Rregullorja e Kuvendit parashikon që 24 orë para seancës të fusë në rendin e ditës, një vendim, që përmban angazhimin tonë për të punuar së bashku në një objektiv të përbashkët atë të reformës zgjedhore, që do përfshijë reformimin e sistemit zgjedhor, kam propozuar edhe që 28 nëntori që jetë afati i fundit.

Deri në fund të seancës keni kohë boll për të pritur, shqyrtuar e pranuar për gjithë propozimet që kanë ardhur, unë di që keni bërë punë konkrete. Partia Socialiste e Shqipërisë nuk ka kushte për reformën zgjedhore, por miraton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për tre palë zgjedhje 2013, 2015, 2017, sepse këto janë detyrimi i fazës së parë të reformës.

Ndërkohë që për Partinë Socialiste ka vetëm një kusht për reformën zgjedhore. Votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë një e treta e shqiptarëve që 28 vjet me radhë ju mohohet e drejta për tu shprehur me votës e kush duhet ta drejtojë vendin e tyre.

Për këtë ne nuk e kemi përfshirë në këtë fazë të parë, por përsa i përket fazës së dytë të kësaj reforme të rëndësishme për ne vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit është kushti i vetëm”, deklaroi Balla.

Balla gjatë fjalës së tij përshëndetin krijimin e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, ndërsa theksoi se PS është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht për realizmin e të gjitha reformave të kërkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje