Fatos Lubonja: Rama po ndaj prindërit nga fëmijët, po i braktisin rrugëve të europës se nuk i mbajnë dot me bukë

19 Prill 2019, 10:03Sociale TEMA

Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar vendimin e parlamentit të Hollandës, për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Lubonja tha se kryeministri Edi Rama, nuk reflekton dhe nuk e kthen asnjëherë shikimin nga vetja por mundohet gjithmonë të gjejë armiq të jashtëm.

“Çdo vend i përgjegjshëm, duhet të shohë pjesën e vet. Nuk pres fare nga Edi Rama, të kthejë shikim nga vetja, sepse e njohim shumë mirë. Për cdo gjë ka gjetur armikun jashtë vetes, i duhet propaganda.

Kur kemi të bëjmë me një qeveri që punon dhe jeton me krimin, Rama i bën fasadën një ekonomie kriminale dhe patjetër do ta mohojë këtë. Padyshim në Hollandë ka probleme dhe me ekstremin e djathtë, por skam dëgjuar nga vend tjetër, të hiqen vizat”.

Lubonja tha gjithashtu, se një sinjal se Shqipëria është kthyer në problem për vendet e Bashkimit Europian, janë numri i fëmijëve që braktisen nga prindërit në vendet e BE-së, në mënyrë që më pas të marrin azil në ato vende.

“Kam disa shifra që lidhen me fëmijet e braktisur dhe lidhet me vizat. Në njëfarë mënyre, fëmijët që kërkojnë azil, janë fëmijë që lihet nga prindërit. Në Itali, në vitin 2017, ka patur 1611, 10% e të gjithëve, ishte vendi i tretë Shqipëria, për braktisjen e fëmijëve. Ndërsa ne Angli në vitin 2016, shqiptarët janë pas Afganistanit, për këtë fenomen. Pra, kjo tregon se situata është dramatike, sa i përket edhe në raport me popullësinë”.

6 komente në “Fatos Lubonja: Rama po ndaj prindërit nga fëmijët, po i braktisin rrugëve të europës se nuk i mbajnë dot me bukë”

  1. Agron says:

    Ky ”LJUBA moja” mos paguhet nga Moska !!!!

  2. Agron says:

    Ky ”LJUBA moja” mos paguhet nga Moska !!!!

  3. Kokrra says:

    Kane marre vesh qe ja mban ti me buke toso. Ti je bamiresi i tyre. I more leket e xhepit te rama.
    Se e di ti po te besh presion kap leje ndertimi e biznesi.
    Gjobvenes me burg te bere

  4. Shvejk says:

    Cfare ironie, ky qe i beri gropen babait, shqetesohet per prinderit Shqiptare.

  5. Flutura says:

    Po Lubonja!
    Edhe per ngrohjen globale e ka fajin Rama ?

  6. e verteta says:

    femijet shkojne per nje jete me te mire jashte shtetit, more plak i rrjedhur,kur ke lene ti shqiperine per nje jete me te mire qe se meriton si kerme e ndyre qe je,si te mos shkojne te rinjte kur dihet zhvillimi ekonomik i europes dhe yni ,i cili gjithnje udheheqesit i ka pasur funderrina njelloj si yt ate qe ti e denoncove dhe fute ne burg,per kete te pergezpjme zoti spiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje