Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë takimeve në qytetin e Vlorës, deklaroi se ka qenë opozita e vjetër, PD dhe LSI ajo qe e ka penguar votimin për amnistinë për të burgosurit.
Gjonaj konfirmoi se ligji për amnistinë së shpejti do të kthehet në parlament për t’u votuar nga opozita e re.
‘Grupi i punës është mbledhur dhe po punon për amnistinë, por do të merret parasysh edhe ndikimi që mund të ketë në fushatë”, tha ajo.
Gjonaj gjatë prezantimit të marrëveshjes për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt ka deklaruar se marrëveshja synon një tjetër formë trajtimi të të miturve që kanë probleme me drejtësinë.
Ndërkaq, kryebashkiaku Leli ka thënë se vëmendja institucionale e pushtetit vendor dhe lokal është gjithëplanëshe dhe në favor të atyre që kanë me tepër nevojë.
Lidhur me të miturit që kanë qenë apo janë pjesë e IEPV Vlorë, ministrja Gjonaj ka thënë se tashmë në këtë paraburgim prej pak kohesh nuk ka më të mitur në pritje vendimi. Këta të mitur janë transferuar në paraburgimin e Kavajës.
Nuk dyshoj se Qeveria do te perfitoje nga 300 individe qe mendohet te amnistohen, Kjo Qeveri nuk ka nevoje per keto vota sepse ka boll.
Por per te evituar ndonje keqkuptim e ne menyre te vecante per te mos u dhene shkak llapaqeneve te ShQUP-it e Presidences te hedhin balte mbi procesin zgjedhor, rekomandaoj qe amnistia te behet pas zgjedhjeve lokale te Qershorit.
Ndryshe personalisht do e konsideroj papjekuri.