Sabit Brokaj ka dhënë një intervistë për “Panorama”, ku flet për sëmundjen që goditi Enver Hoxhën, e cila më pas i mori jetën.
Ndër të tjera, Brokaj shprehet se Enveri u rëndua pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut.
“Për mua, vetëvrasja e Mehmetit vetëvrau Enver Hoxhën. Ishte shkatërrim për të.
Njerëzit që i qëndronin afër Enverit, e vunë re një gjendje të tillë.
Ai pati një rëndim të përshpejtuar të gjendjes shëndetësore, jo aq gradual saç ndodhte prej vitesh.
Efektet psiko-emocionale Enverin e rëndonin realisht.
Në aktivitetin e përditshëm fizik mund edhe të mos dukej, por kishte përjetime të forta psiko-emocionale”, thotë Brokaj.
“Ekipi i mjekëve e mbante tepër sekret gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës. Ne e kishim rreptësisht të ndaluar të tregonim se ku shkonim dhe çfarë bënim, përtej orëve që punonim në Fakultetin e Mjekësisë dhe në spital.
Agjenci të ndryshme, veçanërisht ajo jugosllave, krijonte lajme që “Enveri vrau veten”, ose “Enveri është shumë rëndë” etj., por kjo ka qenë loja normale e agjenturave të huaja. Sekreti për shëndetin e një udhëheqësi ruhet jo vetëm në vende të mbyllura si Shqipëria e asaj kohe, por edhe vendet perëndimore e ruanin me fanatizëm gjendjen shëndetësore të presidentëve, sepse dihej kishim të bënim me Luftën e Ftohtë mes dy blloqeve.
Sot që nuk kemi Luftën e Ftohtë, lajme të shëndetit rrjedhin më lehtë. Për vende si Shqipëria, gjendja shëndetësore e udhëheqësit si Enver Hoxha krijonte pasiguri për të ardhmen te populli”, vijon Brokaj.
“Ishte një periudhë kur agjencitë e ndryshme bënin lajme sikur Enveri ishte i vdekur, i vrarë, i helmuar, i sëmurë rëndë, invalid dhe ai si politikan duhet të jepte një mesazh nga meraku dhe për popullin. Por atij kur i mbushej mendja, nuk na pyeste më. Vetëm t’i zije rrugën dhe të mos e lejoje të dilte nga shtëpia”, thotë Brokaj.
Ai tregon edhe momentet e goditjes së Enverit, nga ishemia:
‘Ne rrinim gjithmonë dy mjekë roje, asnjëherë vetëm një. Unë, në ato momente, isha futur në dush dhe i them Isuf Kalos që të kishte pak kujdes deri sa unë të dilja nga banjo. Në rast nevoje, kishim tre butona që binin, njëri ishte i alarmit të madh nga dhoma e Enverit, e cila ishte përballë dhomës së mjekëve.
Kishim një buton interfoni, ku përgjithësisht Nexhmija kërkonte ndonjë këshillë dhe një buton për nevoja jo urgjente. Isufi, si mjek i familjes, nuk qëndroi aty, por shkoi në vilë, meqenëse kishte miqësi me fëmijët. Kur ra zilja e alarmit, unë sapo kisha dalë nga dushi dhe vajta menjëherë, ashtu siç isha. Mora mjetet mjekësore dhe hyra në dhomë.
Gjysma e trupit të Enverit ishte në dysheme dhe gjysma në shtrat, sepse shtratin e kishte të ulët. I mata pulsin dhe tensionin, ishin në rregull, gjë që tregonte se nuk kishte probleme me zemrën. Menjëherë protokolli na çonte në ishemi. Ishte në gjendje kome.
E shtrimë në shtrat dhe filluam trajtimin. Isufi ishte nga familja dhe nuk po vinte, unë isha me infermieren dhe ndihmësmjekun, pjesë të ekipit. Për një gjendje reanimacioni, optimumi kërkon pesë veta, minimumi tre. U lajmërua dhe ekipi i mjekëve dhe arriti shpejt.
Pas disa minutash, 20 apo 30 minutash, shkoi makina dhe i mblodhi. Enveri filloi të reagojë, sepse nuk ishte komë e thellë. Më thotë profesor Fejzi Hoxha, si gjirokastrit i mirë dhe i rregullt: “I ke shënuar ato që ke bërë deri tani në kartelë?” Unë i thashë: O do shkruaja, o do i jepja ndihmë shokut Enver, s’mund t’i bëja të dyja.
Shkoi te kartela dhe shënoi se ato gjykohen në fund. Nuk e harroj këtë qartësi të tij në ato momente. Në atë kohë erdhi Ramizi dhe Adili, ndërsa unë plotësova të gjithë protokollin e ndërhyrjeve të mia pas atij episodi. Por edhe kur vdiq Enveri, unë isha mjek roje.”
Në fund, Brokaj rrëfen edhe vdekjen e tij:
“Në mëngjes të 9 prillit. Në orën 9 të mëngjesit, Enveri doli pak. Një ditë më parë, më 8 prill, ai doli me karrocë me Nexhmijen, ka dhe një foto të asaj dite. Ka qenë e fundit e Enverit. Më parë, ai ka qenë rëndë si gjendje, por sapo ndihej pak më mirë, dilte nga shtëpia, e linte shtratin.
Rreth orës 9 të datës 9 prill i bëmë vizitën. Tensioni ishte mirë, ritmi i zemrës normal, si një gjendje për regjim shtrati. Enveri doli pak dhe ne ishim në dhomë. Bie zilja e alarmit. Vrapojmë në dhomën e tij. E gjetëm në vdekje klinike. E goditëm shumë herë me elektroshok, u rikthye zemra, u rikthye tensioni dhe u rikthye pa u çrregulluar deri në mesnatën e datës 11.
Gjatë kësaj kohe, Enveri ishte në gjendje kome të thellë, por zemra i punonte. Nuk iu rikthye koshienca, nuk iu rikthye as funksioni i veshkave. Në ato 1-2 minuta që ne rikthyem zemrën në jetë, nuk shpëtuam trurin. Truri kishte vdekur sepse nuk ishte furnizuar me gjak.
Edhe te njerëzit e shëndetshëm, nëse truri nuk furnizohet për 4-5 minuta, ai vdes e jo më te truri i Enverit, i cili ishte sklerotik, donte rikthim të shpejtë. Edhe veshka duket se ishte shumë e ndjeshme, sepse edhe urinimi nuk iu kthye.
Por ne vazhduam me shpresën se do të dilte nga kjo gjendje. Afër orës 13:00 zemra ndaloi, e dha aparati. Ishte i gjithë grupi i mjekëve aty.
Në këtë moment, unë nisa të bëj elektroshok, bëra goditjen e parë, bëra të dytën, pa asnjë rezultat. Kur bëra të tretën apo të katërtën, ishin nxehur elektrodat dhe Enveri dha përshtypjen se ndjeu dhimbjen nga nxehtësia, sepse u konsumua xheli që vendosja në elektroda.
Pasi bëra disa goditje, pashë nga ekipi për të thënë që nuk ka më shpresë, a duhet të vazhdoj?! Kryetar i ekipit të mjekëve ishte Petrit Gaçe. Kur kryqëzova shikimin me Gaçen, ai më tha: Lëre o Sabit…! Të gjithë qëndruam si të ngrirë. Pastaj filluan disa të bënin teatër. Dikush të qante, dikush të thurte vargje…”
最新 ダッチワイフ あなたがセックス人形の売春宿とパーラーについて考える必要があるすべて
dh168 カスタマープロセッシングプラントラブドールピクチャーズMALVINA-160CM | 5 '2 "-G CUP–AFドール
i Nderuar Sabit Brokaj:Me gjithe Respektin qe kame per Ju…Replikoj Fjalin tuaj kur Thoni se “Vetevrasja” e Mehmet Shehut Rendoj Gjendjen e tije Shendetesore!!!!!!!!!!!!!!
eshte e Kunderta:Gjendja Shendetesore e Enver Hoxhes u Rendua se e KUPTOJ Se Mehmet Shehun e Vrane Pikerishte Njerezit e tije:Nexhmije Hoxha me Ramiz Aline…kjo ja Rendoj Gjendjen Shendetesore..e Kuptoj se Kurthi i Nexhit dhe Alise ishte Bere para Hundes se tije dhe ai nuk pati Fuqi ta NDALONTE..
1-Ai-Enveri :I Deklaronte ne ato Vite ne Mirebesim Djalit te tije te Vogel:UNE NUK BESOJ SE MEHMET SHEHU KA VRARE VETEN…Kuptove i Nderuar Sabit??????????????????????????Nuk po Vazhdoj pastaj me Pyetjet e Gjata Konspirative…si dhe Kush dhe Qysh….spse ca i dime dhe ca jo…..FAKTE eshte se Enveri padashur ishte perdorur nga Cifti Nexhmije Ramiz…dhe kjo e Deshperoj me shume…dhe i beri Varrin…lol
INFERMIERI-GJERMANI! Edhe une jame nje lexues si ty,por keto qe thoni ju jane insinuata.Ty te detyron urrejtja per Nexhmijen,Ramizin,por ama eshte e pa besueshme te thuash qe e vrau Nexhmija me Ramiz Alin.Nexhmija ishte shoqja e jetes se Enverit dhe kaluan nje jete te gjat bashk dhe nuk ka mundesi qe nje burri te madh te kombit t’a vrasin e shoqja kur ata kane mirkuptuar njeri tjetrin.Eshte e pabesueshme.Kete e thon vetem armiqet e Enver Hoxhes dhe Nexhmijes.Besoje se Zoti Zabit Brokaj thote te verteten.
Nuk e besoje se Mehmetin e vran njerzit e Enver Hoxhes,aq me mire kur kemi nje deklarat e djalit te Mehmet Shehut,Bashkimi,ku thote prer se Babi ime vrau vehten.Kujt t’i besojne njezit,ty apo Bashkim Shehut,i cili nuk ka thene asnjehere qe Mehmet Shehun e vran te tjeret.
@@Komentuesi i Nderuar:Pa pasur Kompleksin e te Qenit Nostalgjike per Pushtein Komunist(Jame Bire Fshatari dhe Nxenes per Ngjarjet e kohes)…Ka shume FAKTE qe e ZBEHIN SHUME Aktin e VETEVRASJES….
Kemi nje Kombinim te Perkryer te nje INTRIGE TE SAJUAR ME KUJDES QE NE FILLIM….Po ndalem Shkurtimisht ne disa te Thena te Personave qe jane Gjalle edhe sote..qe po te Kryhet nje Investigim i Mirefillte do te hedhe shume DRITE Ne “Erresiren” e Intriges qe u Quajte “VETEVRASJE”..
1-Silva Turdiu(RESPEKT sepse ishte nje Vajze dhe Spoirtiste e Mrekullushme)..i Deklaronte nje Kusherit te saj:NJOHJA ime me Skenderin u be meNDERMJETESIMIN E Segementeve te Sigurimit te Shtetit??????????????????????Ajo nuk e Njihte Skender Shehu..Djalin e Gjate me Floke te Gjata qe Studjonte ne STIKHOLMETE Suedise…Skenderi i Foli si Rastesishte por ajo nuk ja “Vari”…Por ketu kemi nje “Nderhyrje”::TE Trajnerit te saj KRESHNI K Tartari ne mos Gaboj qe i thote:He Silva ,si shkoj Takimi me Djalin e Kryeminsitrit???Pra..ishte Kreshniku ai qe i “Shtiu ne vesh” Silves se Skenderi nuk ishte “Birbo” me Floke te Gjata..POR Djali i Numrit 2-te Shqiperise…FAKTE..
2-Mine Guri Sekretare e Pare ne Berate..Dekaron se Perplasja Midis Ramiz Alise dhe Mehmet Shehut Kishte filluar me Kohe aq sa Ramiz Alia i thote:Ti me ke je :Me mua apo Ate(Mehmetin)????
3-Kur u be Fejesa e Famshme Enver Hoxha shkoj dhe Piu Kafene e “Aminit” te Familja Shehu…dhe Enveri ne Mirebesim i Thote Silves :E njohe Babain tuaj , nje Profesor i Nderuar dhe Burre i Nderuar..Urime…
A-Por nuk do te Kalonin 24-Ore…dhe Nexhmija si “Rastesishte”..do ti Thoshte Enverit, se e FFejuara e Djalit te Mehmetiti Kishte Biografi te Keqe..dhe po Zienete Gjithe TIRANA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Biles ajo me “Pafajesine e saj natyrale” thote se kete, sapo ja tha Shoku Ramiz Alia!!!!!!!!!!
VERTET???JO KJO ISHTE VETEM Fasada e Fillimit te Intriges, Silva ishte perdorus si “Karrem” per te “Peshkuar” Skenderin dhe ky e Hengri…
4-Enver Hoxha Therret Ministrin e Brendshem..dhe i Kerkone Llogari per Njerezit e Nuses se Mehmetiti…por edhe ketukemi nje “Anashkalim” te Problemit si pa Dashje…Enverit ju Raportua, dhe tha Gjysma e se Vertetes..pra Ju tha se Silva ishte e Bija e Tyrdijeve..por nuk ju RAPORTUA per DAJAT e Silvas te iciet ishinne Amerike dhe AKTIVE KUNDER REGJIMIT KOMUNIST….Kur e mor Veshe Enveri e HODHI NGA SHKALLET Hekuran Isain..Minister i Brendhem..DUKE I ULERITUR Pse..Nuk na i the keto me Perpara…..porHekuran Isai..Keto ja Kishte FSHEHUR EDHE MEHMET SHEHUT, sepse edhe Shehu Kerkoj Informacjon nga Ministria e Brendeshme…Pra ju tha vetem BIOGRAFIA E BABAIT TE VAJZES…
Pra Shurt si Mehmeti dhe Enveri kishin Rene ne Kurthin e TE FSHEHURIT TE TE DHENAVE QE ISHIN EDHE Vendimtare ne kete Histori…
Fijet i Terhiqte me KUJDES Nexhmija me “Dashurine” per Partin dhe Enverin, dhe Direkte pas Nexhit qendronte Njeriu me Zerin e Bute dhe te Holle Ramiz Alia…(Te cilet ekishin Cimentuar Lidhejen e tyre me Krushqi)
5-Ne Mbledhjen e Byrose Politike kemi nje Diskutime te Zjarrte dhe te Ashper te Kadri Hazbiut kunder Mehmet Shehut, si dhe Ramiz Alise…Enveri pasi DegjojShokete Byrose u thote:Tambyllim per sonte, dhe le te Vazhdojme neser…………….Dhe Sugjeroj qe Shoku Mehmet te Thellohej ne AUTOKRITIKEN E TIJE……dhe ti jepej nje Vrejtje ne Karten e Rregjistrimit..pra po shkonim Drejte nje “Vrejtje”….per Gabimin e Fejeses??????????????????????Pra nese Mehmeti nuk do te “Vetevritej”…Llogjikishte sipas te Thenave te Enverit te Nesermen doti jepej nje Vrejtje dhe..ai Do te Mbetej perseri Kryeminister…themi per disa Kohe..dhe me Vone munde te Shkarkohej per arsye Moshe apo Semundjeje…por Jo Eleminim Fizik….
6-Cuditerisht Mehmeti Shkon ne Shtepi ,dhe Te Nesermen u Gjende i “Vetevrare”???????????????????????????????Po pse u Dashka te “Vetevritej” nje Njeri qe i ishte PREMTUAR nje “Vrejtjeje”???????????????????????
kETU Duhet edhe te Replikojme…Kujt i duhej Eleminimi Fizik i Mehmet Shehut…????????????????????Pyetja eshte sa Intriguese aq edhe Retorike:Pasardhesit te Tije Ramiz Alise..por pse u dashka Eleminuar Fizikisht?????????????????Hamendjet jane te Shumat…dhe A u Kerkua Eleminimi i tije nga Agjentura Serbe UDB??????????????APO Thjeshte nga Kundershtaret e tije ne Pushtein Shqipetare???
@@i nDERUARI kOMENTUESI….Nje Poliagjent..DO TE VETEVRITET NE Krevatin e tije me Syze mbi Balle???Cudi???Po Ministri i Shendetesise qe Ekzaminoj Kufomen e tije PSE DEKLAROJ:KETE E KANE VRARE??????????????????Kushe eshte me e BESUSHME:Thenja e Djalit te tije Bashkimit apo Thenja e vete Enverit??????????????????????????????
PER MUA SI NJERI TE THJESHTE KEMI TE BEJME ME NJE VRASJE, te tipit KONSPIRATIVE…Vrasje qe Perkonte me Interesat Gjeopolitike …dhe Pushtei ne Shqiperi Duhej lene ne duar te “Sigurta” te Njerezeve te Influencuar nga BEOGRADI..ky eshte Perfundimi ime…..dhe per kete kemi FAKTE te padiskutushme…lol
Ti qe shkruan teper gjate, nuk ke argumenta, por vetem fjale.
Jo ky po te thot se e vrane njerezet e Ramiz Alise, o debil . E kush e ka perkrah Ramiz Aline pos Nexhmija? Pyet vetin pak pse vetem ky Ramizi ishte cdo here aty prane . Pyet nexhmije ku e kur e ka njohur ma se pari Ramizin qe te kuptojsh pak gjerat e kush ia ka prezentuar asaj enverin pastaj qe te kuptojsh.
Perndryshe pos qe ju vertetoni se trute e enverit ishin sklerotike e kjo qe moti , asgje te re pos vetelavderime per nje deshtim te mjekimit korrekt
Eh te kishte ndodhur ajo pjesa e fundit me 29 nentor 1944, do kishte qene me mire, edhe Sabiti do te kulloste i qete dhite ne malet e Vlores.
Ke luftuar me mullinje e eres, o Sabit. Enver Hoxha duhej te terhiqej nga te gjitha funksionet partiake dhe shteterore qysh ne vitin 1973, kur pesoi goditjen e madhe ne zemer (65 vjec). Po te ishte terhequr ne ate kohe do ta kishte permendoren ne mes te Tiranes edhe sot e kesaj dite. Por nuk e la te terhiqen bashkeshortja e tij e etur per pushtet ne hije. Te dy bashke filluan spastrimin e “armiqve” te familjes duke vrare e burgosur me vendimet e tyre telefonike per Prokurorin e Pegjithshem Rrapi Mino apo per Kryetarin e Gjykates se Larte, Aranit Cela, te gjithe te dyshuarit nga Fadil Pacrami e Todi Lubonja deri tek Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu etj. Ishte Ledi Makbeth Hoxha qe ne vitin 1981 mbeshteti me te gjitha forcat mikun e saj te “bindur” Ramiz Alia,, te vihej ne krye te PPSH dhe shtetit Diktatorial Socialist te Shqiperise. E di vete ti, Sabit. Por Ramiz Alia dhjeu ne breke kur mori vesh vrasjen e Causheskut ne Rumani dhe ua dorezoi pushtetin agjenteve te Serbise, Greqise etj., te cilet ishin njekohesisht edhe bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit Diktatorial Socialist te Shqiperise…
Eh more Buda,shkurtim i emrit te vertete “budalla”,se sa i sakte je ne mbrockullat e tua!
Se kush ishte Enveri dhe kur duhej te hiqej nga postet kete nuk e vendos ti more plehre!
Le te behet sot nje referendum popullor dhe do te bindesh se cfare mendojne shumica e shqiptareve per Enver Hoxhen!
Gjynah ste mori me vete, do kishim shpetuar.
Themi ne shqiptaret pse historia e popullit ton eshte ne disa versjone .Ja lexo tani Broken dhe nxirrni konkluzjon se si flitet per ngjarjet me tronditse te politikes komuniste .Brokaj paska dal ne konkluzjon se shendeti i Hoxhes u perkeqsua kur mori vesh vetvrasjen e M.Shehut .Te dalesh ne kete konkluzjon hidhen poshte te gjitha alibit mbi pastrimin e kokave me te spikatura te komunizmit shqiptare .Ne nje kohe qe po shkruhet akoma per krimet e Hoxhes Brokaj na del me nje shkrim qe i ve vulen atyreve qe jane deklaruar nga udheheqja komuniste. Mehmetin e vran element te qarqet shoveniste serbe qe kishin infliktruar ne udheheqjen shqiptare me ndihmen e Hoxhes . Nendecja ne Gjiun e Vlores dhe banda e Xhvdet Mustafes jane skenar te Hoxhes per te pastruar vendin qe do ta zinte R.Alia .Me thoni pse duhej ekspozuar N/D ne Gjiun e Vlores kur asnje nuk e diktoj .Kush e urdheroj te dali ne siperfaqe e me pas te shpallej gjendja e gadishmerise .E gjitha nje sajim per te arritur qellimin .I burgosi dhe i vrau te gjithe ata qe i ndenjen ne krahe nga 1941 e deri ne 1972 ku filloj ti hante nje nga nje .Nuk kishte mundesi Mehmeti dhe te tjeret ,nese nuk e donin Hoxhen ,ta eliminonin .Ishte shume e thjeshte. Sic i eliminoj Saliu te gjithe kundershtaret e tij. Po keta te Saliut a u dihet e historia qe te dim te vertetat se cfare kriminelesh jane ata qe duan pushtetin me cdo kushte .
Keq me vjen Brokaj te te them qe sje per kete pune. Lere ta bejne historine e te ndricojne faktet ata qe kane me shume kapacitete nese do te shtrohet ndonjehere kjo ceshtje e varrosur .Me emocjonet qe ke perjetuar e lotet e korkodilit qe ke pare tek Hoxha nuk dilet ne konkluzjone.Sic derdhi lot e i beri bustin A.Hajdarit Saliu ka qene e do te jete Shqiperia ne se nuk pastrohet nga gjaku tradhetar e i te rekrutuarve nga agjenturat e huaja .
Replik pr Spata.
Pèr nèndetèsen besoj se ka shumè oficera tè Sazanit dhe Pashalimanit plus ishulli i sazanit periudhèn qè ka hyr nèndetèsja ka marr alarmin 1 dmth tè gjith nè vendet e luftimit pèr 24 orè.Nèndetèse tè çdo shteti provojn tè hyjn nè ujra neutrale ose edhe nè ujrat e shteteve tè tjer siç ndodhi pak vite mè parè me nèndetèsen ruse qè u kap nga suedezèt me rrjet çeliku por edhe atje rusèt kèrcènonin se kishin bombè bèrthamore.Ndjekja e nèndetèses nga Pashalimani ishte e rregullt nga dragamina dhe afèr Sazanit e shoqèronte gjuajtèsi jonè i cili ka patur njè avari nè mos gaboj gjithashtu rusèt nèpèrmjet komunikimit sinjalizuan se kishin bombè nukleare.
Eshte nje e vertete e madhe cfare pohon doktori politikan.Mehmet Shehu ka qene sherbetori me besnik dhe per nje kohe me te gjate se gjithe lakejte e momentit dhe te meparshem te kriminelit Hoxha.
Do kish qene me mjaft vlere nje “vetvrasje”shume me e hereshme.
Pordh me rigon. Nqs paska qene keshtu puna, pse duhesh ti internoje dhe ne fund ti rrenoje familjen Mehmetit? Edhe kur Hitleri vendosi fatin e Erwin Rommel-it, i shpetoi imazhin duke e varrosur si Hero! Kurse ky i degjeneroi embrionat Mehmetit! b
Zoti Sabit Brokaj eshte nje specialiste i rralle dhe njeri me nje karakter te forte puntore dhe i respektuar.Flm pewr kete shkrim me vlere.
Ju e vrate shokun Enver,vdiq heroi dhe shiheni si u katandis Shqiperia.
Rrofte shoku Enver
Sa më kënaq plaku! Sidomos thirrja juaj, e cila buron nga thellësia e zorrës trashë ,”Rroftë shoku Enver”, të kënaq çdo qelizë të trupit. Dhe ke plotësisht të drejtë. Zor se gjen material më të lezetçëm për të tallur trapin, se këto kujtime të Brokajt…
Po bëhen disa kohë që qëntë janë vënë në punë për të shkruar kujtime për të zotin.
Dmth isuf kaluat ISH Duke ngrene ne guzhine o Duke Bo dashni ne ndonje informiere osseeee ja kish dhene UdB asfalia cia KGB Detyren te realizonte vdekjen e Enverit.
E kish per Detyre b… Q… Ti qendronte KE Koka Kur kolegu U füt ne Banje.
Po iku e ja mbathi, mbase i ka bere dhe ndonje gjelpere per ti dhene goditjen vdekjeprurese dhe e rezoi nga krevati isuf qëni.
Doli fjala e Liliane se Enveri kish Rene nga krevati.
Si Mund te bier nga krevati nje njeri ne gjendje komatoze. Dhe kush e ja thene e Para kete, Liliana qe e futi dhe e afroi KE familja Hoxha kete isuf b…q…
Zabiti indirekt akuzon isuf kalon.
Ska qene ne krye te Detyres Por eshte fshehur per te Mos dhene ndihmen dhe ka qene Duke sinjalizuar eproret e tij ” Done”
Spiun i qelbet.
Jargavitje ndyre isuf kalo.
E cuan me Pune ne Danimarke sherbetorin e tyre te bindur. Kur smbeti shofera e oficer e kamariere qe punonte KE Enveri Pa U pushuar nga puna.
Kur mbiu Bari e theriti Sala mikun e tij spiun sipas udhezimeve nga jashte dhe i DHA Post ne shqiperi.
Isuf shalengjituri na jep dhe men.
Po per Enverin sflet spiuni se ka bere “Betimin e Hipokratit”
Mafia me Blüze te bardhe.
Njeri i pshtire. Kriminel e vrases.
Por Si rri ne heshtje e NUK mburret si e vdiq Pak nga Pak Enverin, isuf kerma
Isuf Kalo kane agjent i huaj bashke me SalenE neveriteshme eshte kur sheh fytyren e ndyre te nje monstre si Isuf Kalo.Ju shofte fara brez pas breziMallkuar qofte me saj e sorollop deri ne shtate breza.AMEN!
Doktori ka mendimet e veta. Nexhmija e dinte qe Enveri po vdiste, duhej nje pasardhes besnik si Ramizi dhe mori masat per eleminimin e Mehmetit. U shfrytezua nje ceshtje qesharake, fejesa e djalit. Enveri e pranoi kete sfide te nisur nga Ramizi me Nexhmijen prej vitesh, beri mbledhjen e byrose dhe u krye vrasja. A ndikon nje ngjarje si kjo te nje i semure kardiak dhe diabetik. Natyrisht, por Jo si e shpjegon doktori. Sepse nuk Ishte ngjarje e papritur, por loje e nisur per ta eleminuar
Agjensite e huaja benin loje duke krijuar lajme te rreme?
Po c’loje mo? Ai paska qene me te vertet i pjerdhur, sidomos nga mendja.
Madje as sot nuk bejne lojra agjensite e huaja te lajmeve! Cdo gje qe thone per Shqiperine eshte plotesisht e vertete! Apo jo Maelga!?
O Maelga e kokrra e DEBILES ? ? ?
Fain e ka islamizmi!
E filloj me Koçi Xoxe e e mbaroj më Mehmetin kur kuptoj se Mehmeti e i biri kërkoj të bëheshe i krishterë?
fajin e ka pedofili qe tka perdhunu fort , kryq i pabes qe vetem shpif.
Ti qe shkruan teper gjate, nuk ke argumenta, por vetem fjale.
Tkfgs comentoi drejt.
Une mendoj qe grupi I mjekve nuk ishte I kualifikua.
Enveri mund te kishte problem me zemren Po vdiq nga veshkat si diabetik. Ndoshta I duhen dializa