“Testamenti i një Mitomani”, libri më i ri i Leka Bungos: Çdo të dielë në “TemA Javore”

18 Prill 2019, 19:28Kulturë TEMA

Leka Bungo, shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shqiptar, ka sjellë për publikun një kapriço në prozë, intriguese në stilin e tij, me titullin “Testamenti i një mitomani”.

Vepër, e cila me lejen e shkrimtarit  do të botohet në “TemA Javore” çdo të dielë për disa numra rresht.

“Testamenti…” i Leka Bungos është një ditar “kafkian” i tranzicionit shqiptar, ku autori, i cili duket është mjaft i brengosur me këtë realitet, e sjell atë në mënyrë jo lineare, duke goditur fort, natyrisht me sarkazmën e ironinë e tij, elitat që kanë udhëhequr këtë vend për 28 vjet.

Natyrisht pa lënë mënjanë edhe elitën kulturore e atë shoqërore që i kanë shërbyer pushteteve.

“Testamenti” i Leka Bungos është një ditar plot humor të zi, por edhe i bardhë, i realitetit 28 vjeçar të Shqipërisë postkomuniste, e cila sipas autorit, nuk u shkëput kurrë nga lidhjet e vjetra me diktaturën.

Dhe këtë lidhje Leka Bungo e sjell në mënyrë organike, natyrisht me situata tragjikomike, që për publikun duket si një pjesë e përditshme e mendimeve dhe dialogeve që kanë kaq vjet që i bëjnë vazhdimisht e vazhdimisht.

Që nga problem i dritave që fiken, mungesës së ujit dhe i polarizimit politik, që Leka Bungo e sjell krejt natyrshëm të lidhur me slloganet e diktaturës. erdhën dhe altoparlanti i Televizorit ushtoi papritur.

“Enver Hitler… Rroftë Sali Berisha… Poshtë Fatos Nano…Poshtë  Sali Berisha… Rroftë Fatos Nano… E duam Shqipërinë si gjithë   Europa…Poshtë Komunizmi… rroftë Ramiz Alia…” Të gjitha këto duken si parulla që vijnë nga një kohë e pandare, apo e prodhuar nga një zyrë propagande e dizenjimi.

Por Leka Bungo i hyn edhe më thellë realitetit në “Testamenti”-n e tij, duke ironizuar fort në “merakun” tonë për të gjetur e prodhuar armiq mes vetes, pra një fuqi destructive që na lë çdo ditë pas e na shtyn e na shtyn, ndërkohë që shume vetë pyesin: ore pop se mbetëm kaq prapa ne shqiptarët?

E këtë përgjigje Leka Bungo e jep shqeto e me mjaft humor në “Testamenti i një mitomani”….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje