Lleshaj iu përgjigjet kërcënimeve të Berishës për një '97-të të dytë: Çdo parti ka të drejtë të kthehet në bandë, por qytetarët nuk i pengon dot

20 Prill 2019, 09:40Politika TEMA

“Zgjedhjet nuk do të mund t’i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë”.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin “Repolitix” në Report TV, me moderator gazetarin Denis Minga.

Lleshaj tha se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, pra më 30 qershor 2019, pasi janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka, dhe askush sipas tij, nuk mund t’u heqë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar.

Lleshaj po ashtu tha se Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Deklarata vjen në përgjigje të qëndrimit që ish-kryeministri Sali Berisha bëri në një studio televizive kur tha se “për votën e lirë ja vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të ja ka vlejtur.  PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje”.

“Nuk ka nevojë për koment. PD mund të tentojë të bëjë gjithçka që mendon në qasjen e saj për jetë a vdekje. Nuk e di se ç’mund të jetë kjo dilemë sot në këtë shekull. Shqiptarët e kanë provuar logjikën e antagonizmit jetik jetë a vdekje dhe do dinë ta përkthejnë vetë këtë retorik absolutisht të papranueshme, të paligjshme.

Zgjedhjet janë kryeinstitucioni demokratik mbi gjithçka. Kush mundohet t’i heqë shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes po bën veprën më të rëndë penale. Çdo parti ka të drejtën të bëjë zgjedhjet e veta, të jetë parti, të kthehet në bandë, por të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur s’jua ka dhënë njeri, e kanë fituar vetë, dhe atë të drejtë nuk ka mundësi t’jua heqë askush, sikur të përpiqemi, të bëhemi edhe bashkë. Ditën që vjen dita e zgjedhjeve, do bëhen zgjedhjet.

Unë besoj që Policia e Shtetit është plotësisht e aftë për të garantuar ligjshmërinë në Shqipëri. Tek zgjedhjet përveç policisë, janë qytetarët e vendit që janë mbi të gjithë, që do të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Marrëzi në këtë vend kemi parë shpesh herë gjatë këtyre viteve, në ’96; ’97; ’98, shqiptarët kanë arkivuar mjaft memorje për të reflektuar. Historia përsëritet në trajtë komedie, për arsye se duhet të dimë: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

Nuk ndihem mirë teksa i dëgjoj këto thirrje në pragun e një vendimi historik për Shqipërinë që është hapja e negociatave për në BE”, tha Lleshaj.

12 komente në “Lleshaj iu përgjigjet kërcënimeve të Berishës për një ’97-të të dytë: Çdo parti ka të drejtë të kthehet në bandë, por qytetarët nuk i pengon dot”

  1. fatmiri says:

    Berisha e ndjekesit e tij le te vdesin nqs u eshte mbushur mendja, te mos demtojne te tjeret qe duan te jetojne. Por me sa duket berisha kerkon qe te vrasi te tjeret qe duan te jetojne e te jetojne ato qe duan te vdesin, kjo nuk shkon. Per pushtetin e sales e likes nuk kane pse vdesin shqiptaret.

  2. Kaqi says:

    Ku eshte SPAK-u z.Lleshaj?Raseni brenda kete kerme qe kerkon te marre me vete edhe shqiperine!Boll me pergjigjie e kundrapergjigjie.Budallai hedh nje gure ne lume e te mençurit duan ta nxejrrin!Sa per mua partia e dallkaukeve vrastare(PD) duhet te dale e jashteligjeshme siç doli Paertia e punes dhe kaq!Kelyshat e tij qe nga kone u ka ardhur lehja duhet lidhur pasi boll me ky vend ne fillim te shekullit te 21 vazhdon prej 30 vitesh me kercenime lufte civile!Sali Berishen ,fabrika qe e prodhoi duhet ta nxjerre nga skena ose duke e rrasur ne burg ose duke i paguar te gjitha demet e ketij vendi nje per nje per te zezat qe i ka bere çdo familjeje!Ai tashme eshte bere kafshe e eger e ndonese padhembe kerkon te kercenoje duket pretenduar se mund te shqyej kedo por harron se ka vdekur ajo kohe kurr te vriste diten e kerkonte te te pinte kafen naten!Tani kjo kerme te ha mune nga e Diela ne te Shtune!Sekuestrimi i pronave i te gjithe langaraqeve qe menduan se u bene zot te ketij vendi duke privatizuar e rembyer pronat e ketij populli!Ky popull s’pordhi per Envere e jo me per Hitlere!

  3. Xhoxhi says:

    Ore i nderuar ministër Saliu bën thirje për luftë atëherë pse nuk e ulni në fronkë të tregojë me hekura në duar luftën?Ju e lini vetë dhe ai kakaris për ditë për luftë…Po je trim dhe don të shpëtosh Shqipërinë nga kz njeri idiot hidhi hekurat vetm 5 minuta që ta kuptojë forcën e shtetit.Ai ka 30 vjet vetëm thirje për luftë bën atëherë pse nguroni ta arrestoni?Po e bëtë ketë gjë do jesh Vasil Laçi i dytë….Mos ki frikë dp bësh një veprim të ligjshëm dhe Shqipëria do shpëtojë nga një plak matuf..

  4. Lloji says:

    PD nuk po kthehet tani na bande, PD vazhdon te jete bande pra eshte klan i rrezikshem aq sa mund te quhet “parti terrorriste”…. Shkon gjithmon kunder rrymes ne kundershtim me interesat e qytetareve!!!

  5. olimpia says:

    Me durim pashe kriminelin Berisha nen pyetjet tere delikatese te Mireles….Kjo …Mirela ,edhe pse bente sikur pyeste,pranonte pa asnje kundershtim gjithe klithmat naziskine te Berishes per ti vene flaken Shqiperise.Dhe buzeqeshte me pergjigjet ku behej thirrje per lufte,pa dhene asnje kunderargument se e gjithe ajo qe thoshte Berisha eshte shkaterrimtare,vrasese,antikushtetuese,kundermorale dhe kundershqiptare.Si eshte e mundur qe ne nje televizion kombetar ,qofte edhe privat te behet thirrje per lufte civile nga nje individ pa asnje ndrojtje se kjo thuirrje eshte penalisht e denueshme…? Ku jane prokuroria,gjykata,shoqeria civile ,partite? Edhe nje individ i thjeshte ka te drejte te beje kallxim penal si per Berishen ashtu edhe per televizionin dhe gazetaren.Por asgje nuk ndodh nderkohe qe turma primitive neofashiste kane dy muaj qe terrorizojne Tiranen nen drejtimin e Berishes,Bashes dhe MonesNjerez zgjohuni ,mos prisni Ramen,shkoni poshte shtepise se Berishes me kerkesen….poshte nazisti Berisha…Ka ardhur koha qe shqiptaret e vertete me gjuhen e forces ta fshijne nga hapsira publike kete ndyresire primitive te rrezikeshme.

  6. Shpiragu says:

    Tashme Vicidolasit I ka dale boja! Se meritonte populli shqipetar tmerrin e 1997! Po i dilte zemra nga kraharori NenesTropojane ,kur nga ekrani i televizorit porosiste djalin ”Ne se drejton armen kunder vellezerve te jugut, mos u kethe i gjalle!”
    S’besoj ti ket harruar Vicidolasi fjalet e NENES Labe, e cila, ne morgun e djalit te saj Patriot-shkencetar ne Nafte, gjeti force dhe tere mllef i thot:”TI MA VRAVE DJALIN!”
    Shume zemra nenash, me shume ne Tropoje, por dhe ne mbar Shqiperine ka vrare ky kriminel.
    Tani eshte fundi i tij!

  7. Gri says:

    Z/Znj. OLIMPIA!
    Tespekt per komentin tend, por ti e kupton… ku dshihet Lepuri! SB, LB, IM, duan ti shpetojne SPAKUT!
    Ajo qe kerkon ti eshte sherbimi me i madh qe i behet ketyre tipave! Nese ERapo SLleshi do te benin tani arrestimin e tyre! Per problemet e prishjes se rendit, etj. Ata do te veteshpalleshin automatikishte si te arrestuar plotike. Kjo do te sillte rrumuja dhe Reforma dhe SPAK dalin jashte loje. Er dhe S. LLESHI do te provohet kur ti vije kerkesa e SPAK. Te shohim! Se si dihet mos edhe keta na nxjerrin ndonje yckel dhe thone si arrestojme se ” prishet zinxhiri drejtues i opozites”! Kjo d ishte Skandal!

  8. Gjon Leka says:

    Bisha duhet qetësuar. Çudi që ende durohen thirrjet për luftë civile nga ky i ndërkryer? Si nuk ngrihet dikush për të bërë padi penale ndaj tij! Qeveria, shoqata apo individë? Po ata që ushtrojnë protektoratin ndaj nesh ç’bëjnë?

  9. lesh e li says:

    Eshte fundi, jane klithmat e vdekjes. Dolen nga parlamenti se menduan te rrezonin qeverine por shkaterruan partine. Tani qe po vine zgjedhjet shohin luften si zgjidhje. Nuk ka lufte, nuk I ndjek kush. PD u shkaterru, Berisha dhe hajdutet shkojne ne burg, shqiperia vetem ecen.

  10. Komentuesi says:

    Sali Berisha nuk ka jete pa pir gjak shqipetari.Ai eshte serb familjarisht.Ai eshte vampir, po pullcet nga inati qe nuk po realizon dot nje vrasje brenda llojit per te fajsuar e futur ne burg Edi Ramen.Por ta dij mire ai plak i rrjedhur se jatagani i populli do te triumfoi mbi koken e tij ne radhe te pare,pasataj te te tjeret.

  11. Thanks says:

    Çfarë prisni Saliu do luftë civile me 30 qershor .Arrestoheni çfarë prisni !!

  12. Pergjigje teper e gabuar e nje ministri rendi te nje shteti me ligjeshmeri demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje