Partia Demokratike dhe Lëvizja Sociliste për Integrim kanë vijuar sulmin publik ndaj deputetes Rudina Hajdari pas formimit të grupit parlamentar.
Ligjvënësja e djathtë ka bërë një reagim ku ka sqaruar se nuk ishte ajo dhe Murrizi, që u larguan nga Partia Demokratike, por ishte kjo parti që vendosi njëkohësisht të ndërpresë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.
Ndër të tjera ajo shkruan:
“Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.
Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.
Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:
“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.
Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.
Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD(dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.
Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:
1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan Hajdari. (TemA)
Te lumte. Mos u ndal ndaj ketyre komunistave qe kane marr peng shqiperine dhe zhvillimin e vendit.
.. keto jane cmendurira ..!.. O zot nga kush presim perparimin ? Ku i kane marre diplomat.. ?! Vertet marrezine e paskan prej gjaku ..?.. Ndihmome o zot ta kuptoj se c`po ndodh, se ne ate vend nuk po shoh njerez me mend , si dikur ..!
Ivoni eshte nne mga ata qe ka gjetur oune ne te zeze prane PD per te pergojuar Rudinen, Mtslimin, Ralfin dhe kedo qe nuk eshte berishist! Sigurishtnuk eshte vetem ky, eshte edhe Leo, miku i Kreshnikut te Aleances Kuq e Zi, qe se bashku bejne nje numer te madh qe merren ne shkrime kunder deputeteve te rinj te futur ne Parlament, kunder cilitdo qe nuk ben pjese ne Fermen e Kafsheve te Saliut, Lulit, Ilir Floririt dhe Monika Kokemadhja!
Faleminderit Z. Frrok per shkrimin! Per shume vite te shkuara mendoja se cfare e lidh Z. Frrok me te osverteten, me nje klan antikombetar, antinjerezim.
Dhe ne ne fund e mora oergjighen qe prisja!
Fakeminderit edhe nje here!
Nuk e kuptova mir se çfar ke shkruajtur por kam vetem nje pyetje per ty dhe rudinen nen siglen e ciles parti kane krijuar grupin parlamentar
Ka qene nje kohe (rreth 2011-es) kur saliu bertiste ” Socialiste jemi ne te vertete” dhe pastaj historia dihet,saliu mori 1 milion vota socialistesh dhe qeverisi per dy mandate te tjera nga maja e kulles se bashkimit.
Po me mire kjo apo cuni i Balliut???
Rudine, keni mbeshtetjen mbarepopullore ju si grup per seriozitetin qe treguat,
Por kujdes vajze. Qe te flasesh keshtu kam pershtypjen se nuk je konsultuar mire. Ose te mungojne rreth teje njerez qe njohin legjislacionin.
Po ju pyes, e keni fjalen qe ju 10 vete ( a sa beheni) do futeni te votoni a po e keni fjalen se ju si grup do i beni thirrje elektoratit te djathte te dali ne zgjedhje?
1. Po i bere thirrje elektoratit te votoje, duhet ti tregoni se per cilin person duhet te hedhin votenn.
2. Po u tregove zgjedhesve se “ky eshte personi qe do te votoni?, kete person duhet ta regjistroni ne KQZ
3. Qe ta coni listat ne KQZ ju nuk jeni parti politike, pasi nuk do lejonte PD-ja qe dikush tjeter te conte kandidaturat me siglen e PD-se.
Prandaj, konsultohu me koleget, konsultohu me njerez te tjere qe ju mbeshtesin, krijoni urgjentisht partine tuaj, regjistrohuni, dilni ne fushate, prezanohuni, shpalosni alternativa dhe te jeni te sigurte se publiku shqiptar dhe nderkombetaret do ju mbeshstesin.
Rudine, mos rri si e mpime, nuk duhet te fleni gjume, ky eshte momenti i arte per te hyre ne politike realisht per ti sherbyer vendit.
mos u ndalo, mos humbni asnje minute. Koha eshte flori. Nuk ju mungos asgje, jeni te rinj, ecni.
Nje qind here ma mire Rudina se Bajga e Fahriut me shoke.Z.Ilo
rudina edhe une qe jam socialiste tani jam bere me ty por me nje kusht qe sigurimsat dhe komunistet ti largosh nga partia
Rudina vazhdon rrugen e saj pa frike dhe e vendosur se eshte e paster , e drejt dhe trime si Babai i saje dhe i urojme suksese per nje PD te vertet
Nuk e kemi njohur kete zonjen Hajdari por mua me duket se qenka shume me e vlefshme dhe me fisnike, jo vetem se i ati por edhe se shumica e PD e marre se bashku. Une do te deshiroja qe kjo dhe grupimi i ri i drejtuar prej saj te merrnin drejtimin e PD-se dhe ta conin ate drejt fotores se zgjedhjeve te vitit 2021. Perndryshe, Pd me Lulzim Bashen dhe nje tufe legenesh qe i vijne rrotull, nuk vjen ne pushtet as ne 2051.
Rudina, nese krijon parti, une kam per te ardhur nga gjermania posacerisht per te votuar. Please do it.