Partizani nuk ka shkuar me shume se barazimi ne javen e 30-te te Kategorise Superiore kunder skuadres se Kastriotit.
Takimi i luajtur ne Fushe-Kruje u mbyll me rezultatin e barabarte 1-1, me te dyja qe marrjn vetem nga nje pike.
Te paret qe kaluan ne epersi ishin te kuqte ne minuten e 55-te me ane te sulmuesit Mensah, i cili perfitoi nga nje rremuje ne mbrojtjen krutane e dergoi topin ne fund te rrjetes.
Megjithate, gezimi i miqve do te zgjaste vetem 3 minuta pasi Shehu barazoi shifrat duke mposhtur Alban Hoxhen.
Ne minuten e 59-te Partizani mbeti me 10-lojtare pas daljes me karton te kuq te mbrojtesit Lum Rexhepi.
Kjo epersi numerike nuk u shfrytezua siç duhet per Kastriotin duke mos arritur dot tek fitorja qe do te ishte mjaft e rendesishme ne garen per mbijetese duke qendruar ne kuoten e 31 pikeve.
Nderkohe, me kete pike Partizani ruan vendin e pare dhe vijon i qete rrugen drejt titullit kampion pasi gjendet ne kuoten e 61-pikeve.
Ne takimin tjeter te zhvilluar ne te njejten ore, Laçi eshte rikthyer tek fitorja ne fushen e saj perballe ekipit te Skenderbeut.
Kurbinasit e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova fituan me rezultatin e ngushte 1-0.
Heroi i vendasve ishte mesfushori shkodran, Ndriçim Shtubina, qe shenoi me koke brenda zones.
Nje sukses i rendesishem per Laçin ne luften e saj per nje vend ne Kupat e Europes, te cilet pas marrjes se ketyre tre pikeve ngjitet ne vendin e katert ne kuoten e 44 pikeve, ndersa Skenderbeu zbret ne vendin e gjashte me 43 pike. (TemA)
Skane faj shqiptaret qe kane harruar cdo te thote futboll ne Shqiperi.
–
Aha, futboll me Lac, Kruje, Bathore, Shijak, Paskuqan, Kamze e Kukes…lol!
–
Ca bohet mi jahu, per cfare futbolli flitet ne Shqiperi , per ate te Azemit apo Erjonit?
Ku ka arritur kampionati dalin rrethe koti si kruja Laci e plot te tjera qe kane qene zero.